HASHIM THAÇI ËSHTË HERO I KOSOVËS, JO KURRFARË “TRAFIKANTI”, SIÇ E AKUZON SERBIA E SLOBODAN MILOSHEVIQIT DHE DICK MARTI I ZVICRËS!
BAROMETRI DIPLOMATIK-Prof.Dr.Mehdi HYSENI
***Skandaloze, e turpshme, antihumane dhe e padrejtë, Komiteti për Çështje Juridike dhe për të Drejta të Njeriut i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në Paris të Francës, më 16 dhjetor 2010, miratoi Raportin e rremë të Dick Martit (i cili, në thelb nuk është kurrfarë raporti i ri, por raporti i vjetër i rremë dhe i falsifikuar i Karla Del Pontes, ish-prokurore e Tribunalit të Hagës, aktualisht ambasadore e Zvicrës në Buenos-Ajres të Argjentinës) dhe Projektrezolutën sipas së cilës kryeministri, Hashim Thaçi akuzohet për “tregtimin e organeve të qenieve njerëzore”.( The Boston Globe, 12.17.2010, f.A25).
*** Për mbeturinat serbe dhe filoserbe, Hashim Thaçi “është kontrabandist”, kurse për Kosovën shqiptare, është hero! Këtë të vërtetë e mohojnë vetëm raportet e shpifura, të montuara dhe denoncuese politiko-propagandistike antishqiptare të Beogardit dhe raporti skandaloz dhe i rremë proserb i zviceranit Dick Marty.
Ndërrimi i tezave për murkullimin e gjenocidit serbomadh!
Historia e derisotme e luftrave dhe e kryengritjeve çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale të shqiptarëve në Ballkan (1878-2003) ka provuar se, nuk është në natyrën dhe në karakterin njerëzor të shqiptarit që të masakrojë, të therrë me thikë dhe me bajonetë foshnja në djep, fëmijë (duke ua nxjerr sytë, zemrën dhe, duke ua rjepur lëkurën për së gjalli…), gra shtatëzëna (duke ua nxjerr foshnjat nga barku), të dhunojë vajza dhe gra, pa dallim moshe, fshehurazi apo në praninë e familiarëve, të djegë kufoma për së gjalli në zjarrin dhe në flakën e shtëpive të tyre të djegura, të plaçkitë tërë pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme dhe, në fund t’i djegë shqiptarët me gjithë shtëpitë dhe me vendbanimet e tyre, ashtu siç kanë vepruar dhe dëshmuar çetnikët dhe fashistët barbarë serbë gjatë luftrave të tyre pushtuese gjenocidale dhe kolonizuese kundër shqiptarëve, duke i shfarosur, duke i shpërngulur dhe djegur, që nga Nishi e deri në Lumë(1878-1999).
Këtë barbarizëm, sadizëm dhe amoralitet të hordhive çetniko-fashiste (paramilitarë, policë, ushtarë etj.), e dëshmoi edhe gjenocidi kolektiv shtetëror serb në Kosovë (1989-1999), me ç’rast nuk kurseu as foshnja, as fëmijë, as djemë, as vajza, as gra, e as pleq, por sipas strategjisë “Patkoi i kalit” për shfarosjen dhe për djegjen e Kosovës shqiptare.
Për gjenocidin dhe për barbarizmat serbe, të papara ndonjëherë, pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore në Evropë, dëshmojnë me qindra e mijëra fakte dhe argumente të pakundërshtueshme, të arkivuara jo vetëm në institucionet përkatëse në Kosovë, por edhe në arkivat e organizatave qeveritare, joqeveritare humanitare ndërkombëtare , si dhe të masmediave në Evropë, në Amerikë dhe në mbarë botën.
Se barbaria dhe gjenocidi ishte kryer nga forcat fashiste serbe mbi shqiptarët në Kosovë, këtë e dëshmoi edhe bombardimi i NATO-s më 24 mars 1999, me ç’rast soldateska, policia dhe paramilitarët çetnikë fashistë serbë kapitulluan në Kosovë përgjithmonë.
Kështu, për shkak të rikolonizimit gjenocidal të saj, Serbia e humbi përgjithmonë koloninë e saj-Kosovën. Kjo është arsyeja kryesore pse “prokurorët” e qeverisë së Beogradit së bashku me “avokatët” e paguar të tyre, Karla Del Ponte dhe Dick Marty nga Zvicra, kanë riaktivizuar dosjet dhe aktpaditë e regjimit antisemtist të Slobodan Milosheviqit për të arrestuar, burgosur, denoncuar, baltuar dhe linçuar, jo vetëm Hashim Thaçin, Xhavit Halitin, Azem Sylën, Kadri Veselin, Ramush Haradinajn etj., por për të zhvlerësuar tërë luftën e drejtë të UÇK-së për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.
