| FBDK: Letër adresuar popullit shqiptar |
Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar buron prej Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar, i reformuar më 28 nëntor 2009, me rastin e Konferencës Riorganizuese të FBKSH-së.
Si organizatë legale, e regjistruar në Tiranë dhe Prishtinë, Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar ka marrë përsipër më tutje misionin e vështirë të ribashkimit kombëtar të Popullit Shqiptar.
Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar i përkushtohet kështu zgjidhjes së problemit kryesor që e ka populli shqiptar, copëtimi, shtypja dhe kolonizimi i huaj nga pushtuesit dhe kolonizatorët serbë, sllavo-maqedonas, malazezë dhe grekë.
Ky problem është jetik, sepse në mungesë të lirisë, në kushte robërie, nuk mund aspak të shkojë përpara zhvillimin dhe përparimin e popullit shqiptar.
Shqiptarë dhe shqiptare!







