Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës Hashim Thaçi ka premtuar mbështetje për ndërmarrjet e reja, duke liruar ato nga tatimi në fitim në vitet e para të afarizimit.
Në një konferencë për media, Thaçi ka thënë se reformat që janë bërë gjatë mandatit trevjeçar në politikat fiskale dhe krijimin e një ambienti të favorshëm për biznesin, do të vazhdojnë edhe më tutje në përmirësimin e bilancit tregtar dhe rritjes së punësimit, ndërkohë që në mënyrë indirekte i është përgjigjur FMN-së, duke thënë se për buxhetin e Kosovës vendosin vetë institucionet e saj.
Gjatë mandatit tre vjeçar kemi bërë reformën e politikave fiskale dhe kemi zvogëluar normën e tatimit në fitim për 50%, me qëllim të krijimit të një ambienti të favorshëm për biznes dhe sidomos për bizneset prodhuese Agro-Biznesin, si dhe bizneset fillestare.
Me qëllim të përmirwsimit të bilancit tregtar dhe rritjes së punësimit, ne do të vazhdojmë me këto reforma që mbështeten nga:

BDI ka vendosur që të mos braktisë Qeverinë edhe pas dështimit të vendit në Samitin e NATO-s në Lisbonë për mosmarrjen e ftesës për anëtarësim, njofton INA.





