POPULL QË PËRTYP GJITHÇKA
AElmir SEJFULLAI-nashkalimi i popullit shqiptar në Maqedoni nuk është diçka e re. Kjo ndodh një kohë të gjatë në të gjitha sferat e jetës tonë dhe kjo është shqetësuese. Por, edhe më shqetësues është fakti se ne jemi bërë imun ndaj kësaj dukurije dhe përtypim gjithçka duke mos ngritur zërin për asgjë. Pse e them këtë?! Para disa ditëve unë bashkë me një koleg vendosëm që të shprehim shqetësimin tonë në lidhje me buxhetin skajshmërisht degradues, diskriminues dhe të turpshëm të cilin Ministria e Kulturës së Maqedonisë ua ka dedikuar për vitin 2011 teatrove shqiptare në Maqedoni. Për të rikujtuar, Teatrit Kombëtar në Shkup i janë ndarë mjete për 3 shfaqe, prej të cilave 1 është për fëmije. Ndërkaq, Teatrit të Tetovës, i janë ndarë mjete për 2 shfaqe. Tani, unë e kuptoj që drejtorët e këtyre dy institucioneve janë vendosur në ato karrike në baza partiake dhe disa rregulla partiake duhen respektuar. Por, edhe dëgjueshmëria partiake duhet të ketë një kufi. Drejtorët e këtyre dy institucioneve as që ngritën zërin rreth kësaj çështje (dorën në zemër drejtori i Teatrit të Tetovës pati një deklarat telefonike për televizionin Alsat-M, por ajo aspak nuk është e mjaftueshme) dhe me këtë pranuan që në vitin 2011 të punojnë me numër të projekteve i cili as për së afërmi nuk i përmbush kërkesat e publikut artdhashës Shkupjan dhe Tetovar. Për t΄u mos u mbajt i mençur duhet të propozosh zgjidhje apo?! Tash, çka duhet bërë drejtorat?! Drejtorat e këtyre dy institucioneve pas vitit të dështuar 2010, realisht duhet të japin dorëheqje. Megjithatë, ja nëse ato mendojnë që kanë punuar si duhet në vitin 2010, atëher “Let it Be”. Por që të punojnë “edhe më mirë” në vitin 2011, ato duhet që të bashkohen (po bukvalisht të bashkohen) dhe në një tryez para vetes në konferencë për shtyp ti bëjnë me dije Ministrisë së Kulturës se nuk do ta durojnë këtë anashkalim të skajshëm që u bëhet institucioneve që ato i udhëheqin. Duke i njohur të dy këta drejtora jam i bindur se të dy janë burra të cilët kanë një vijë të kuqe dhe atë vijë nuk duhet ta kalojnë pa luftë dhe protest.
Por, nuk janë vetëm drejtorët ata që përtypin këtë poshtërim të radhës nga ana e Ministrisë së Kulturës, por jemi edhe ne aktorët të cilët heshtim për gjithçka negative që ndodh në profesionin tonë. Realisht me këtë buxhet aktorët e dy teatrove shqiptare në Maqedoni do të shëndrohen në ato qindra administrator shqiptar që marrin rroga dhe rrinë afër koftorit në shtëpi. Ndoshta administratorëve u falet pasi që shumica e tyre nuk mendojnë për zhvillimin e karierës së tyre. Por, aktorëve kjo nuk u lejohet, të rrinë në shtëpi dhe të presin fundin e muajt për të marr rrogat, sepse natyra e punës së aktorit është e till që kërkon vazhdueshmëri në skenë për të mbajtur kondicionin e vet artistik dhe me këtë për të zhvilluar karierën e tyre. Ndërkaq, me këtë numër të projekteve një herë nuk ka gjasa reale që të angazhohen të gjith aktorët dhe e dyta vetëm me dy apo tre projekte nuk ka gjasa që ato të luajnë gjat gjith vitit pasi që reprizat e shpeshta do ta mërzisin publikun.
