Nëse e thjeshtëzojmë rastin në raport me politikën shqiptare në Maqedoni, do të shohim se asaj i mungon respekti për vetveten. Politikanët shqiptarë më shumë tensionohen kur ua kritikon “padronin” se sa kur i kritikon ata, edhe kur “padroni” i sheh rrezik permanent… Kjo gjendje nuk i siguron të ardhme të ndritur as atij që hiqet si padron
Bota disa herë u mbështoll nga retë e absurdit të luftërave, teksa shekulli që lamë pas, pa ekzagjerim, është shekulli i krimeve më të mëdha të species njerëzore.
Thaçi: Vizioni kryesor i PDK-së është integrimi në të gjithë institucionet euro-atlantike
Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi duke folur para mijëra qytetarëve të Burimit, që ishin mbledhur në Shtëpinë e Kulturës të këtij qyteti, ka theksuar se tani pas çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës, vizioni kryesor i Partisë Demokratike të Kosovës është integrimi i plotë i Republikës së Kosovës në të gjithë institucionet euro-atlantike.
Thaçi në takim ka potencuar të arriturat kryesore të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të drejtuar nga Partia Demokratike e Kosovës. Në veçanti, kryeministri Thaçi ka potencuar investimet e fuqishme dhe të vazhdueshme që qeveria i ka bërë në arsim, në infrastrukturë, si dhe në përgjithësi reformat në politikë, legjislacion dhe në ekonomi.
Rugova: Kjo LDK nuk është LDK-ja e Ibrahim Rugovës
Ukë Rugova, djali i ish presidentit të ndjerë të Kosovës, u ka bërë thirrje të hënën pejanëve dhe kosovarëve, që të ndahen nga emocionet e emrit LDK, sepse ai nuk përfaqëson më asgjë nga ajo që ka përfaqësuar në të kaluarën.
“Në këto momente duhet ndarë emocionet nga realiteti, kjo LDK nuk është LDK-ja e Ibrahim Rugovës me të cilën jemi të lidhur të gjithë emocionalisht, sepse nuk e ka frymën e bashkimit të Ibrahim Rugovës”, ka thënë Rugova në tubimin në palestrën e sporteve “Karagaç” në Pejë.
Duke vlerësuar se Ibrahim Rugova në të gjallë të tij gjithmonë ka fituar zgjedhjet në Pejë, Uka ka shtuar se pikërisht me frymën e bashkimit mes Rugovës dhe Haradinaj, në këto zgjedhje është krijuara koalicioni me AAK.
Gruevski: Do ta shqyrtojmë kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme
Nëse ka vullnet të mirë nga Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE në muajin mars të vitit të ardhshëm mund të ketë zgjedhje të parakohshme, theksojnë në LSDM. Sipas tyre kjo mund të ndodhë nëse paraprakisht arrihet marrëveshje për formimin komisionit anketues për pastrimin e listës zgjedhore dhe ndryshimet në kodin zgjedhor. Kryeministri dhe njëherit lider i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski në parim nuk hedh poshtë iniciativën.
“U dorëzuan tre dokumente, dy prej tyre edhe ashtu janë në punime e sipër dhe janë në një fazë të fundit të përgatitjes, si pastrimi i listës zgjedhore dhe përgatitja e kodit zgjedhor. Sa i përket çështjes së tretë ku ata propozojnë zgjedhje të parakohshme me kusht miratimin e ligjeve dhe ngjashëm, ne atë në kuadër të trupave të partisë këtyre ditëve do ta shqyrtojmë, do të dëgjojmë edhe mendimin e partnerëve të koalicionit dhe pastaj do të vendosim se si do të veprojmë’, deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër i Maqedonisë.
Kurti: Xhipa, vetëm për ta luftuar korrupsionin
“Vetëvendosje” në Deçan ka tubuar qytetarë të shumët, shumica të rinj, nga të cilët prijësit e saj kanë kërkuar votën e tyre, duke premtuar një qeverisje tjetër dhe bashkim kombëtar. Ndonëse ishte i fundit në fjalimin e tij, lideri Albin Kurti, iu ka thënë deçanasve se nuk do të jetë “njerkë” siç ishte Qeveria aktuale, ngase Deçani nuk e meriton të jetë ndër komunat me të varfra dhe me papunësinë më të madhe në vend.
“Pushtetarët po pasurohen, kurse qytetarët po varfërohen”, ka thënë ai, duke premtuar fundin e kësaj qeverisje të keqe dhe të korruptuar, e cila, sipas tij, bashkë me një pjesë të ndërkombëtarëve, synon të shet të mirat e vendit dhe vlerat kombëtare.
Kurti ka nënvizuar se kësaj duhet dhënë fund, dhe xhipat e blinduar dhe me xhama të zi “t’i përdorim vetëm për zyrtarët e shtetit ligjor që do të ndjekin korrupsionin, krimin e organizuar dhe klanet mafioze, dhe kurrsesi të përdorën për pushtetarët dhe ministrat”, të cilët as që preokupohen për hallet e qytetarit tonë.
