– Nga Fatmire Hasani

Pse të rinjtë tanë nuk protestojnë kur ju “bombardohen” universitetet nga politika? Kush na bëri impotent të reagojmë ndaj censurimit të përdorimit të gjuhës tonë? Kur do të ndalojnë universitet duke prodhuar kuantitet? A është koha të frenohet dhe të shtrëngohet arsimi? Kush po prodhon “brez gomarësh” tek shqiptarët?

Read More

Nga Bardhyl Mahmuti--Duke u nisur nga fakti se transformimi i votës së popullit në përfaqësuesit e vet nëpër institucione të niveleve të ndryshme shtetërore, nuk mund të shihet e shkëputur nga sistemi i votimit, debatet që zhvillohen kohëve të fundit lidhur me modalitetet e zgjedhjeve të lira, duhet të jenë preokupim i tërë shoqërisë.

Shprehja e pakënaqësive me sistemin politik në Maqedoni hap, ndër të tjera, edhe debatin rreth mënyrës së përzgjedhjes së përfaqësuesve të popullit në zgjedhje. Aktualisht në Maqedoni, modeli i përzgjedhjes së përfaqësuesve të popullit është model i regjimit partitokratik.

Read More

Vera DUSHI

Në letërsinë popullore shqiptare kanë mbetur antologjike anekdotat me Nastradin Hoxha, të huazuara edhe nga popuj të tjerë të Evropës. Ndër tyre është edhe përalla e quajtur “Gozhda e Nastradinit”.

Thuhej se na ishte një herë Nastradini, me një mysafir të paftuar në shtëpi, që ia kishte zënë shtëpinë dhe nuk donte më t’ia kthente.

Read More

Drejtuar:        Deputeteve të Parlamentit Shqiptar, Znj. Lajla Përnaska, Znj. Mesila Doda, Znj. Arenca Troshani,

Për dijeni:   Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës

Dërgon:      Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve – ZMK

Subjekti:       Kërkesë për seancë dëgjimore 

Të nderuara zonja

Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve ka kryer një investigim mbi programet mësimore të arsimit fillor dhe kurikulat e trainimit për mësuesit e arsimit fillor dhe ka konstatuar me shqetësim se në shkollat tona po kryhen prej 3 vjetësh trainime dhe po botohen dhe ribotohen materiale të cilat në mungesë të plotë të marëveshjeve zyrtare dhe kontrollit të institucioneve kompetente po përdoren për të influencuar në edukimin e fëmijëve sipas disa modeleve që ne i gjykojmë të papërshtatshme për formimin gjinor të fëmijëve të vegjël të moshës 6-9 vjecarë.

Read More

Xhevat Bislimi

Ata që kërcënojnë, shantazhojnë dhe mohojnë liritë dhe të drejtat e tjetrit nuk mund të jenë të dashurit e Zotit

Çështja e “shamisë” dhe shkrimi im nxori në sipërfaqe gjithë injorancën, dogmatizmin, paturpësinë, ideologjinë dhe “programin politik” të disave që fshihen prapa fesë. Madje, autorët e këtyre reagimeve të botuara janë prezantuar si të “dërguar” të Zotit në tokë! Njëri prej tyre, dhe, në njëfarë mënyre, të tre autorët e reagimeve dhe ata që ndodhen prapa “perdesë” pretendojnë se edhe jeta ime varet prej tyre, e kanë në grusht!?

Read More

Arsim SINANI

Ne, Komuniteti shqiptar vazhdimisht jemi të pakënaqur nga pozita e shqiptarëve në institucionet e Republikës së Maqedonisë, dhe vërtetë është për tu shqetësuar sepse numri nuk është proporcional në këto institucione me realitetin e krijuar pas vitit 2001. Do të trajtoj dy aspekte sipas meje shumë të rëndësishme lidhur me fenomenin “administratorët e përgjumur”, përgjegjësia jonë dhe përgjegjësi e institucioneve tona. Më ka trishtuar fakti se të rinjtë tanë pranojnë të rrinë në shtëpi dhe rrogat ti marrin pa kryer kurrfarë pune.

Read More

S k a n d a l o z e

     Revista „MAPO“ që botohet në Tiranë, në numrin e saj të fundit ka botuar një shkrim “Rruga shqiptare drejt Serbisë“ me autor Gjergj Thanasi. Z.Thanasi, me këtë rast publikon disa fakte skandaloze që dëshmojnë qartë bashkëpunimin sekret të qeverisë shqiptare me qeverinë serbe dhe sekserët serbë (pjestarë të bandave kriminale serbe), të cilët gjatë luftës në Kosovë (1998-1999) kanë kryer një sërë krimesh ndaj shqiptarëve. Bëhet fjalë për kontrabandimin e armëve dhe municionit, për shuma të mëdha parash etj. etj, Në këtë artikull publikohet edhe një listë me  emra të përveçëm kriminelësh serbë të përfshirë në këtë skandalë të tmerrshëm. (www.pashtriku.org)
Read More

Në emër të cilit popull: italian, spanjoll, grek…, sepse, sipas jush, në Kosovë nuk ka popull, por ”komunitete”! Prandaj, herën tjetër, Vitor Hugo Pardal është mirë ta saktësoj se në emër të cilit popull po i bie këto “aktvendime”!

Objekti i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Viti, i cili ndodhet në oborrin e Qendrës së Arsimit të Mesëm, është bërë çështje mbi të gjitha çështjet tjera për EULEX-in dhe për njëfarë “gjyqtari” të këtij misioni, Vitor Hugo Pardal. Më është mbushur mendja, duke parë dhe lexuar “aktvendimet” dhe “urdhërat” e tij, se ky Pardali duhet të jetë i të njëjtit zanat, si Shefi i tij, oficer ushtarak në rroba civile, ose “politikan” me ndonjë “mision” tjetër, por jo gjyqtar, jo njeri që ka për qëllim të ndihmojë sistemin e drejtësisë te ne!

Read More

Në formulimin më të thjeshtë, opozitë quhet partia ose partitë që nuk e kanë shumicën e votave në Parlamentin e Kosovës, pra, nuk kanë përfaqësim në Qeveri dhe në Presidencë. Në këtë kuadër, politikisht është korrekte që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) të cilësohet si opozitë, ndryshe nga partitë e tjera, nga AKR e LDD, të cilat luajnë rolin e opozitës në kritika kundër pozitës (PDK-LDK), por kur vjen puna tek përcaktimi dhe votimi, këto dy parti votojnë propozimet e pozitës pa pra, ashtu siç ndodhi edhe në zgjedhjet e fundit komunale.

Read More

Kim MEHMETI

Nëse dehja nga alkooli të çon t’i barazosh mendimet me atë që thua, pra nëse dehja e barazon guximin e gojës me atë të trurit dhe, frikacakun e dehur e çon të thotë atë që nuk guxon ta shpalos kur është esëll, edhe dehja nga politika e bënë njeriun më llafazan. Por, për dallim prej dehjes nga alkoolit, dehja politike nuk e barazon të menduarit me atë që thua, por e bënë të kundërtën: nxitë diarre fjalësh boshe dhe shkakton kaps mendimesh. Andaj edhe ndodh që frikacaku i dehur nga alkooli t’i thotë të vërtetat e heshtura, me çka shihet se ka arritur ta kontrolloj gojën por jo edhe trurin, e që është më e shëndetshme se dehja politike, e cila ta robëron trurin, e i jep liri të plotë gojës.

Read More