DR: Ermira tradhtoi
Demokracia e Re vazhdon me akuzat ndaj deputetese së Bashkimit Demokratik për Integrim, Ermira Mehmeti Devaja, për votën e përmbajtur rreth miratimit të raportit të Dick Marty-t në Këshillin e Evropës. “Zonja Ermira Mehmeti, përfundimisht nuk mund t’i ik përgjegjsisë, duke u arsyetuar me fraza që nuk u beson as vetë. Ajo votoi e përmbajtur dhe thotë se është koordinuar me deputetët shqiptar në Këshillin e Evropës, por listingu e përgënjeshtron këtë. Ajo është deputetja e e vetmja shqiptare e cila ka votuar e përmbajtur”, tha Flora Kadriu, deputete e Demokracisë së Re. DR-ja është e mendimit se ndryshimi i titullit të raportit, ndryshim i cili u bë falë shefit të delegacionit shqiptar, nuk e ndryshon përmbajtjen e raportit dhe kjo është vetëm një pretekst nga ana e deputetes së BDI-së.
Duke komentuar reagimet e Ermira Mehmetit, që patriotët e DR-së, duhej të ishin në Strazburg për të bërë betëjë politike dhe diplomatike, deputetja Kadriu, tha që asaj nuk iu lejua të udhëtonte pa asnjë arsyetim për në Strazburg, si pjesë e delegacionit. “Ju këshilloj, as mos provoni të manipuloni se do të jetë e kotë, nëse për ju patriotizëm është vota e përmbajtur për një raport antishqiptar, mos përmendni më patriotizëm, përderisa tradhtuat në diplomacinë ndërkombëtare”- shtoi deputetja Kadriu.