Thaçi: Akuzat e Martit janë kundër Kosovës Kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi se akuzat e raportuesit të Këshillit të Evropës, Dik Marti janë të drejtuara kundër Kosovës, kundër luftës së UÇK-së dhe kundër tij personalisht.

Thaçi kërkoi që populli i Kosovës t’i marrë me qetësi këto raporte, ndërsa u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar për zbardhjen e së vërtetës.

Thaçi tha se do t’i ndjekë mjetet legale dhe politike për të hedhur poshtë përmbajtjen e raportit, duke përfunduar se në fund do të triumfojnë drejtësia dhe e vërteta.

Read More
image

Ismail SINANI

Ju lutem që edhe kur ta lexoni këtë copë letër, mos bëni zhurmë sepse zv.kryeministri është në gjumë dhe nuk bën t’ia prishim rehatinë! Lexojeni me zë të ulët, mundësisht në ndonjë skutë dhe pa zhurmë! Nëse e lexoni në gazetë, kujdes kur t’i shfletoni faqet, nëse e lexoni në internet, kujdes me tastierën se ndoshta del ndonjë zë qoftë edhe i vogël!!!
E fillova me gjithë këtë ironi, lexues i nderuar, kur shoh se çfarë i bën bossi qeveritar (VMRO DPMNE) BDI-së. E fillova në këtë mënyrë, i shtyrë nga inati dhe mllefi kur shoh se si sot disa bilmezë të mbledhur anekënd Maqedonisë, i kanë vënë shqiptarët në shina, pikërisht si para luftës së vitit 2001… E fillova kështu i shqetësuar për fatin e popullit tim dhe natyrisht edhe tuajin…

Read More

Baki Sulejmani-Perëndia krijoi njeriun në këtë botë, me qëllim që ky i fundit asnjëherë të mos harojë falëmëndërimin ndaj krijuesit për begatitë dhe lirinë që krijuesi i fali njeriut në këtë nënqiell. Ai, pra Zoti , përveç që njeriut i dha begati të shumëfishta të njejtit i dha edhe udhërëfime dhe mesazhe nga të cilat njerëzimi jo vetëm që gjen inspirim për të vepruar drejtë e mirë, por, njëkohësisht këta mesazhe apo këshilla janë edhe shtyllat kryesore në bazë të së cilave njerëzit krijuan pikëpamjet e tyre për shumë shtrembërime që po bëhen në jetën e përditshme të tyre si në ekonomi, financa , ashtu edhe në drejtësi e politikë.

Read More

Dr. Sulejman Abazi (NESHAJ)

Epilogu: Të gjithëve na kujtohet momenti i trishtueshëm në datën 12 tetor, kur zonja Hillari Klinton, shefe e Politikës së Jashtëme në Departamentin e Shtetit vizitoi Kosovën, në mjedisin shqiptar po hiqeshin Flamujt Kombëtarë, element zbukurimi për Prishtinën, por në radhë të parë, simboli i identitetit tonë kombëtar. Askush nuk doli të pranonte përgjegjësinë për urdhërin e dhënë. Ky veprim u vesh me një vello mistërioze, duke ja atribuar ndërhyrjen Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Duke mos e besuar që kjo është e vërtetë, ky fakt i trishtueshëm dhe provokativ për shqiptarët, vërtetoi edhe një herë se ekzekutivi vendimarrës pothuajse është inekzistent përballë faktorit ndërkombëtar.

Read More

Imer Dervishi- Parimi i sundimit të ligjit ka rrënjët e tij qysh në Anglinë Mesjetare, me ç’rast që në vitin 1066 William the Conqueror ( Uilliam Pushtuesi ), kishte vendosur një pushtet qendrorë. Përskaj faktit që vendosi pushtetin qendrorë, atë legjislativ dhe gjyqësorë, ai vetvetiu nuk qëndroi mbi ligjin, por pikërisht ligji ishte që e bëri atë mbret. Si baza të zhvillimit të mëtutjeshëm evulutiv të sundimit të së drejtës dhe shtetit ligjorë ishin Magna Charta Libertatum (1215) dhe Habeas Corpus Act ( 1679 ). Që të funksionojë shteti ligjorë doemos duhet të vlejë  parimi thmelorë i ndarjes së pushtetit, në atë ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësorë, ku çdo njëra do të ushtronte pushtetin në mënyrë të pavarur, duke mos u përzier në punët dhe veprimtaritë e pushtetit tjetër.

Read More

KE: Të mos keqpërdoret liberalizimi i vizaveAta duhet të ndërmarrin masa përkatëse që të mos ketë keqpërdorime të sistemit”, u përgjigj Malstrom në pyetjen e përbashkët të parashtruar nga eurodeputetët Simon Busitil, Manfred Veber, Ana Maria Koraza Bilt dhe Monika Hohlmejer, të gjithë nga grupi i Partive Popullore, për shqetësimin rreth zbatimit korrekt të lirimit nga regjimit të vizave për Maqedoninë dhe Serbinë.

