Nga Hadi Osmani-f.Sllupçan-Zvicër

ATDHEU! Kjo fjale kaq e dashur, kaq e shtrenjte,kaq e enderruar per cdo shqiptar,Eshte nje enderr qe atdheu yne te jete; i lire , i begate, te qendroj perballe kombeve te tjera me krenari. Por qe te ndodhe nje gje e tille duhet dhe nje qeverisje , e denje dhe njerez te cilet do flijohen per te . gje e cila nuk ndodh ne vendin tone se ne qeverisjen e saj jane njerez qe dine ta tradhetojne,dhe jo te qeverisin;

Read More

Presidenti amerikan Barack Obama dhe sekretarja e shtetit, Hillary Clinton uruan popullin shqiptar për Ditën e Pavarësisë, 28 Nëntorin.

Në mesazhin e urimit, i mbajtur edhe në emër të presidentit Obama dhe të popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Clinton nënvizon se “Historia e miqësisë dhe interesat e përbashkëta mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara u konsoliduan në Konferencën e Parisit të vitit 1919, kur Presidenti Wilson mbështeti fuqimisht pavarësinë e Shqipërisë”.

“Që prej atëherë Shqipëria ka dhënë një ndihmesë të çmuar për paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Si partnere e NATO-s dhe si këshilltare e vendeve të tjera të Ballkanit, që aspirojnë të bëhen anëtare të NATO-s, Shqipëria luan një rol të rëndësishëm dhe aktiv për avancimin e integrimit dhe stabilitetit rajonal. Shtetet e Bashkuara respektojnë gjithashtu angazhimin e Shqipërisë në misionin ndërkombëtar në Afganistan dhe dedikimin e saj për mbrojtjen e paqes në botë”, thuhet në mesazhin e sekretares Clinton, botuar në faqen online të Departamentit Amerikan të

Read More

Dita e Flamurit kombëtar 28 Nëntori në Kumanovë do të shënohet në sheshin e qytetit të Kumanovës me moton “Kumanova thërret në Bashkim-bashkohu edhe ti!”, i cili do të mbahet pikërisht në këtë ditë (diel) dhe do të gërshetohet me një koncert të madh.

Në manifestim “Së bashku të festojmë 28 Nëntorin”, në Kumanovë, sipas organizatorëve do të marr pjesë edhe ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni Arben Çejku i cili edhe do të ketë fjalën e rastit, ndërkaq nga estrada e artistëve do të jetë prezent artisti i popullit Reshat Arbana. Sipas organizatorëve në këtë ditë të shënimit të përvjetorit të ditës së Flamurit në manifestim do të ketë shumë flamuj kombëtar por qe edhe të gjithë banorët e kësaj ane mund të dalin me nga një flamur për ta shënuar këtë ditë. Gjithashtu është paraparë që në këtë manifestim të ketë edhe një flamur me dimensione të mëdha.

Read More

Gani Qarri-Dita e shpalljes së pavarësisë 28 Nëntori,është një ndër ditët më të ndritshme dhe ndër më të mëdhatë të rilindjes sonë kombëtare,në gjithë historinë tonë. Liria e arritur,është vlera dhe pasuria më e çmuar e shoqërisë njerëzore e cila nuk falet e as dhurohet,por fitohet me shumë punë e përpjekje, gjak dhe vuajtje brezash, ndaj heronjtë dhe dëshmorët shqiptar me heroizmin e tyre u bën pasuri kombëtare dhe janë më meritorët, për gjatë gjithë historisë për të tashmen dhe të ardhmen e kombit tonë.

Read More

Sejdi Veseli-Të gjithë shqiptarëve kudo që janë, në të gjitha pjesët e Shqipërisë Natyrale të copëtuar dhe në diasporë: Gëzuar Festat e Nëntorit!

Bazament i këtyre festave është Dita e Flamurit Kombëtar!