Çka duhet bërë?! Unë i thëras kolegët e mij nga Teatri Kombëtar i Shkupit dhe Teatri i Tetovës që të bëhemi për të parën herë bashkë dhe të ngrejmë zërin kundër këtij diskriminimi të skajshëm, kundër këtij nacizmi kulturor të Ministrisë së Kulturës. Të dalim për të protestuar përpara Ministrisë së Kulturës bashkë me drejtorat tanë, për të treguar se ne nuk fjelmë dhe se ne nuk dëshirojmë që të fjelmë derisa Teatrot Maqedonase punojnë me vrull të plotë. Te tregojmë se ne e duam punën, e duam teatrin dhe duam që asnjë minut nga jeta jonë mos të na shpenzohet jashtë skenës. Pra, ju thëras të organizohemi.
Sikur të kaplonte anemia vetëm drejtorët dhe aktorët, shqetësimi nuk do ishte edhe aq i madh. Ajo çka më frikëson është anemia e përgjithshme popullore. Pas deklaratave rreth kesaj çështje në television shumë miq, dashamirë dhe intelektual bënë komentimet e veta rreth prononcimit tim dhe të kolegut tim. Dhe çka than?! I bënë këto pyetje dhe konstatime! Pse çka prisnit ju?! Mos kërkoni shumë se mund të mbeteni pa asgjë. A nuk e keni ditur se kështu do të ndodh? Ka anashkalime edhe më të mëdha se sa tek ju! Ja këto ishin reagimet dhe komentimet e disa miqve të mij. Dhe çka konstatohet nga kjo?! Nëse me miq të mij mund të përfshij krejt shqiptarët e maqedonisë, atëher mund të thuhet se ne tani më jemi pajtuar me gjithçka, mund të përtypim gjithçka dhe nuk duhet ta çojmë zërin për asgjë. Duhet të heshtim, të improvizojmë, të pajtohena me gjithçka dhe të fjelmë në gjumin dimëror deri sa dikush krejt i panjohur të na zgjoj për të na treguar se jemi komb i cili me kulturë, traditë dhe histori lëmë shumë larg këta bashkëqytetarët tonë të kombësisë tjetër. Por, megjithatë pranojmë që pikërisht nga një popull pa histori, pa identitet, pa zhvillim kulturor autokton të anashkalohena dhe të shtypena pafundësisht në çdo sferë të jetës. Pajtohem se ne shqiptarët e maqedonisë kemi problem edhe më të mëdha. Por, nëse çdo kush nga çdo sferë e jetës do të çonte zërin kundrejt padrejtësive që bëhen, këto problem nuk do të kalonin pa vërejtur dhe pa shqetësuar, si partitë tona politike, ashtu edhe faktorin e jashtëm. Pra, mos heshtni, zgjohuni, çoni zërin, secili për punë të vet. Mësuesit për padrejtësit në arsim, mjekët për kushtet e punës në mjekësi, studentët për problemet nëpër universitetet, etj.etj.
Deklarata e fundit e ministreshës së kulturës ishte se Ministria e Kulturës ka paraqitur kërkesa drejt dikasterit të Financave, për 15 punësime të reja në Teatrin Shqiptar (TSH) në Shkup, sipas nevojave të Teatrit. Ndërkaq, sipas disa informative dhe në Teatrin e Tetovës duhet të ketë punësime të reja. I përshëndes këto punësime, vërtet kemi nevoj për ato. Por, nëse vazhdoni që të jepni vetëm nga 2 projekte në vit, atëher mos i stërmbushni teatrot vetëm me punëtor, sepse papunësija (mendoj mos angazhimi), krijon vetëm nervoz dhe stres. Kështu do të krijoni klimë të papërshtatshme për punë në mes aktorëve. Ajo për tu përgjigjur pyetjes rreth buxhetit të teatrove tha: „E gjithë ishte në përputhje me programin e Ministrisë dhe me buxhetin që disponojmë“. Pra programa dhe buxheti të cilën e disponon ministria është nënë për teatrot maqedonase, pasi që atyre u janë dhënë para për 5-6 projekte edhe atë madhore me buxhete maramendëse. Ndërkaq, teatrove shiptare u janë dhënë gjithsejt 5 projekte edhe atë me buxhet qesharak. Ky është buxheti diskriminues i Ministris së Kulturës.
Në fund ngelet edhe një pyetje shum shqetësuese?! A thua me zvoglimin e buxhetit çdo vit e mëë shumë, një ditë do na mbyllin edhe dyert e Teatrit Kombëtar në Shkup dhe Teatrit të Tetovës. Nëse nuk zgjohemi padyshim se kjo do të ndodh.
(Autori është aktor në Teatrin e Tetovës)