Eurodeputetët dhe Komisioni Evropian kërkojnë që të ndërmerren të gjitha masat përkatëse, si nga ana e BE-së ashtu edhe nga vendet shfrytëzuese të regjimit pa viza, që të parandalohet keqpërdorimi i sistemit. Ky është konkluzioni kryesor nga debati i mbrëmshëm në Parlamentin Evropian pas pyetjes së deputetëve për zbatimin korrekt të regjimit pa viza për Maqedoninë dhe Serbinë.

Read More

Kush po provon ta fusë Kosovën në luftë qytetare Shkruan TEKI DERVISHI-Isa Mustafa deklaroi se nuk e njeh validitetin juridik të KQZ-së dhe se ai do ta mandatojë qeverinë e ardhshme, meqë ia lejuaka Kushtetuta. Por Kushtetuta këtë “iniciativë” private ia lejon vetëm nëpërmjet zbatimit të procedurave ligjore që parashihen ligjërisht, përkatësisht vetëm nëse mandatori zyrtar PDK-ja, nuk do të mund të krijonte kuotën e koalicionit që e kërkon ligji për mandatimin e qeverisë. Si u dashka ta mandatojë një qeveri ky Isa Mustafa, para se t’i pranojë (t’i njohë ”zgjedhjet e 12 dhjetorit”)? Mbase do të shpallë zgjedhje private, në stilin siç e ka vetëzgjedhur veten si kryetar të LDK-së? Ai nuk i njeh zgjedhjet, por ja që jashtë “sistemit” legjitim, ai do ta mandatojë qeverinë “e tij” thuajse jeton në një vend feudal, e jo në një shtet të ligjit. Çka zbulon kjo? Kjo zbulon “koalicionin e madh” të të gjitha partive majtiste kundër PDK-së, koalicion konspirativ që është hetuar të ekzistonte që nga fillimi i vitit 2010, por që është zbuluar me prishjen e koalicionit PDK-LDK dhe me vetëzgjedhjen e Mustafës si kryetar i LDK-së, nëpërmjet puçit që ky e ka organizuar prapa shpinës së Sejdiut.

Read More
image

 Sot, në ditën e parë të hyrjes në fuqi të vendimit të Bashkimit Evropian për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë në zonën ‘Shengen’, pesëdhjetë syresh që nuk kanë udhëtuar asnjëherë jashtë vendit, do të udhëtojnë drejt Brukselit. Ata do të priten në takime të veçanta nga përfaqësues të lartë të Komisionit, Këshillit dhe Parlamentit Europian. Axhenda e tyre sot në Bruksel vazhdon me një takim të posaçëm me Komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Stefan Fyle, Kryetarin e Delegacionit për Ballkanin në Parlamentin Evropian, Eduard Kukan dhe eurodeputetet Doris Pack dhe Tanja Fajon. Takimin, bën të ditur njoftimi zyrtar i Ministrisë së Brendshme, do ta përshëndesë edhe Presidenti i Parlamentit Evropian, Jerzy Buzek. Për udhëtarët e parë të lëvizjes së lirë nga Shqipëria në Evropë është organizuar edhe një tur shëtitës në qytetin e Brukselit

Read More

Kryetari i BDSH-së dhe ish-udhëheqësi i grupit diplomatik të UÇK-së, Bardhyl Mahmuti i ka dërguar telegram ngushëllimi autoriteteve të larta të SHBA-ve.

“Lajmi i vdekjes së z. Riçard Holbrook është një lajm i pikëllueshëm për diplomacinë amerikane, diplomacinë botërore dhe për të gjithë ata që kanë pasur fatin të njohin nga afër efikasitetin e këtij diplomati të shquar në parandalimin e krimeve dhe gjenocideve në territorin e ish Jugosllavisë. Duke e njohur personalisht dhe duke e parë angazhimin e tij për t’i dhënë fund politikës gjenocidale të Serbisë ndaj popullit shqiptar të Kosovës, më lejoni që si udhëheqës i ish Grupit Diplomatik të UÇK-së t’u përcjell, në emrin tim dhe në emër të anëtarëve të ish Grupit Diplomatik të UÇK-së, ngushëllimet më të sinqerta Juve, si president i SHBA-ve, Departamentit të Shtetit Amerikan, miqve të z. Riçard Holbrook dhe familjarëve të tij”, thuhet në telegram.

Read More

Arbër Xhaferi-“Detyrën e drejtorit e kam pranuar për ta çuar Institutin përpara, duke marrë parasysh rrethanat në të cilat gjendej ai, gati i shuar nga mungesa e kushteve reale për funksionimin e një institucioni shkencor…” thotë në letrën e vet të dorëheqjes drejtori i Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë, doktori i shkencave historike, z.Ramiz Avdyli. Kjo dorëheqje nuk mund të mbetet si lajm i thjesht, por duhet të analizohet si pardigmë që shpjegon shumë procese që zhvillohen në shoqërinë e shqiptarëve të Maqedonisë. Ky institut te populli i këtyre anëve njihet edhe me emrin e rilindësit Pjetër Bogdani, figurës më tragjike të historisë dhe të kulturës shqiptare.

Read More