Skandal apo realitet i hidhur?
Fundamentalizmi ortodoks sllavo maqedonas hedh themele të reja me bekimin e ministrave shqiptar!
Skandal apo realitet i hidhur?
Fundamentalizmi ortodoks sllavo maqedonas hedh themele të reja me bekimin e ministrave shqiptar!
Deklarata e Kryetarit të BDI-së se « shqiptarët e Maqedonisë kanë status shtet-formues dhe kanë realizuar ndryshime rrënjësore në Kushtetutën e Maqedonisë » provokoi një varg reagimesh. Emërues i përbashkët i të gjitha reagimeve( udhëheqësve partiakë shqiptar dhe maqedonas, si dhe analistë të pavarur) është sjellja e fakteve që përgënjeshtrojnë thëniet e lartpërmendura!
Sikur të kishim të bënim me një gënjeshtër të qëllimshme nuk do t’juu kishim shtuar asgjë reagimeve të shumta. Këtu nuk kemi të bëjmë me gënjeshtër! Por me mitomani !
Në të shumtën e rasteve kur njerëzit normal detyrohen të sajojnë një gënjeshtër për të kaluar më lehtë ndonjë situatë të vështirë ata janë të vetëdijshëm së gënjejnë.
Shumica e qytetarëve të Maqedonisë nuk e dinë se për cilën parti do të votonin nëse nesër mbahen zgjedhje parlamentare, tregojnë rezultatet nga anketa telefonike e Institutit “Dimitrija Çupovski”, e zbatuar prej 4 deri më 7 mars me një mijë e 64 qytetarë. Sipas anketës, 25,1 për qind e të anketuarve nuk janë deklaruar për asnjë parti, 28,8 nuk kanë përgjigje apo nuk dinë, 24 për qind do të votonin për VMRO-DPMNE-në, 9,7 për qind për LSDM-në, 6,2 për qind për BDI-në, 3,9 për qind për PDSH-në dhe 1,3 për qind për Demokracinë e Re.
Shqiptarët e Maqedonisë as në letër nuk janë shtetformues, konsideron ekspert juridik Jeton Shasivari. Këtë konstatim ai e bazon në nocionin me të cilin shqiptarët janë përmendur në preambullë, nocion ky i cili sipas tij paraqet vetëm një përkufizim bashkëkohor për minoritet e ndryshme në Evropë.
“Në qoftë se shikohet nga këndi i kabineteve politike atëherë pushtetformësia e shqiptarëve të duket si shtetformësi gjë që është vetëm një fatamorgan, diçka e rrejshme që nuk ka të përbashkët me realitetin. Mirëpo në qoftë se shikohet nga këndi i popullit si subjekt i kushtetutës dhe subjekt i sistemit politik atëherë duhet thënë që nga viti 1989 kur shqiptarët brenda natës u zhveshën nga statusi shtetformues në kushtetutën e atëhershme e deri sot nuk ka ndonjë ndryshim real dhe përmbajtesor për sa i përket rikthimit të statusit shtetformues të shqiptarëve në Maqedoni”, deklaroi Jeton Shasivari, ekspert juridik.
Shpeshëherë kam dëshirë që me qetësinë dhe akullin e ftohtë të mendjes t‘i shkruaj rreshtat, që asesi mos të bijnë pre e ndonjë ngutije të përshpejtuar. Ka ditë që në të gjitha trojet Etnike Shqiptare dhe në Diasporë sulmohet atdhetari, prifti, kombëtari dhe ambasadori i pashpallur i popullit shqiptar në shtetin tonë mik, në Amerikë, i përndritshmi dom Anton Kçira.
Ka kohë të gjatë që mendoj ta shkruaj një reagim rreth këtyre ngjarjeve jo të favorshme që u gjend e po gjindet kombi im shqiptar, në këto ditë ku po luftohet në mes të mbrojtjes së identitetit kombëtar – drejtë
“Jeni dëshmitar të inskenimeve që përditë po bëhen në një komunë jo më larg se 15 km nga komuna jonë. Jeni dëshmitar të tubimeve “spontane” të qytetarëve të Ohrit, të organizuar nga VMRO-DPMNE, jeni dëshmitar të talljes dhe nënçmimit që ju bëhet Ju nga ana e kryetarit të komunës z. Ramiz Merko”-, deklaroi Ziadin Sela kryetari i Degës së PDSH-së në Strugë.
Maqedonia mbetet vend ku ndërtohet e kaluara e popullit maqedonas dhe gropë e thellë dhe e ngushtë ku ngulfaten qytetarët e saj, e veçanërisht shqiptarët e këtushëm. Si e tillë, Maqedonia gjithnjë e më shumë i ngjan një stacioni ku të rinjtë shqiptarë presin autobusin e ikjes së tyre drejtë kryeqendrave të perëndimit. E në ndërkohë, Shkupin vazhdojnë ta vizitojnë kryeministra dhe ministra evropian, e të cilët duan të shohin se çka i mundon shqiptarët e këtij shteti. Dhe jo vetëm aq, por ata ua rikujtojnë qeveritarëve të këtushëm shqiptarë se ku ndodhet Likova nga u ikin votuesit, se ku ndodhen vendbanimet që në vitin 2001 mbajtën mbi shpinë barrën më të rëndë të konfliktit. Pra, ke përshtypjen se të huajt vijnë në Shkup vetëm sa t’u tregojnë politikanëve të këtushëm shqiptarë se realiteti në të cilin jeton populli i tyre, është krejt ndryshe nga ai që e jetojnë një grusht të zgjedhurish të partisë shqiptare në pushtet, e të cilët marrin paga të majme si vasal të Gruevskit.
(Hysen Ibrahimi, KOSOVA në zemrën e mërgatës në Suedi, Prishtinë 2009, 289,f.)
Popullit e atdheut mund ti ndihmojmë ne tri mënyra: Me dituri, me pasuri dhe me
trimëri (me jetë), duke sakrifikuar jetën për të.
Saherë i shoh dhe i dëgjoj në televizor, saherë i dëgjoj në radio dhe saherë i lexoj në gazetat e shumta të Prishtinës drejtuesit dhe “zëdhënësit” e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës më kujtohet ajo fjala e urtë e popullit, kur hajduti thërriste: “Kapeni hajdutin!” Partia (AAK-ja), që i dha tre kryeministra Kosovës, Partia që, bashkë me LDK-në, dha kontributin më të çmuar për mbjelljen, kultivimin dhe përhapjen e murtajës, që quhet korrupcion, po derdh lotë krokodili për Kosovën dhe fytyrën (imazhin) e saj, që po e shëmtoka “korrupcioni” i madh i qeverisë dhe qeveritarëve të PDK-së!
“Koha Ditore” e 11 marsit, ka bërë një shkrim të ultë me të cilin merr në mbrojtje “shoqatën” e uzurpatorëve dhe të prostitucionit, me emrin “Drenusha”. Për të satën herë, po japim shpjegime për të gjithë ata që janë për sundimin e ligjit në këtë vend dhe për ata që janë kundër uzurpatorëve, krimit të organizuar dhe prostitucionit.
Objekti, për të cilin prodhohet gjithë kjo zhurmë shurdhuese dhe bajate nga “Koha Ditore” dhe nga ish-strukturat dhe bashkëpunëtorët e Serbisë, gjendet mu në oborrin e Qendrës së Arsimit të Mesëm, këtë gjë mund ta bënte vetëm Serbia pushtuese.