Vëllai i Topallit, konsull në MilanoPas dhëndrit, “del” në sipërfaqe edhe vëllai i kryeparlamentares, z. Gjon Çobo, nga emigrant në zyrat e diplomacisë

Emërimi i dhëndrit në Ambasadën Shqiptare në Paris është vetëm ‘maja e ajsbergut’ në emërimet e ndikuara nga kryetarja e Kuvendit. Kësaj here bëhet fjalë për vëllanë e kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, Gjon Çobo, i cili është emëruar konsull në konsullatën e Milanos.
Z. Çobo nuk ka asnjë shkollim të lidhur me diplomacinë, madje për të emëruar atë si konsull në këtë konsullatë është bërë edhe një ndryshim i posaçëm i organikës së këtij institucioni. Kjo organikë nga 2+1 ka kaluar në 3+1 për t’i hapur një vend vëllait të znj. Topalli.

Read More
PPD:Bojkot të rregjistrimit dhe mosnjohje të rezultateve

9 dhjetor- “PPD-ja konsideron se bojkoti katagorik i rregjistrimit të ardhshëm mund të jetë përgjigjeja kategorike ndaj tentativeve të pushtetit maqedonas për të legjitimuar rrejshëm në këtë rregjistrim si “standarde evropiane” aparatin statistikor kolonial dhe praktikat e gjenocidit statistikor dhe etnik që i ka përdorur nga viti 19848 e gjer më sot ndaj shqiptarëve dhe të tjerëve”, deklaroi Sefedin Haruni, kryetar i Partisë për Prosperitet Demokratik, gjatë një pres konference me gazetarë të enjten në TetovëPartia për Prosperitet kërkon që shqiptarët të bojkotojnë rregjistrimin e popullsisë që do të mbahet në vitin e ardhshëm.

Kjo parti përveç thirrjes për bojkot poashtu do të ftojë shqiptarët që të mos njohin rezultatet e këtij rregjsitrimi, pasi që konsideron se kjo është lojë pokeri mashtrues e përgatituar nga VMRO=DPMNE-ja ndërsa BDI, luajti në parlament me miratimin e ligjit antishqiptar për rregjistrimin.

Read More

Iljasa SALIHU-“Një njeri nuk vlen aspak më shumë se tjetri, në qoftë se nuk punon më shumë se tjetri” (Servantesi)

S’mbahet mend që fushata parazgjedhore në Kosovë të jetë përqafuar dhe mbërthyer kaq shumë prej premtimeve ekonomike. Investimet e drejtpërdrejta, investimet portofol (investime që nuk i japin investitorit kontrollin e kompanisë, ose hua e një vendi tjetër në formën e letrave me vlerë, obligacioneve që blen investitori), stimulimi i eksportit, dogana efikase, rritja e GDP-së (Dross Domestic Product, ose PBB – Prodhimi Bruto i Brendshëm), investimi në energjetikë, ulja e papunësisë, ulja e normave të interesit për bujqësi, rregullimi i infrastrukturës rrugore, ulja e tatimit në fitim, ulja e TVSH-së, krijimi i klimës politike dhe ekonomike për investitor të

Read More

 Njoftim

Me rastin e Ditës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Këshilli për të drejtat e njeriut, në bashkëpunim me forumet rinore të të gjitha partive parlamentare shqiptare të Luginës ë Preshevës (PVD, PDSH, UDSH, LPD, BDL, LKSH), organizon protestë kundër mosnjohjes së diplomave të Kosovës në Serbi.

Marshi protestues me moton “Ndal dëbimit të trurit!” organizohet më 10 dhjetor 2010 me fillim në ora 13.00 para Gjimnazit “Skënderbeu” në Preshevë.