Nga ata që mendojnë esëll, nga që e ndiejnë veten shqiptar dhe që e ndiejnë erën e gjakut të derdhur brez pas brezi, çdo herë në mbrojtje të tërësisë së Shqipërisë Natyrale, kjo Ditë e krenarisë tonë kombëtare, me të drejt konsiderohet Krye-festë jona. Të tjerat ditë përkujtimore, qofshin ato të karakterit shtetërorë, fetarë, ndërkombëtar, kanë rëndësinë e vetë por nuk e kanë forcën e jehonës së 28 Nëntorit…

Read More

NË VEND TË TELEGRAMIT: APEL PËR SENSIBILIZIM

Me 28 nëntor, në ditën e ngritjes së flamurit tonë kombëtar dhe shpalljes së pavarësisë, shqiptarët kudo në botë shënojnë në mënyrën e vet ditën e shenjtë dhe të bekuar të fillimit të krijimit të shtetit shqiptar.

Bashkimi Demokratik Shqiptar përkulet me nderim dhe respekt të veçantë para kujtimit të atdhetarëve të mëdhenj të kombit tonë, nga të gjitha viset shqiptare, të cilët, në themelin e shtetit vendosën jetën, dijen, pasurinë dhe gjithçka që kishin, të atyre atdhetarëve që sakrifikuan dhe luftuan me pushkë dhe me pendë për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Kujtojmë të gjitha luftërat dhe heronjtë e kombit tonë, ata njerëz që e bënë historinë tonë nga veprat e të cilëve jemi frymëzuar e do të frymëzohemi. 

Read More

S. Guraziu, 2007 …(nga ditari i një patrioti apolitik – humoreskë)
Siç dihet, politika ngërthen në vorbullën e vet shumë më shumë sesa vetëm idealin, si bosht. Ndër të tjera ajo ngërthen atë pa të cilën gjë nuk është e plotë: diplomacinë. Ndërsa po ashtu dihet shumë mirë se diplomacia është gjëja më e rrezikshme për qashtërsinë intelektuale dhe dinjitetin… Miku im i dashur dhe i respektuar, unë kurrë s’kam qenë anëtar, madje as simpatizant i ndonjë partie. Besoj këtë ti tashmë e di mirë.

Read More

Hadi Osmani-F.Sllupçan-Zvicër– Jo më kot një analist i Shqipërisë, tha se si mundet një njeri që është vetëm një ekonomist, një boksier të arrin shumë në këtë Maqedoni dhe të shkelë dinjitetin e shqiptarëve.Dhe kjo është më se e vërtetë, sepse nuk është ndonjë i zbritur nga qielli por është asgjë tjetër vetëm se një megaloman, që shtrydhet e lazdrohet se është dikushi, dhe këtë e ngrejnë në qiell ata njerëz që janë shërbetorë të tij , të vegjëlit e dhelprës, në këtë rast, dhelpra (Gruevski), hyn në kotecin e pulave(Partia në pushtet) dhe i han ata të gjithë, por ndonjëherë edhe I vjell 

Read More

Lajmi për vdekjen e Poetit, Shkrimtarit dhe Profesorit Din Mehmeti,u përjetua me shumë dhembje nga të gjithë shqiptarët.

Vdekja e tij është e freskët dhe përcillet me ndjeshmëri të mëdha në zemrat e familjarëve,miqve, shokëve dhe dashamirëve të shumtë nga të gjitha trojet , duke mos harruar gjeneratat e nxënëseve ,dhe studentëve pa dallim moshe a periudhe kohore ,që ata patën fatin,ai ti përcillte, të pajisur me dije të vlerësuar shkollore dhe porosi të mira e të çmuara kombëtare.

Read More

Aurel Dasareti, Arizona-Të tërhequr në strehët e tyre malore dhe larg qendrave kryesore të qytetërimit (Athina, Roma, Bizanti) dhe shtabeve ushtarake, ilirët dhe pasardhësit e tyre, shqiptarët, ndryshe nga të parët e tyre Pellazgët e lashtë, mundën ta mbrojnë një farë autonomie politiko – shoqërore – kulturore dhe të ruajnë thelbin e kulturës së tyre, pavarësisht pushtimeve të shumta dhe të ndryshme. Aurel Dasareti, Arizona, 2010-11-11 Lufta për mbijetesë dhe identitet vijon përgjatë mijëvjeçarëve. Malet e pamposhtura të Shqipërisë kanë qenë fortesa dhe streha e fundit e një linje të gjatë fisnore prej popullsish parahelen:

Read More