Mbështetësit dhe pasuesit e regjimit të S.Milosheviqit dhe “avokatët” e tyre Karla Del Ponte dhe Dick Marty kanë ndërruar tezat dhe raportet, në përpjekje për ta “bindur” Evropën dhe botën se “ Hashim Thaçi së bashku me UÇK-në janë terroristë”, jo Serbia gjenocidale dhe barbarike e Slobodan Milosheviqit, e cila ka kryer tre gjenocide kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1990-1999). Mirëpo, ky është një falsifikat sui generis mbase tërë bota ka mësuar se trafikantë, hajna, plaçkitës, grabitës, dhunues, vrasës, zjarrvënës të Kosovës dhe të shqiptarëve , të Kroacisë dhe të kroatëve, të Bosnjës dhe të boshnjakëve myslimanë ishin vetë barbarët çetnikë dhe fashistë serbë, jo shqiptarët, jo Hashim Thaçi, jo Ramush Haradinaj, jo UÇK-ja, jo kroatët, jo gjeneral Ante Gotovina, jo gjeneral Rrahim Ademi… etj., që luftuan për ta çliruar popullin dhe vendin e vet nga agresorët dhe pushtuesit çetnikë serbë.
Në këtë vështrim, edhe Karla Del Ponte (ish-prokurore e Tribunalit të Hagës), edhe Dick Marty, edhe Tribunali i Hagës, edhe Evropa e sotme e bashkuar, edhe bashkësia ndërkombëtare, duhet ta bëjnë dallimin midis luftës së padrejtë agresive çetniko-fashiste serbomadhe dhe luftës së dretjë, që kanë zhvilluar kroatët me në krye gjeneralin Ante Gotovina etj., si dhe shqiptarët me në krye komandantin Adem Jashari, Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi, Agim Çeku e qindra të tjerë. Barazimi i luftës së drejtë çlirimatre kombëtare ( të zhvilluar nga kroatët dhe nga shqiptarët për lirinë dhe për pavarësinë e popujve dhe vendeve të tyre) me luftën pushtuese kolonialiste të Serbisë, është jo vetëm akt antihuman, por edhe i dënueshëm dhe i papranueshëm sipas normave dhe rregullave të së drejtës ndërkombëtare dhe rendit juridik pozitiv ndërkombëtare ngase si agresioni, kolonializmi, fashizmi dhe gjenocidi janë krime dhe vepra penale ndërkombëtare.
Me popullin, me Kosovën, me Hashimin, me Ramushin dhe me UÇK-në, jo me Serbinë gjenocidale dhe me raportuesin falsifikator Dick Marty!
Për një “lakëror të pakripë” antishqiptar të “prokurorit” zviceran Dick Marty (të ndërsyer nga Serbia), as në ëndrrën më të keqe, nuk guxojmë ta sakrfikojmë Hashim Thaçin dhe, asnjë luftëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), sepse ata, me në krye Adem Jashari, janë të gjithë heronj të Kosovës shqiptare, të cilët përgjithmonë ia ndërruan faqen e historisë së Kosovës, duke e çliriuar dhe pavarësuar nga Serbia gjenocidale dhe kolonialiste (1912-1999).
Prandaj, shqiptarët, duhet të mbledhin mendjen, nuk duhet të tregohen naivë dhe të bijnë pre e akuzave dhe e shpifjeve, që dalin nga Raporti i turpshëm dhe falsifikues i senatorit zviceran Dik Marti, të cilin e ka miratuar Këshilli i Evropës, më 16 dhjetor 2010 në Paris, sepse ai është produkt i drejtpërdrejtë i “gatuar” në kuzhinën politiko-propagandistike të Beogradit, i shkruar dhe i publikuar që nga koha e regjimit fashist të Slobodan Milosheviqit, i cili përmes gjykatave policore dhe politike ndëshkuese të Serbisë, i akuzonte dhe i ndiqte për t’i vrarë, arrestuar dhe burgosur pjesëtarët dhe liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), duke i cilësuar “terroristë, kontrabandistë dhe trafikantë të armëve të drogës, si dhe të qenieve njerëzore…etj.”.
