Duke qenë të tilla, dy partitë e këtushme më të mëdha shqiptare, BDI-ja dhe PDSH-ja edhe nuk e kanë gjithaq rëndë ta pranojnë se Kryeministri aktual i këtij shteti, Gruevski ushtron një politikë izoluese për Maqedoninë, por ato nuk japin shpjegim se çka i çoi të bëhen argatë të tij

Ngandonjëherë, shiu nuk bie që ta ujitë tokën, as pse retë duan ta shkarkojnë barrën e ujit që bartin në barkun e tyre, por ai bie edhe që t’ua rikujtojë njerëzve se nuk është natyra pronë e tyre, por ata janë pjesë e saj. Aq më shumë, katastrofat natyrore, si edhe shumë dukuri të tjera që janë në dorën e natyrës, pllakosen mbi këtë botë, sa për t’ua ndërmendur njerëzve se ata mund të ndryshojnë shtratin e fjetjes, se ata munden malet t’i bëjnë fusha, e fushat kodrina, por gjithmonë do dihet çka është poshtë e çka lart, përherë do mbetet e njëjtë kahja nga duhet të rrjedhë uji i tepërt, të cilin nuk mund ta pijë barku i tokës.

Read More
image

Demografi Abaz Islami ka thënë se subjektet politike shqiptare duhet të arrijnë marrëveshje lidhur me këtë proces sepse i njëjti është interes kombëtar dhe jo partiak. DR ka bërë të ditur se do të bëjë regjistrim paralel të diasporës shqiptare, ndërsa PDSH-ja është kërcënuar se do t’i ftojë qytetarët në bojkot

Aida XHONI

Demografët shqiptarë vazhdojnë të sugjerojnë faktorin politik shqiptar në Maqedoni që t’i harmonizojnë qëndrimet kur bëhet fjalë për regjistrimin e popullatës dhe t’i lënë mënjanë interesat e ngushta partiake. Sipas tyre, procesi i regjistrimit është interes i madh kombëtar dhe për këtë qëllim të gjitha subjektet politike shqiptare qoftë në pushtet apo në opozitë duhet të ndërtojnë një qëndrim të përbashkët. Faktori politik shqiptar të ketë ujdi për procesin e regjistrimit, thotë demografi Abaz Islami, për të cilin është e pajustifikuar të realizohet proces paralel i regjistrimit nga partitë opozitare shqiptare.

Read More
image

Nëse merret parasysh se çka në fakt ka përmbushur kryeministri Gruevski karshi elektoratit të tij deri më tani në krahasim me Ahmetin, sipas ekspertëve shqiptar, tek ky i fundit, “ata bien poshtë”. Kjo parti sipas tyre ende ka lënë çështje të hapura

Elida ZYLBEARI

Kryeministri Nikolla Gruevski në një intervistë për shtojcën “Publika” të gazetës “Dnevnik” ka thënë se me partnerin e koalicionit BDI në krye me Ali Ahmetin e përmbushin, “atë për të cilën janë marrë vesh dhe atë që është premtuar para qytetarëve”. Nëse merret parasysh se çka në fakt ka përmbushur Gruevski karshi elekotartit të tij në krahasim me Ahmetin, sipas ekspertëve shqiptar, tek ky i fundit ata bien poshtë.

Read More

BAROMETRI DIPLOMATIK-Prof.Dr.Mehdi HYSENI

*** Ta varrosim inatin, njëherë e përgjithmonë e t’ia njohim meritat njëri-tjetrit, ashtu sikurse çdo popull i ngritur dhe i qytetëruar në botë! Mjaft më me recidiva të mugëtirës së mesjetës, të logjikës fisnore feudale të robit dhe të lokalizmave primitivë anadollakë.

Sepse kështu, nuk mund ta ëndërrojmë as Evropën e as Amerikën demokratike derisa ta përbuzim, ta denigrojmë, ta përfolim, ta anatemojmë, ta shtypim, ta urrjemë, ta shpifim, ta mashtrojmë, ta shrytëzojmë, ta përçmojmë, ta tradhëtojmë dhe ta shesim njëri-tjetrin.

