Inspektorati i Policisë së Kosovës ka rekomanduar që katër pjesëtarëve të policisë së kufirit,  të cilët ishin suspenduar me pagesë lidhur me rastin e deputetes së PD-së,  Albana Vokshi, më nuk ka bazë që ata të vazhdojnë ta vuajnë këtë dënim.  Enver Rrustemi, nga Inspektorati i Policisë së Kosovës, tha se i është rekomanduar drejtorit të policisë, që të ndërpritet suspendimi i policëve dhe lënda e tyre të dërgohet në Këshillin për emërime të larta dhe disiplinë policore. Katër pjesëtarët e policisë së Kosovës, në muajin nëntor, ishin suspenduar nga puna, për shkak të ankesës së deputetes së Kuvendit të Shqipërisë, Albana Vokshi, se ata nuk ishin sjellë mirë ndaj saj, derisa ajo po e kalonte kufirin Kosovë – Shqipëri.

Read More
image

Ekspertët mendojnë se është arsyeja për çmimin e ulët që duhet të ofrojnë kompanitë ndërtimore që të fitojnë punë nga shteti dhe institucionet publike si dhe nga investitorët privat

Kompanitë ndërtimore, gjatë garës për marrjen e tenderëve në ndërtimtari, nuk u përmbahen projekteve dhe përdorin material jokualitativ vetëm e vetëm për të kursyer.
Ekspertët mendojnë se është arsyeja për çmimin e ulët që duhet të ofrojnë kompanitë ndërtimore që të fitojnë punë nga shteti dhe institucionet publike si dhe nga investitorët privat. Ata thonë se heqja e të zgjedhurve për ndërtimin e ndërtesave të kategorisë së tretë të katërt dhe të pestë nga ana e Ministrisë për Lidhje dhe Transporte në mënyrë plotësuese do ta vë në provim ndërtimin kualitativ dhe përgjegjësinë  e vendit.

Read More

Veseli: U vra njeriu që ka përkrahur Republikën e Kosovës (i plotësuar)

newsPersona të panjohur kanë vrarë me armë zjarri një person rreth orës 14, në afërsi të Jarinës, vendkalimit kufitar midis Kosovës dhe Serbisë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Besim Hoti, i cili ka thënë se viktima ishte e përkatësisë kombëtare boshnjake, nga fshati Rvatska, i komunës së Leposaviqit.

Read More

Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në tubimet elektorale në Prizren dhe Suharekë, kanë premtuar vazhdimin e investimeve kapitale, krijimin e vendeve të lira të punës, rritjen e buxhetit dhe mirëqenies sociale, ndërsa thanë se kanë marrë konfirmimin nga Brukseli për liberalizimin e vizave dhe integrimin e Kosovës në NATO.

Read More
Thaçi: Zgjedhjet e 12 dhjetorit do të mbahen sipas standardeve ndërkombëtare

Prishtinë-Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, njëherësh kryetar i PDK-së Hashim Thaçi, ka shfaqur besimin se zgjedhjet e 12 dhjetorit do të mbahen sipas standardeve ndërkombëtare, ndërsa formimi i institucioneve të reja do të bëhet brenda afateve kushtetuese dhe ligjore.

Ai këto komente i bëri të mërkurën në një konferencë për media në selinë e PDK-së, më ç’rast ka theksuar se në mandatin e ardhshëm do të dyfishojë buxhetin dhe do të rrisë luftën kundër ekonomisë jo formale.

Read More

LDK-ja nuk është më parti e RugovësArgumenti i vetëm i sotëm i LDK-së quhet Isa Mustafa, ky që si ministër financash në ekzil e ekskomunikoi Rugovën në mënyrën më skandaloze. Në një debat televiziv, një anëtar kryesie i kësaj partie, i pyetur se me çfarë kapitali politik konkurron në zgjedhjet e 12 dhjetorit kjo parti, u përgjigj shkurt – me argumentin Isa Mustafa. Kjo parti më nuk ka kapital tjetër pos Isa Mustafës. Pra çdo gjë në LDK është rrënuar, përveç Isa Mustafës. Kështu del se kjo është një parti e re e Isa Mustafës që e ka huazuar emrin LDK të partisë së Ibrahim Rugovës. Ata që kanë mbetur sot në këtë parti (përjashto anëtarësinë e gjerë) me ndonjë përjashtim, të gjithë janë ish-renegatët e Rugovës, armiqtë e tij të përbetuar, duke llogaritur këtu edhe individë të postuar në këtë parti që vijnë nga partitë kundërshtare të Rugovës, siç është koalicioni me partinë “Ora”. LDK-ja e sotme kërkon ku janë e ku s’janë ata që dikur e anatemonin dhe e shanin Rugovën publikisht, nëpër media.

