Disa Poezi nga Libri im më i Ri
DUA
Dua dielli të rrezojë
Dua hëna të ndriçojë
Dua njerëzit të gëzojnë
Dua fëmijtë të lodrojnë.
Disa Poezi nga Libri im më i Ri
DUA
Dua dielli të rrezojë
Dua hëna të ndriçojë
Dua njerëzit të gëzojnë
Dua fëmijtë të lodrojnë.
Aurel Dasareti, 2010-03-21, Sydney, Australia
Deklarata jote: « Shqiptarët e Maqedonisë kanë status shtet-formues dhe kanë realizuar ndryshime rrënjësore në Kushtetutën e Maqedonisë » është rrenë e kulluar. Bëhu burrë dhe tërhiqe prapa këtë deklaratë të pistë. Është kjo për të mirën e të shtypurve të cilët ti i “përfaqëson” dhe të Kombit në përgjithësi, por është edhe për të mirën personale tënden dhe BDI-së. Deklarata jote skandaloze është tradhti ndaj Atdheut dhe legjitimim i pushtetit diskriminues fashist sllavo – ortodoks mbi popullatën shqiptare të FYROM-it.
Nga Dr. Sulejman ABAZI (NESHAJ)
Sot në opinionin shqiptar qarkullon një Platformë e Shqipërisë Natyrale, e cila pretendon se parashtron objektivat dhe afatet në realizimin e aspiratës shekullore të shqiptarëve për Bashkim Kombëtar të shtrirë në 7 faza kryesore. Nuk mohoet dëshira e madhe që kanë njerëzit për të kontribuar në çështjen kombëtare, të nisur nga dashuria që kanë për atdheun e tyre, Shqipërinë. Kjo është e natyrëshme dhe në të gjitha rastet meriton të përgëzohet. Përmbajtja e librit nuk “gjykon me pathos” (megjithëse për shumë raste do t’u bashkohesha opinionistëve për këtë çështje), por nënvleftëson elementët gjeopolitikë dhe gjeostrategjikë, të cilët varen në ndëthurjet dhe ndërmarrjet e veprimit të faktorit ndërkombëtar, përballë interesave të tyre në këtë rajon. Nuk besojmë se arrin të vlerësohet me vend përçmimi në parathënien e librit për gjithçka shqiptare, duke vënë shenjën e barazimit me produktin e politikës shqiptare në këto 20 vjet.
Demonstratave të Tetovës, që shpërthyen me 23 dhjetor të vitit 1968 u paraprinë disa ngjarje që ndodhën në Kosovë, por në fakt ishte ky një shpërthim i mllefit të akumuluar te shqiptarët për një kohë më të gjatë, për shkak të trysnisë së pushtetit Jugosllav, i cili edhe pse në mënyrë verbale garantonte barazi për të gjithë qytetarët e vet, në praktikë shqiptarët si qytetarë të rendit të dytë e të tretë ishin të shtypur në çdo segment të jetës.
Do të ishte dashur shumë që sot Komisioni i Ligjeve të kishte hapur rrugën e zgjidhjes së problemit të rëndë që ekziston jo mes meje e jush, as edhe mes partive a kampeve tona politike, po mu në mes të rrugës që ndan të shkuarën me të ardhmen europiane të Shqipërisë, ku prej njëzet vjetësh nuk bëhen dot zgjedhje të lira, të ndershme, të pakontestueshme, si në çdo vend tjetër europian.
Të gjithë e dimë dhe e pranojmë se ka korrupsion në Kosovë. Ky korrupsion mund të na lë pa u integruar në Bashkimin Evropian (BE), edhe, nëse doni, pa bashkim kombëtar, bile edhe pa shtet. Këtë shtet po e ha korrupsioni, pa kurrfarë dileme. Si krimbi mollën. Perceptim letrar-romantik? Ndoshta, por kjo është e vërtetë.
Në gazetën Ballkan Web të datës 16 mars 2010 shkruan:
Kosova: Sejdiu në Bruksel: Kosova prezente në operacionet e NATO-s
Në përkujtimin partiakizuar të fillimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ku „merrnin pjesë struktura të larta partiake” të BDI-së, Ali Ahmeti deklaroi:
“Jemi në momente tepër të rëndësishme kur duhet të investojnë shqiptarët për paqen stabilitetin sigurinë ardhmërinë apo për lufta, konflikte, destabilizim. Mendoj që luftërat shqiptarët i kanë kryer me sukses. Kosova shtet i pavarur, shqiptarët e Maqedonisë me status shtet-formues, me ndryshime rrënjësore në kushtetutën e Maqedonisë, me universitete dhe emblema për të gjitha luftërat që janë realizuar në këto hapësira” (www.bdi.org.mk)
Zbardhen vendimet që eliminuan aviacionin
A ka probleme të tjera për të cilat “ Air Policing “ mund të krijojë shqetësime që nuk përputhen me synimet e komandës shqiptare dhe të sigurisë së vendit?
Kjo është një pyetje e mirë. Kësaj mund t’i përgjigjen saktësisht ekspertë të tjerë të aviacionit që janë shumë më kompetentë në këtë fushë dhe që e kanë kaluar shumicën e karrierës në ajër. Unë e kam pasur në tokë, këtë karrierë, megjithëse kam qënë kryeinspektor dhe shef i zyrës së gjeneralit të Forcave Ajrore. Në këtë kuptim do t’ju përgjigjem si observues dhe si takticien gjitharmësh, jo si pilotues. Atëherë le të themi 2-3 shqetësime me shpresë se do të plotësohen por dhe korigjohen nga ky komunikim i ardhshëm. Shqetësimi im i parë lidhet me atë që a përbën hapësira jonë ajrore një “sekret shtetëror“?.
Korçë- Vizita dhe takimi i kryetarit të Partisë Socialiste zotit Edi Rama, në qytetin e Korçës, nxorri në skenë një skenar të fshehtë të drejtuesve të kësaj partie në këtë Qark.
Shenjat më të qarta u çfaqën në selektimin e gazetarëve që do të merrnin pjesë në këtë takim, si edhe në krijimin e një sekretarie brenda në sallë. Organizatorët ishin kujdesur që të mos thërrisnin gazetarët që kanë qënë kritikë ndaj pushtetit local i cili drejtohet nga socialisti Niko Peleshi, ndërsa detyra e sekretarisë ishte të cenzuronte pyetjet që vinin nga salla…