Read More

Baki Sulejmani-Një fjalë e urtë popullore thotë : “ ..peshku qelbën tek koka, e jo te bishti ..”, kjo fjalë që me urtësinë e paraardhësve tanë u përcoll gjeneratë pas gjenerate, shekuj me radhë jo edhe rastësisht mbijetoi tërë atë histori të bujshme, tërë atë sakrificë dhe krenari nëpër periudha të ndryshme, jo vetëm të proçesit të ndërtimit të shtetit e pushtetit, por ariti të mbijetojë edhe proçeset e shumta të shtypjes, reprezaljeve, gjenocidit, lirinë e të shprehurit, konsolidimin dhe unjësimin e alfabetit tonë.

Read More

Ndihmat kanë munguar nga institucionet qeveritare, komunat, organizatat humanitare, por edhe iniciativat e tjera qytetare, për t’i dalë në ndihmë veriut të Shqipërisë, që ditëve të fundit ishte përmbytur nën nivelet maksimale të ujit.

Një zyrtar i lartë qeveritar i Maqedonisë deklaroi për agjencinë e lajmeve INA se autoritetet qeveritare ishin të angazhuara me problemet e vërshimeve që kishin ndodhur në pjesën lindore dhe perëndimore të vendit dhe se ata shprehin keqardhje për situatën e krijuar në shtetin fqinj.

Nga ana tjetër, organizatat humanitare kanë paralajmëruar se do të nisin aksionin për ndihmë Shkodrës dhe veriut të Shqipërisë.

Një aktivitet i njejtë pritet të ndodhë edhe nga Bashkësia Fetare Islame në Maqedoni, e cila është e njohur kohë më parë me ndihmën e dhënë për Shkodrën, gjatë përmbytjeve të kaluara.

Read More

Presidenti i Parlamentit Evropian, Jerzy Buzek, në një letër dërguar ushtruesit të detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi ka konfirmuar se ky institucion do të vëzhgojë zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, që mbahen më 12 dhjetor.

Duke iu përgjigjur ftesës që Krasniqi i ka bërë përmes një letre, më 4 nëntor 2010, Parlamentit Evropian për të vëzhguar zgjedhjet e përgjithshme në vend, Buzek ka bërë të ditur se Parlamenti Evropian ka vendosur të dërgojë një delegacion shtatë anëtarësh për të vëzhguar këto zgjedhje.

Read More

Shqipëria ishte vendi i fundit që 20 vjet më parë shembi regjimin komunist duke i hapur rrugën pluralizmit me themelimin e partisë demokratike, forcës së parë politike që lindi në vend. Të gjithë pranojnë se Shqipëria ka pësuar ndryshime të thella dhe ka realizuar një kapërcim të madh, porse ajo mund të kish përparuar më shpejt nëse tranzicioni i saj nuk do të ish shoqëruar me trauma që e vonuan në kohë. Po si i shohin këto zhvillime disa prej aktorëve të atyre ngjarjeve dhe figurave të njohura të jetës publike në Shqipëri:

Në ato ditë të vrullshme të dhjetorit 1990 që nisën me datë 8, Arjan Manahasa ishte ndër studentët më aktivë që u vunë në krye të asaj lëvizje që do të sillte pak ditë më pas shpalljen e pluralizimit dhe lindjen e partisë demokratike. Por angazhimi i tij në Shqipërinë që rrëzoi murin e komunizmit nuk do të zgjaste shumë, “jo për të dezertuar” dëshiron të saktësojë sot ai, “por për t’ju rithyer statusit të studentit”.

Read More

A ishte Lëvizja Studentore e 'programuar' nga Ramiz Alia?

Shinasi Rama-Demonstrata e 9 dhjetorit 1990 në sheshin “Skënderbe” dhe fillimet e Lëvizjes Studentore Shqiptare 1990-1991
Hyrje
Lëvizja Studentore Shqiptare 1990-1991 (tani e mbrapa, LSSH) është njëra nga lëvizjet shoqërore më pak të njohura në historinë e vonshme shqiptare. Ani pse e ashtuquajtura klasë politike shqiptare dhe intelektualët janë rrekur ta paraqesin veten si pjesë të saj, apo afër saj, paradoksalisht e në mënyrë persistente, ato kanë ngulmuar në mohimin e ekzistencën e saj.

Read More