Bashkimi Demokratik Shqiptar përcjell me shqetësim indiferencën e udhëheqësve të partive politike lidhur me fatin e njerëzve që padrejtësisht mbahen nëpër burgjet e Maqedonisë.

Pranimi publik nga të gjitha forcat politike maqedonase se në Maqedoni gjyqësia ka qenë dhe është nën ndikimin e partive politike paraqet momentin e favorshëm që të ngremë zërin fuqishëm për riparimin e pasojave të kësaj “politike gjyqësore”.

Vullneti për të hequr ndikimet e partive politike në gjyqësor dhe krijimin e një gjyqësie të pavarur dëshmohet, para se gjithash, me qëndrimin e qartë dhe pa ambiguitet ndaj viktimave të kësaj përzierje partiake dhe etnike në gjyqësinë e Maqedonisë.

Read More

Xhandari dhe agjenti i partisë në Universitetin e Tetovës janë turpi i partisë dhe frika, tmerri, mafia dhe tragjedia e universitetit. Ata janë zëdhënësit e së keqes në universitet dhe figurat e trishtimit aty, të cilët më shumë veprojnë sesa flasin për të mirën e partisë, jo të universitetit.

Ata kanë edhe ndonjë shkollë, duke filluar nga e mesmja e deri te titulli i doktorit të shkencës, madje marrin edhe vende pune shumë të rëndësishme në universitet nga partia e tyre, e cila i do shumë dhe i vlerëson tepër.

Read More

Tiranë më 10 Mars 2010-Protestë e ZMK:JO RRITJES SË CMIMIT PA TRANSPARENCË

 Enti rregullator i Ujit kërkon të rrisë në mënyrë të paligjshme çmimin e ujit në kushtet e mungesës së plotë të transparencës publike duke mos lejuar as të marrin pjesë në proçes organizatat e konsumatorëve duke shkelur legjislacionin në fuqi

 Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve proteston ndaj Entit Rregullator të Ujit për lojën e shëmtuar në kurriz të konsumatorëve shqiptarë për të bërë fakt të kryer rritjen e çmimit të ujit duke mos lejuar organizatat e konsumatorëve që të shprehin pikëpamjet e tyre për rritjen e çmimit dhe cilësinë e shërbimit

Read More

Shkruajnë: Xhemil  ZEQIRI –Fadil SHYTI

  (Ky shkrim është vazhdim i shkrimit të  dat. 3 mars 2010)

-Mashtruesve politikë që po krekosen në Prishtinë, Tiranë Shkup e gjetiu, kinse, “pavarësia e Kosovës u bë fakt i kryer”-përditë e më shumë po u bien pendlat, ngazëllimi i tyre foshnjor përditë sa vjen e po zbehet; kur populli po e kupton qartë se, gjithçka ishte dhe mbeti mashtrim-vetëm brenda kornizave të një “autonomie të zgjeruar”-siç do të shprehej çetniku, Vuk Drazhkoviq; kur do të thoshte botërisht: “Nëse shqiptarëve ua japim pavarësi të plotë, përsëri do të ngritej në luftë Serbia;  -ndërsa, nëse nuk ua japim shqiptarëve një “autonomi të zgjeruar”- që, do të ishte afër statusit të republikës, përsëri, do të ngriteshin në luftë shqiptarët e Kosovës”.

Read More

Deputeti i zonës së Karadakut, Abedin Zymberi, ka reagoj ashpër ndaj deklaratës siç thotë ai manipulative të Kryetarit të Komunës së Likovës, Sadulla Duraku, të dhënë në lidhje me ekzodusin e shqiptarëve nga rajoni i Likovës, duke qenë i shoqëruar me shokët e tij partiak.

Read More

Serish vjen marsi….

Strategjia e humbjes së gjurmëve iliro-shqiptare dhe shkatërrimit të identitetit kombëtar shqiptar në hapësirat e ish Federatës jugosllave mori goditjen e parë vdekjeprurëse në Universitetin e Prishtinës.

Po bëhen gati tri dekada nga marsi i vitit 1981 kur studentët e këtij tempulli të dijes vërshuan rrugët e kryeqytetit të Kosovës për t’ua bërë me dije udhëheqësve komunist në Beograd dhe argatëve të tyre në Prishtinë se “jemi shqiptar e s’jemi jugosllave”

Read More

Betimi i ushtarit të UCK-së: “Si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe bashkimin e tyre, do të jem përherë besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshëm që në çdo kohë, pa kursyer as jetën, të luftoj për t’i mbrojtur interesat e shenjta të Atdheut. Nëse shkel këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëse tradhtoj, qoftë i humbur gjaku im. Betohem!”

 

Read More

Bardhyl Mahmuti

Integrimi i kësaj Maqedonie në NATO dhe BE do të shndërronte popullin shqiptar në popull apatrid[1]

Edhe pse autoritetet e Shkupit janë të vetëdijshme se shtetet që dëshirojnë të aderojnë në NATO dhe BE duhet të plotësojnë të gjitha kushtet në përputhje me synimet e këtyre institucioneve ndërkombëtare për liri, siguri, demokraci dhe vlera të përbashkëta ato vazhdojnë të funksionojnë mbi bazat e diskriminimit racial.

Maqedonia, me praktikat e veta të diskriminimit është shteti ku më së shumti shkelen të drejtat e njeriut në Evropë ndërsa  shqiptarët në këtë shtet paraqesin popullin më të  diskriminuar dhe më të varfër të Evropës.

Read More

Kim MEHMETI  http://kmehmeti.com/

Në Shqipëri dëgjohet zëri i “popullit opozitarë” si edhe ai i atij “pushtetarë”, por askund nuk dëgjohet zëri i atyre që turpërohen kur shohin si të huajt i pajtojnë politikanët e çoroditur të mëmëdheut tonë. Në Kosovë, më të zëshëm janë ata që degjenerojnë mendimin publikë duke bërtitur “shteti i ri – identitet i ri”, se sa të papunët e rinj kosovarë të cilëve nuk u mungon identiteti – ai shqiptar – por shteti. Në Maqedoninë shumetnike, shumëreligjioze e shumëgjuhësore, ku sundon vetëm etniteti maqedonas, ku bëhet pyllëzimi i shtetit me kryqe ortodokse, e ku të kuptojnë vetëm kur flet maqedonisht, mund ta dëgjosh zërin e shqiptarëve të BDI-së e të PDSH-së, por jo edhe të 70 për qind të popullit që ende nuk është bërë pronë e partive të këtushme politike. Pra, në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, mund të dëgjosh zërat e “popullit opozitarë” dhe atij “pushtetarë”, por jo edhe zërin e popullit.

Read More

Rexhep QOSJA:

ÇLIRIMTARËT E KOSOVËS

Jam i nderuar që edhe sivjet flas në këtë akademi përkujtimore tashmë të çdovitshme.

Është kjo akademi me të cilën e shënojmë Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me të cilën nderojmë themeluesin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; nismëtarin dhe Kryetrimin e Luftës Çlirimtare, Adem Jasharin; me të cilën nderojmë dëshmorët e kombit që u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës; me të cilën nderojmë pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – çlirimtarët e rënë dhe çlirimtarët e gjallë të Kosovës.

Read More