image
Mbërritja e pesë luftanijeve turke në Durrës dhe Vlorë ka çuar në reagimin e medieve greke dhe atyre bullgare. Vizita e grupit të Task Forcës turke në ujërat tona tregon se Turqia po merr përsipër detyra të reja në ujërat strategjike të Mesdheut

Mbërritja e luftanijeve moderne turke në Shqipëri me miratim paraprak të parlamentit ka ngjallur reaksione të ndryshme tek agjencitë fqinje të lajmeve. Këtë vizitë e ka pasqyruar edhe Radio Sofja, dhe ndonëse nuk ka pasur deklarata zyrtare diplomatike, duket se edhe diplomacia e vendeve fqinje është përfshirë nga ethet. Agjencia Bullgare e Lajmeve BTA duke iu referuar kësaj vizite ka deklaruar se mediet greke kanë thënë se manovrat detare turko-shqiptare shtojnë nevojën e rishikimit të konceptit për sigurinë kombëtare të Greqisë.

Read More
image
Adelina MARKU-Të votosh apo të bojkotosh? Ose të masturbosh apo të bësh dashuri, në gjuhën e Zhizhek ( Më falni për dozën e filozofëve në shkrimin tim!). Thelbi i vendimit përfundimtar mbetet i pakuptueshëm prej tjetrit, biles ai shpeshherë mbetet i pakuptueshëm prej vendimmarrësit

‘’Nëse nuk i bëjmë me moral dhe të pjekur atëherë si mund t’i bëjmë njerëzit e lumtur?’’ – ka pyetur Kanti dikur për t’u lexuar edhe sot. Këtë mendim/ dilemë të tij sot e thonë politikanët por dhe hoxhallarët e priftërinjtë. Nuk ‘’e përdorin’’ ë, ka dallim megjithatë, ‘’e thonë’’ , ‘’e transmetojnë’’ …herë –herë pa e kuptuar përse biles, mjafton të citojnë një Kant.

Read More
image

Afrim GASHI-Çka është ajo që do të humbin maqedonasit nëse referenca FYROM zëvendësohet me emër tjetër, p.sh. Maqedonia Veriore? Cilat janë rrethanat që pret Maqedonia se do të ndryshojnë kur dihet se Greqia është anëtare e plotfuqishme e NATO-s dhe e BE-së, atje ku Maqedonia pretendon të anëtarësohet?

Kontesti rreth emrit që ka Maqedonia me fqinjin e saj Greqinë kohëve të fundit po fiton aktualitet të madh dhe nevojë urgjente për zgjidhje, ndonëse të gjithë jemi dëshmitarë dhe, si duket, robër të aspiratave megalomane të disa politikanëve nacional-romantikë maqedonas.

Read More
image
Ministria e Drejtësisë dhe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ende nuk po dalin me të dhëna precize se sa është numri i votave fiktive, edhe pas një viti nga përfundimi i zgjedhjeve presidenciale dhe atyre lokale, kur edhe morën kritikat më të ashpra nga misioni vëzhgues i OSBE-së

Bekim MURATI

Edhe pse zyrtarisht partitë në pushtet mohojnë se përgatiten për zgjedhje të parakohshme. Protestat, gurthemelet, takimet me qytetarët, të gjithë këto u ngjajnë zgjedhjeve të parakohshme. Diçka po lëviz, megjithatë asnjërën nga partit politike nuk e shqetëson fakti se në listat zgjedhore edhe më tej ndodhen më tepër se 170 mijë qytetarë të vdekur, ndërsa 250 mijë të tjerë jetojnë jashtë shtetit.

Read More
Zejnulla VESELI
Shkup, 24 qershor – Ministria e Financave ka miratuar ato projekte shqiptare të cilët edhe janë kërkuar nga ministrat e Bashkimit Demokratik për Integrim. Para se të përpilohet propozim-rebalanci, ministri Stavrevski ka realizuar takime me të gjithë ministrat, përfshirë këtu edhe ata të BDI-së, të cilët kanë kërkuar miratimin e projekteve që tashmë janë paraparë në rebalanc. Kështu ka thënë për gazetën KOHA zëdhënësja e Ministrisë së Financave, Ivana Bilbilovska, duke demantuar se Ministria e Financave qëllimisht ka lënë anash vendbanimet shqiptare.

