(Lutfi Haziri rishpërblehet për përkushtimin dhe mundin e madh gjatë përgatitjes dhe hartimit të dokumentit, Planit të Atisarit, i cili ricopëtoi për të satën herë tokën shqiptare, Kosovën e mbetur nga kafshimet shekullore).

Procesi dhe plani për ricopëtimin e Kosovës nuk ishte punë e lehtë. Nuk ishte e lehtë veç hedhja e idesë për “decentralizim” (copëtim) në “tregun” shqiptar.

Read More

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës,për largimin e stemës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,nga Kuvendi Komunal të këtij qyteti heroik tregonë në mënyrë të qartë se faktori ndërkombëtarë,dhe pakoja e Ahtisarit nuk përfillin fare vullnetin dërmues të shqiptarëve të Kosovës,dhe në përgjithësi të mbarë popullit shqiptarë që jetonë dhe vepronë në hapsirat ballkanike,i ndarë në mënyrë të padrejtë politikisht dhe i rrobëruar nga fqinjët shovinist sllavo-helen.

Read More

Si e braktisi jetën në Stamboll për t’iu bashkuar çështjes kombëtare? Dënimi me vdekje nga Zogu dhe falja e tij.

Elbasan – Një ndër studiuesit e traditave, folklorit dhe historisë së trevës së Elbasanit, Shpëtim Haxhihyseni, ka nxjerrë në dritë të dhëna të reja për një prej majorëve të Elbasanit që studioi në Akademinë Ushtarake Turke përkrah Qemal Ataturkut, por që pas çlirimit do të përballej me trajtimin e rëndomtë.

Read More
Doli prej shtypit libri më i ri i shpisë botuese Rrokullia, ‘Adem Demaçi – biografi (e paautorizuar)’ i autorit Shkëlzen Gashi. Përmblidhen në të hulumtimet dyvjeçare, jo vetëm nga intervistat me Demaçin, por edhe me një mori njerëzish që e kanë njohë nga afër në kohë të ndryshme: mësuesja e fillores, bashkëvuajtësit, bashkëpunëtorët, oponentët, gazetarët, asistentët, aktivistët, familjarët e deri te politikanët me të cilët është afruar viteve të fundit.

Read More

30 vjet nga dalja në skenë e Jusuf Gërvallës

Në janar 1980, (30 vjetë më parë), në Shtutgart, del në skenën e Teatrit të Dramës së viseve Shqiptare, për të mos u larguar kurrë, Jusuf Gërvalla. Faqja pashtriku.org, kohë pas kohe do të sjellë materiale lidhur me këtë ngjarje. Në fund të korrikut 1981, në adresën e paharruar e të përjetshme, Habichthöhe 40 në Untergruppenbach, Jusufi përgatitë për shtyp numrin 4-5 të revistës Liria.

Read More

Politika e fshehjes dhe zhdukjes së gjurmëve arkeologjike që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me shqiptarët, përvetësimi i monumenteve ortodokse shqiptare, shkatërrimi i monumenteve islame e katolike si dhe pyllëzimi i Maqedonisë me kryqe ortodokse sllave karakterizojnë politikën dominante të institucionet shtetërore të Maqedonisë.

Kjo strategji antishqiptare, që hyn në funksion të interpretimit ideologjik dhe fetar të së kaluarës, të së tashmes dhe të ardhmes, bëhet edhe me bekimin e partive politike shqiptare që marrin pjesë në koalicionet e njëpasnjëshme qeveritare.

Read More

Shkruan: Fadil SHYTI

NUK DUA!

Nuk dua të plakem,

Pa u rinuar Ty!

Nuk dua të pasurohem,

Pa u begatuar, Ty!