Akuzat që po u buhen Ramush Haradinaj me shokë në Tribunalin e Hagës, si dhe Hashim Thaçit me bashkëluftëtarët e tij, nuk janë të reja, as të rastësishme kundër shqiptarëve, por datojnë që nga periudha e largët historike e Milosh Obrenoviqit (1878), e Nikolla Pashiqit, e Aleksandar Karagjorgjeviqit…e Slobodan Milosheviqit dhe e Boris Tadiqit (1912- 2010), që kanë një emërtues të përbashkët denoncues antisemitist, se të gjithë shqiptarët “janë terroristë dhe kontrabandistë”. Kështu i kanë anatemuar, akuzuar dhe shpifur edhe figurat më të ndrtishme revolucionare kombëtare e patriotike shqiptare, siç ishin Azem Bejta, Isa Boletini, Hasan Prishtina, Shaban Polluzha, Adem Demaçi, Fazli Grejçevci, Adem Jashari e qindra e mijëra të tjerë që kanë luftuar kundër sundimit dhe pushtimit kolonial dhe gjenocidal të Serbisë.
Në këtë pikëvështrim, kur është fjala për denoncimin dhe mohimin e të drejetave, lirive dhe të vetëvendosjes së shqiptarëve dhe të Kosovës, asnjë qeveri e derisotme e Serbisë nuk i ka kursyer shqiptarët, as nuk e ka ndryshuar programin strategjik dhe gjeopolitik kolonialist ndaj shqiptarëve dhe territoreve autoktone të Shqipërisë Etnike. Këtë e dëshmon edhe statusi i sotëm kolonial i Preshevës, i Bujanocit dhe i Medvegjës shqiptare.
Pra, shikuar në retrospektivë, e, edhe sot, për këtë cirk dhe humor të zi serbomadh, nuk është fajtor vetëm Dik Marty, por, para së gjithash, Serbia (shteti dhe kisha serbe), e cila, kursesi të pajtohet me humbjen e kolonisë saj të dikurshme-Kosovës(1912-1999).
Kjo është prapavija politiko-propagandistike e lansimit të “bombës me sahat” të Beogradit dhe e “avokatit vullnetar” të tyre Dik Mary nga Zvicra, me qëllim që me një plumb të vrasë jo vetëm Hashim Thaçin, Xhavit Halitin, Azem Sylën, Kadri Veselin etj. (të apostrofuar në raportin e turpshëm të tyre të përbashkët), por edhe karakterin dhe vlerat historiko-kombëtare, çlirimtare dhe antikoloniale të luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare Kosovës.
Ndaj, as Hashim Thaçi e as të apostrofuarit e tjerë në Raportin akuzues së konstruktuar dhe të shpifur të senatorit zviceran Dik Marty se, gjoja Hashim Thaçi “është marrë me kontrabandimin e organeve të robërëve serbë të luftës etj.”, nuk duhet të shqetësohen fare, sepse nuk është e hera e parë, e as e mbramë që propaganda dhe politika raciste dhe antisemitiste serbe, tani ka keqpërdorur dhe viktimizuar zviceranin e pandërgjegjshëm, të papërgjeshëm dhe të painformuar Dick Marty, i cili ka fabrikuar një akuzë të tillë të rëndë raciste me përmbajtje shumëdimensionale për denoncimin, përbaltjen, diskreditimin dhe denigrimin e perosnaliteteve të shquara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe të mbarë kombit shqiptar në Ballkan, duke tentuar që ta tregojë antihuman dhe anticivilizues ndaj vlerave universale të njerëzimit dhe të rendit juridik botëror.
Gjithashtu, Raportin e rremë dhe të falsifikuar të “avokatit” serb, Dick Marty, duhet demaskuar të gjitha partitë politike (pozitë dhe oipozitë), të gjitha institucionet përkatëse shtetërore të Republikës së Kosovës, duke ushtruar aktpadi gjyqësore kundër Dick Martit, i cili pa ansjë argument dhe, pa asnjë provë të saktë, ka akuzuar kryeministrin Hashim Thaçi, Azem Sylën, Xhavit Halitin, Kadri Veselin etj., kinëse për ndërlikimin e tyre në “kontrabandimin e armëve, të drogës dhe të organeve të qenieve njerëzore:”!?
Këtë gënjeshtër dhe aktpadi serbe të Dick Martit, të gjithë shqiptarët, duhet diskredituar botërisht dhe ligjërisht përpara organeve dhe institucioeneve me kompetencë të drejtësië si në Kosovë, në Shqipëri, ashtu edhe në Evropë dhe në Amerikë.