Read More

Hagë: Lirohet përkohësisht HaradinajGjykata e Hagës ka vendosur në favor të kërkesës së Ramush Haradinajt për lirimin e përkohshëm. Atij i është aprovuar kërkesa për të qenë në Kosovë nga datat 17 dhjetor 2010 deri më 14 janar, kohë kjo kur pritet që gruaja e tij, Anita Haradinaj, të sjellë në jetë fëmijën e tyre të tretë.

Ai do t’u dorëzohet autoriteteve të EULEX-it në Aeroportin e Prishtinës, dhe nuk guxon të dalë jashtë kryeqytetit. Gjithashtu, nuk guxon të ketë kontakt me dëshmitarët e mundshëm të procesit. Ndërkohë tribunali një kërkesë të njëjtë ia ka refuzuar Lah Ibrahimajt.

Read More
image

 Enciklopedia maqedonase do të rishfaqet në opinion, por këtë herë më një kaptinë kritikash të bashkangjitura me të. Propozimi është marrë nga redaksia e enciklopedisë, me kusht miratimin edhe të vendimit të mëhershëm për përgatitjen të një enciklopedia të re. Propozimi pritet të votohet nga kryesia që më pas t’a miratojë kuvendi.

“Përmbajtja e këtyre vendimeve është ajo që të gjithë e dinë se së pari njëzëri vendosëm përpunimin e enciklopedisë së re dhe me shumicë votash vendosën në fakt, dhamë mendimin që enciklopedia ekzistuese të zhbllokohet dhe të bëhet një libër i plotë në bazë të të gjitha materialeve që kemi në të, që të dihet se cili është qëndrimi i Akademisë maqedonase të shkencave dhe arteve lidhur me problematikën, dhe me librin të shkoj një rezyme kritikash për të gjitha materialet dhe kështu të përfundoj kjo punë. Por është shumë e rëndësishme se këto dy vendime përpunimi i enciklopedisë se re dhe zhbllokimi të shkojnë në pako, pra ne nuk jemi për zhbllokim nëse nuk merret vendim për enciklopedi të re” tha Mitko Maxhunkov, kryetar i redaksisë.

Read More
– “Gruevski nuk pranon të jetojë me shqiptarë të barabartë me atë. Gruevski kërkon ndarjen e Maqedonisë, ndarjen nga shqiptarët, por ai kërkon të fitojë territore. Ndërsa Ali Ahmeti kërkon të ruajë Maqedoninë. Paradoks i madh, absurd i madh, por i përkohshëm. Shqiptarët në Maqedoni do të gjejnë shumë shpejt udhëheqësin e tyre që do t’i çojë drejt Shqipërisë natyrale”, shprehet Danaj.
Me investimet e bëra vetëm në njërën anë të Shkupit, kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, ndihmon Shqipërinë Natyrale, më shumë se Ahmeti, Thaçi apo Selmani- ka deklaruar Koço Danaj, ideatori i Platformës “Shqipëria Natyrale”.

“Gruevski nuk pranon të jetojë me shqiptarë të barabartë me atë. Gruevski kërkon ndarjen e Maqedonisë, ndarjen nga shqiptarët, por ai kërkon të fitojë territore. Ndërsa Ali Ahmeti kërkon të ruajë Maqedoninë. Paradoks i madh, absurd i madh, por i përkohshëm. Shqiptarët në Maqedoni do të gjejnë shumë shpejt udhëheqësin e tyre që do t’i çojë drejt Shqipërisë natyrale”, shprehet Danaj në një intervistë dhënë për Lajm.

Read More

Automjetet e regjistruara në Kosovë, më në fund do të kenë të vendosura targat e reja. Në një ceremoni me rastin e lëshimit të targave të reja të Republikës së Kosovës, mori pjesë edhe ministri në dorëheqje i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi….

Procesi i ndërrimit të targave për të gjithë qytetarët e Kosovës parashihet të zgjasë një vit dhe se të gjithë pronarët e automjeteve janë të obliguar t`i ndërrojnë targat e vjetra me ato të rejat.

Read More