Read More

Shkruan LULZIM Z. HAMIDI

 Koheve te fundit aq shpesh degjohet pyetja se ‘’kush do ti nxjer gurët e hedhur në pus’’të subjekteve politike shqiptare, duke e perceptuar kete fenomen si të tillë ,që cdo gurë I hudhur në pus paraqet një gabim në dëm të cështjes shqiptare.Kjo dukuri është përsëritur aq gjatë kohë, dhe habia është se pse ende shqiptarët mundohen të hudhin gurë në një pus kur e kanë të qartë se nga njëra anë shtojnë problemet ,sepse ato gurët që janë sinonim I të parealizuarës duhet,dikush ,ti nxjerë një nga një dhe të analizojë cili gur, cfarë të keqe I ka bërë cështjes shqiptare në këtë republikë ,kurse nga ana tjetër jemi të vetëdijshëm se nuk ka kush ti nxjerë këta dështime,të perceptuara si guri I gabimit, me qëllim të përmirësimit të dështimit të bërë pasi në moment, politikat shqiptare në këtë krahinë janë të blokuara nga mospasja e largëpamësisë së veprimit të mëtutjeshëm në dobi të zgjedhjes së problemeve , kurse pusi I ruan sekretet , si dëshmitarë I kohës kur janë bërë fiaskot.!

Read More

Shkruajnë: Xhemil ZEQIRI –Fadil SHYTI-(Ky shkrim është vazhdim i shkrimit të datë. 14. mars 2010)

-Gjendja politike, ekonomike, ushtarake, shkencore, kulturore e të tjera fusha të jetës që po kalon sot kombi ynë, nuk është aspak e mirë; përkundrazi, është e mbërthyer nga kriza të rënda që i kanë shqetësuar dhe po i shqetësojnë thellë mendjet dhe shpirtrat e ndritur të kombit; sot, janë të kënaqur dhe të lumtur vetëm ata/ato, që ishin dhe janë mbetur përjetësisht puthadorë të të huajve pushtues dhe kolonialistë; të egër apo mashtrues të tejskajshëm; që, nuk hezituan as hezitojnë të shkelnin dhe të shkelin mbi çdo gjë të bukur shqiptare; -e, –për më keq , të shkelnin dhe të shkelin dhe mbi gjakun e vëllezërve dhe motrave, mbi gjakun e shokëve dhe të shoqeve të tyre dëshmorë dhe dëshmore; për të vetmin qëllim; të kenë ca pushtet, ani, se pa shtet: nga lagje e tyre e deri në parlamentin kukull të Kosovës , të pasurohen pakufishëm –dhe të jetojnë si sheikët andej nga shtetet e pasura arabe, -pa çka se populli hoqi dhe po heq të zitë e ullirit; pa çka se popullit po i mungojnë dhe gjërat më elementare të jetës; si: uji, buka dhe drita, popullit, po i mungon mirëqenia pa të cilën fatkeqësisht, jeta iu ka bërë e padurueshme nga papunësia dhe korrupsioni i pa fre, prandaj, po ngjajnë fatkeqësi dhe krime të rënda në familjet shqiptare dhe më tej, sot, shqiptarët e duan për atdhe të dytë çdo shtet të botës; madje, dhe shtetet armike -por, “nuk e duan” atdheun e tyre; sepse, nuk janë në gjendje as t´ i shkollojnë fëmijët e tyre as të kenë ardhmëri të ndritur nga shtypja sociale dhe politike ushtarake e të tjera!…

Read More

Kontaktoni: Faton Bislimif      aton@albaniansfordioguardi.com         +1 902 452 2881

Shpallja e kandidaturës se Joe Dioguardit për Senatin amerikan i jep shqiptaro-amerikanëve një mundësi të shkëlqyeshme që të sjellin në Capitol Hill një zë të fuqishëm dhe përfaqesues të tyre. Joe DioGuardi po garon si republikan kundër senatorës së emëruar, demokrates Kirsten Gillibrand, për të përfaqësuar shtetin e New York-ut në Senatin e SHBA-ve në Washington, DC. Të gjithë shqiptaro-amerikanët duhet ta mbështesin fuqimisht DioGuardin sepse ai është i mirë për Amerikën e me i mirë për shqiptaro-amerikanët!

Read More