Shqiptarët e Maqedonisë nuk kanë parti politike, por kanë sekte partiake të vetat që vendosin, por që quhen parti, thotë analisti Kim Mehmeti. Ai vlerëson se në një situatë të tillë, kur nuk ke struktura partiake me të cilat do të kishe mund të komunikosh, nuk mundet të ndihmojë askush. “Derisa ata nuk i vetëdijësojnë viktimat, shqiptare, çka duhet tu shpjegosh atyre”, thotë ai duke shtuar se ata janë njerëz që nuk kuptojnë ose kuptojnë por nuk duan. Sipas Mehmetit situate do të tejkalohet në momentin kur këta politikanë do ta kenë frikë popullin e vet. “Këta nuk dalin nga kjo situatë derisa ky popull nuk shkon dhe nuk ia djeg selitë”, thekson Memeti.

Read More
image

Fejzi HAJDARI

 Posti kryeministër i Kosovës, ndoshta nuk ngrenë shumë peshë në Mitrovicën Veriore, mirëpo, tek shqiptarët e Maqedonisë, e ka peshën e njëjtë, sikurse për shqiptarët e Mitrovicës Jugore, Prishtinës, Pejës, Gjilanit, apo ndonjë qyteti tjetër të Kosovës.

Read More
image
Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi ende nuk kanë shkuar të shprehin ngushëllime në familjen e të vrarit Harun Aliu. Me Ahmetin, i ndjeri Aliu ka qenë pjesë e Lëvizjes Kombëtare për çlirimin e trojeve shqiptare kurse me Menduh Tha­çin, ishte në koalicion partiak për zgjedhjet parlamentare të vitit 2008
Read More

Albin Kurti———Ka kohë që gjendja politike e shoqërore, si dhe ajo ekonomike e kulturore, e shqiptarëve në Ish Republikën Maqedonase të Jugosllavisë, i është nënshtruar një përkeqësimi të pashembullt. Mekanizmat dhe institucionet shtetërore maqedonase në mënyrë të vazhdueshme dhe të organizuar po e shënjestrojnë vetë qenien shqiptare në këtë shtet, me synim të asimilimit, zhbërjes kombëtare, rrënimit ekonomik dhe shtypjes qytetare. Popullata shqiptare në IRMJ po luftohet me ligj antiqytetar, me politika diskriminuese, me drejtësi selektive, me arsim asimilues, si dhe me polici çnjerëzore. Në këtë situatë, ajo që bjen në sy menjëherë si kontrast i vrazhdtë me këtë që po u ndodh shqiptarëve, është qëndrimi i të gjitha partive të mëdha shqiptare kudo që veprojnë ato, të cilat vazhdimisht në deklaratat dhe veprimet e tyre theksojnë angazhimin për integritetin, qëndrueshmërinë dhe fqinjësinë e mirë me shtetin maqedonas, por kurrnjëherë me kaq seriozitet nuk e mbrojnë popullin shqiptar në këtë shtet.

Read More

Agron Luka

Gjyqi zogist, fillimisht i akuzoi për përmbysje të regjimit me revolucion. Zogu I kishte menduar t’ia bënte qejfin Duçes, mirëpo shumë shpejt e kuptoi se gaboi rëndë, sepse Duçja e shfrytëzoi rastin “për t’i ardhur në ndihmë urgjentisht”.
Kështu edhe akuzat dalë e ngadalë filluan të ndryshonin dhe të zbuteshin. Gjatë procesit gjyqësor, situata precipitoi me shpejtësi dhe tashmë po shihej qartë se agresioni dhe okupacioni fashit italian ishte te porta.

Read More

Luigj Shkodrani-Lajme nga Shqipëria

Qeveria vendos për blerjen dhe montimin e sistemit të pajisjeve për bllokimin e valëve të telefonisë së lëvizshme në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale. Sipas vendimit të qeverisë, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 6, të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, si dhe të Ligjit Nr. 8678, datë 14.5.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave vendosi që Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, me fondin prej               30 000 000         30 000 000 (tridhjetë milionë) lekësh, të vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit, të blejë dhe të montojë sistemin e pajisjeve për bllokimin e valëve të telefonisë së lëvizshme në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale. Falë këtij vendimi do të bëhet përzgjedhja e jo më pak se dy operatorëve ekonomikë, të njohur për ofrimin e këtij shërbimi, të cilëve u dërgohet ftesa për ofertë për realizimin e blerjes e të montimit të pajisjeve për bllokimin e valëve të telefonisë së lëvizshme.

Read More

Ferat Imeri, d.v.- Në vend të thirrjes-Nevoja për të bashkëvepruar, shqiptarët

Bashkësia Ndërkombëtare ka kohë që ka hyrë në “hak” me shqiptarët e Shqipërisë Etnike, për shkak se ata dhe trojet e tyre i ka ndarë në gjashtë shtete të ndryshme të Rajonit. Sot, Ribashkimin i shqiptarëve në një Shqipëri Etnike do të ishte puna më e mirë që do ta bënte Bashkësia Ndërkombëtare në njërën anë dhe në anën tjetër Ribashkimi Kombëtar do të ishte faktor stabiliteti në gjithë Rajonin. Lidhur me këtë edhe shumë subjekte të shoqërisë civile dhe jo vetëm të shoqërisë civile nga Shqipëria Londineze kanë themeluar një organizëm për të vepruar në këtë frymë. Shi për këtë Shoqata Atdhetare për Identitet dhe Bashkim Kombëtar bashkë me Partinë Nacional Demokratike Shqiptare si edhe me Lëvizjen Kombëtare Shqiptare të udhëhequr nga veprimtari i palodhur prof. Hazir Shala janë pajtuar që të njëjtën gjë ta bëjnë edhe subjektet e Kosovës dhe jo vetëm subjektet por edhe qytetarët tjerë. Mendohet të themelohet një organizëm në mënyrë që nesër këto dy organizma ta themelojnë një organizëm të vetme mbarë shqiptare në mënyrë që të bëhet një kërkesë Bashkësisë Ndërkombëtare që të organizohet një Londër 2, rezultat i së cilës do të ishte RIBASHKIMI KOMBËTAR SHQIPTAR.

Read More