Akuzat dhe shantazhet e këtilla të politikës dhe të propagandës antishqioptare të Serbisë kundër UÇK-së dhe liderëve të saj, duhet të marrë fund, njëherë e përgjithmonë, duke i përgënjeshtruar dhe denoncuar ligjërisht, para gjithë botës së qytetlruar dhe, përpara drejtësisë kombëtare dhe ndërkombëtare.
Nuk ka dialog me Serbinë për tregtimin e territorit dhe të pavarësisë së Kosovës!
Konstruksioni,shpifja dhe lansimi i Raportit të turpshëm antihuman dhe antiligjor të Dick Martit, i shkruar dhe i kurdisur nga qarqet zyrtare të Serbisë kolonialiste, është edhe një argument më shumë se, qeveria e Kosovës, duhet të bojkotojë çdo dialog me Beogradin, derisa Serbia të mos e njoh Republikën e pavarur të Kosovës.
Nuk mund të ketë kurrfarë dialogu me Beogradin për Kosovën, sepse çështja e statusit të Kosovës, tanimë, është e mbyllur që nga 17 shkurti 2998, kur Kosova njihet si shtet i pavarur dhe sovran. Kështu kanë deklaruar si qeveritarët drejtues të Kosovës, ashtu edhe Amerika dhe partnerët e saj të Bashkimit Evropian (BE), të cilët së bashku me Amerikën e kanë njohur Reublikën e Kosovës.
Si qeveria shqiptare e Kosovës, qeveria e Shqipërisë, ashtu edhe Amerika, duhet të dakordohen se nuk kanë çfarë të debatojnë me Serbinë derisa ajo nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur.
Ndryshe, hyrja në bisedime me Beogradin, do të jetë me pasoja të rënda, jo vetëm për Kosovën, por për mbarë stabilitetin, sigurinë dhe paqen në Ballkan ngase, tanimë, Serbia ka përgatitur strategjinë për copëtimin-ndarjen e territorit të Kosovës Veriore.
Andaj, për të gjithë aktorët e involvuar vendorë dhe ndërkombëtarë (që, tanimë, janë dakorduar, të hyjnë në dialog shtesë me Serbinë), shtrohet pyetja, pse negociata me Serbinë, kur ajo po kërkon revizionimin e statusit të pavarësisë së Kosovës, në mënyrë që atë, sërish, ta rikthejë nën sovranitetin kolonial dhe gjenocidal të saj (1912-1999)?
Është nonsens të hyhet në bishtbisedime me Serbinë, kur ajo është shumë e prerë në vendimet e saj politike, ligjore dhe kushtetuese, nuk njeh kurrfarë shteti të ri të Kosovës!!!
Andaj, pse, kujt po i duhen dhe, në interes të kujt, do të jenë ato bisedime të ardhshme të Kosovës me Serbinë?
-Sigurisht se, ato bisedime të “akaparuara” si rrjedhojë e politikës dhe e diplomacisë miope zyrtare të Kosovës, nuk janë në interes të Kosovës, por vetëm të Serbisë dhe të mbështetësve të saj!
Derisa pala shqiptare, të zhvillojë një politikë të tillë kundër interesit të përgjithshëm të Kosovës , duke e lutur dhe, duke e pranuar Serbinë, që të debatojë për statusin e Kosovës (jo për “çështje teknike”, siç kanë deklaruar projektuesit e këtyre bisedimeve, sa për ta mashtruar dhe, për t’i hedhur pluhur syve opinionit publik shqiptar), edhe pse ai, tanimë, është mbyllur si në aspektin politik, kushtetues, ashtu edhe në atë juridik ndërkombëtar, “industria e rëndë” e politikës dhe e propagandës së qarqeve zyrtare të qeverisë, të shërbimeve të zbulimit dhe të kundërzbulimit, si dhe të agjenturave të dheshme dhe të nëndheshme të Serbisë, në mënyrë serike dhe sporadike (sipas nevojës, kur e lyp rasti, me porosi speciale, sikurse rasti i Karla Del Pontes dhe i Dick Martit), do të prodhojë dosje, referate dhe raporte denoncuese të “inxhinierëve” vendorë serbomëdhenj dhe, të atryre evro-ndërkombëtarë, me qëllim që, ta eklipsojnë dhe ta zhvlerësojnë luftën e drejtë çlirimtare, kombëtare dhe antikoloniale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), që për qëllim të fundit ka mohimin e së drejtës historike, etnike, ligjore dhe të vetëvendosjes së popullit shqiptar dhe të Kosovës së Shqipërisë Etnike Natyrale.