Read More

A do të regjistrohen shqiptarët e Maqedonisë në prill të vitit të ardhshëm, apo një pjesë e madhe do të mbeten jashtë këtij procesi? Pas miratimit të ligjit për regjistrim, kjo dilemë tashmë është shndërruar në brengë, për shkak të hutisë që krijuan subjektet politike shqiptare.

E tërë hutia filloi me mënyrën e votimit të Ligjit për regjistrim dhe insistimi i mazhorancës që ky ligj të sillet në termin kohor, kur në Parlament nuk kishte përfaqësues të mediave. Me këtë hap mazhoranca hodhi në ujë një pjesë të madhe të argumenteve të veta se ligji mundëson regjistrim real dhe objektiv. Sepse po të ishte këshu, parashtrohet pyetja pse shumica e ndryshoi rendin e ditës dhe u ngut që ligjin ta sjellë sa është e mundshme më larg syve të opinionit.

Huti shkaktoi edhe sjellja e Demokracisë së Re. Kjo parti sillet sipas thënies dibrançe “tiqe mos e këput” (tërhiqe mos e këput). Partia e selmanit ka shumë vërejtje ndaj

Read More

Richard Holbrooke, the US special representative for AfghanistanPërfaqësuesi Special i SHBA për Afganistanin dhe Pakistanin Richard Holbrooke vdiq pas kaloi dy operacione të vështira në zemër në një spital të Washingtonit.

Richard Holbrooke, është diplomati më i njohur i dekadës së fundit në SHBA-ës, i dalluar për një prani të fortë në diplomacinë amerikane për më shumë se 45 vjet. Ai vdiq sot në mbrëmje në kryeqytetin e SHBA-ës Uashington, DC në moshën 69 vjeç.

Vdekja e tij, erdhi pas një operacioni urgjent të premten dhe një ndërhyrje tjetër kirurgjikale për të zhbllokuar një nga aortat. Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar nga burime të Shtëpisë së Bardhë.

Read More

Bashkimi Demokratik Shqiptar (BDSH) në Maqedoni uroi qytetarët e Kosovës për zgjedhjet e suksesshme parlamentare të parat në Kosovën e pavarur dhe sovrane.

“Shqiptarët edhe një herë dëshmuan se dinë të jenë organizatorë të zgjedhjeve të mirëfillta dhe demokratike dhe me këtë të hapin rrugën e integrimit të Republikës më të re në Ballkan, në strukturat euro-atlantike. Organizimi i zgjedhjeve të qeta dhe demokratike brenda një afati kaq të shkurtë kohor është vetëm për tu përshëndetur. Autoritetet dhe Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës, së bashku me qytetarët e Kosovës treguan pjekurinë politike dhe frymën demokratike e cila buron në Kosovë”, theksohet në mesazhin e liderit të BDSH-së, Bardhyl Mahmuti.

Read More

Komisioni Qendro i Zgjedhjeve, gjatë një konference për media, ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve. …

PDK 33.5 %
LDK 23.6 %
VV 12.2 %
AAK 10.8 %
AKR 7.1 %
LDD 3.3 %
FER 2.2 %

Read More
Përkrahësit e PDK-së duke festuarPërkrahësit e PDK-së duke festuar

Në zgjedhjet parlamentare, të cilat u mbajtën në Kosovë, përqindja e votuesve u tha të ketë qenë 47.80%.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, tha se procesi zgjedhor në përgjithësi është vlerësuar të jetë i rregullt, pavarësisht disa incidenteve të vogla që janë paraqitur.

“Është një dalje e kënaqshme. Kjo tregon se elektorati ka qenë i interesuar për dalje në zgjedhje dhe nuk besoj se kemi vend për pakënaqësi”,
tha Daka.

Megjithatë, edhe pse ishte pritur që KQZ-ja të dalë me rezultatet preliminare pak orë pas mbylljes së vendvotimeve, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Read More

Në Maqedoni nuk respektohen të drejtat e njeriut, thotë Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Sipas Memetit, institucionet përkatëse nevojitet t`i njoftojnë dhe motivojnë qytetarët për të drejtat e tyre.

RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Ixhet, ju keni theksuar se një nga problemet kyçe, sa i përket mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Maqedoni, është mosinformimi i qytetarëve. Ku i shihni ju defektet e shoqërisë që qytetarët mbahen jashtë sistemit të informimit për të drejtat e tyre?


IXHET MEMETI

Read More