Thaçi premton anëtarësimin në OKB
Kryetari i PDK, Hashim Thaçi në Istog, vend ky që njihet si bastion i LDK-së, ka thënë se nuk do të bëjnë koalicion me ata që kanë braktisur qeverinë dhe as me ata që kanë keq qeverisur me vendin.
Thaçi ka premtuar në Istog se mandati i ardhshëm katërvjeçar do të jetë i integrimeve euroatlantike dhe anëtarësimit në OKB.
Ndërkaq, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se kjo parti mbështet “Filozofinë Rugoviane”. Këtë Mustafa e ka thënë në takimin e sotëm me qytetarë të Prizrenit.
Përmbytjet në Shkodër, dështim i Berishës
Përmbytja dramatike e zonës së Shkodrës dhe përkeqësimi i mëtejshëm i situatës nga ora në orë në veriun e vendit kanë qenë tema më e nxehtë e debatit politik gjatë kësaj jave. Kryetari i Partisë Socialiste në disa bashkëbisedime të zhvilluara me gazetarët është shprehur qartë se fajtor për këtë situatë është Sali Berisha dhe se banorët e Shkodrës sot po vuajnë pasojat e një pushteti që s’do t’ia dijë për hallet e popullit.
“Kur veriu i Shqipërisë u përmbyt si kurrë më parë, Saliu fajësoi natyrën, fajësoi shirat, fajësoi hënën blu, fajësoi kë mundi edhe Zotin vetë, por nuk morri mbi vete përgjegjësinë që i takonte atij dhe qeverisë së tij për mijëra hektarë tokë të përmbytura, për mijëra shtëpi të dëmtuara dhe për humbjen e prodhimeve bujqësore e blegtorale të mijëra e mijëra familjeve që jetojnë në atë zonë. Më pas erdhën përmbytje pas përmbytjesh dhe doli se jo një herë në 100 vjet, po edhe 5 herë në vit mund të ndodhë ajo që në fakt nuk ka ndodhur kurrë më parë. Për të ardhur tek kjo përmbytje, e pesta herë brenda vitit, me përmasa katastrofike dhe sigurisht për të njëjtat arsye dhe me të njëjtin fajtor, Sali Berisha.”
Marshi i LSDM-së, zgjedhje të parakohshme
Me karton të kuq, drejtuar kah kuvendi i Maqedonisë, kreu i LSDM-së i përkrahur nga simpatizantët e vetë, kërkoi zgjedhje të parakohshme parlamentare. Cërvenkovski në marshin protestues, theksoi se ka ardhur koha që pas qeverisjes katastrofale me Maqedoninë, Gruevski dhe kriminelët të cilët udhëheqin me shtetin të lejojnë që populli vet të vendosë për fatin e vet. Para protestuesve, Cërvenkovski tha se grupi parlamentar i LSDM-së në kuvend do të kërkojë miratimin e propozim-ndryshimeve në ligjin zgjedhor, propozim për themelimin e komisionit anketues për kontrollimin e të dhënave në ligjin zgjedhor dhe propozim vendim për shpërndarje të parlamentit.
“Maqedonia do zgjedhje, populli donë që të vendosë për ardhmërinë e tij. Duam zgjedhje. Basti është i madh – ardhmëria e fëmijëve tanë, ardhmëria e shtetin tonë dhe për këtë qëllim miqtë e mi të nderuar vazhdojmë. Kthim prapa nuk ka, nuk do të ndalemi, shkojmë deri në fund, deri në zgjedhje, deri në fitore…’ tha Branko Cërvenkovski, kryetar i LSDM-së.
Ndërkombëtarët më të interesuar për zonat kufitare
Për hapjen e një pike kufitare mes Kosovës e Maqedonisë, sikur më shumë interes shprehin diplomatë e përfaqësues të huaj, se sa përfaqësues të pushtetit lokal e qendror. Këto ditë Qeveria belge, përmes përfaqësuesit të saj ka shprehur gatishmëri për ta ndihmuar dhe për ti krijuar mundësi që të zhvillohet rajoni i Likovës.
Sekretari shtetëror i Belgjikës, Dirk Ahtenka ka shprehur interes për të ndihmuar në hapjen sa më të shpejt të një pike të re kufitare me Kosovën që lidh Likovën dhe Kumanovën me Gjilanin. Sipas tij, ky projekt do të ishte i rëndësishëm për banorët e kësaj zone kufitare, të cilët kanë nevojë por edhe mundësi për lëvizje më të lirë, shkëmbim tregtar dhe zhvillim ekonomik të këtyre zonave.
Sabri Godo:Ahmeti s’duhet ta ulë qafën para Gruevskit
“Kalohet në një acarim të atillë sa duket sikur të nesërmen këta, ta them kështu me fjalë të thjeshta, do të vriten me njëri tjetrin. Ç‘dobi nxjerrin nga kjo? Ky nuk është më një konkurrim se cila parti do të tërheq më shumë elektorat por kjo kthehet në një ndeshje personale ndërmjet bajlozëve, që njëri më në fund duhet të vdes. Kjo nuk është një politikë normale. Kjo nuk u bën mirë kurrsesi shqiptarëve të Maqedonisë”, thotë Godo