Read More
Evis HALILI
– Me dy ndihmës dhe asnjë drejtues sektori funksionon Qyteti i Shkupit. Institucioni i pushtetit lokal prej vitesh vazhdon të shkelë në formën më flagrante të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga Marrëveshja e Ohrit lidhur me përfaqësimin e drejtë të etniteteve. Situata duket se hëpërhë nuk ka premisa për t’u ndryshuar.

Read More

 Arsim SINANI

Një bestytni thotë se nëse ta prenë rrugën macja e zezë atëherë punët nuk të shkojnë mirë po të shkojnë mbrapsht. E nisa kolumnën time duke aluduar në macen e zezë si një simbol i asaj çka po ndodh me ne dhe rreth e përreth nesh. Nuk d.m.th. se duhet të të kalojë realisht macja e zezë që punët të të shkojnë keq, ka mundësi edhe pa të kaluar macja e zezë që punët të të shkojnë ters. Gjyshja ime thoshte se nëse të kalon macja e zezë mirë është që ta ndërrosh rrugën, sepse mund të të ndodh diçka e keqe dhe e paparashikueshme, se di se sa ka kjo është e vërtetë. Por se macja e zezë u ka kaluar shqiptarëve në Maqedoni mund të jetë edhe e vërtetë, një komuniteti kaq i madh dhe mos të ndërtojë politika dhe strategji dhe të pranojë një pozicionin kaq degradues vetëm ne shqiptarët e Maqedonisë mund ta tolerojmë. Macja e zezë është gjëja më e vogël që po na kalon para këmbëve neve, elitave politike, elita intelektuale, qytetarëve etj.

Read More
image
Nuk pres të ketë Enciklopedisë së parë. Të paktën, kështu shpreson anëtari i redaksisë së re Ramiz Abdyli, i cili ka paraqitur vëretjet dhe kërkesat e tij për korrigjimet që duhet të pësojë enciklopedia. Ai ka kërkuar madje, që enciklopedia të mos quhet ‘maqedonase’ por ‘e Maqedonisë’, të ndryshohet pjesa e historisë shqiptare nga recensentë të angazhuar nga Shqipëria, si dhe të korrigjohet historiku mbi veprimet e NATO-s në Ballkan. Përgjigje për kërkesat, duhet të presë deri në vjeshtë.

Read More
image
Sopotasit që po vuajnë dënimin në burgun e Idrizovës, Sulejman Sulejmani, Samet Lutfiu, Hasan Klaiqi dhe Shaban Limani, mbrëmë kanë marrë konfirmimin me shkrim për vendimin e Gjykatës Themelore të Kumanovës për përsëritje të procedurës nga shkalla e parë, dhe lirimin e tyre për t’u mbrojtur në liri. Edhe përkundër këtij vendimi, sopotasit presin që vendimi të hyjë në fuqi, ndërsa për të duhet afat kohor 3 ditë. Nëse prokuroria nuk reagon ndaj vendimit të Gjykatës së Kumanovës, atëherë sopotasit të Hënën pritet të lëshojnë burgun e Idrizovës. Në të kundërtën, nëse prokuroria nuk jep mendim, atëherë përsëritjen e procedurës gjyqësore nga shkalla e parë, sopotasit do ta presin në burgun e Idrizovës. Avokati Vullnet Paçuku pret që gjykata e Apelit të aprovojë ankesën e tij edhe për rikthimin e çështjes gjyqësore, edhe për 7 të dënuarit e tjerë për rastin e Sopotit.

Read More

Partia Bashkimi Demokratik Kombëtarë-BDK paralajmëron mbajtjen e një Manifestimi kushtuar 98 vjetorit të Çlirimit të Shkupit, nga forcat shqiptare të udhëhequra nga Hasan Prishtina dhe Bajram Curri, më 12 gusht të vitit 1912. Manifestimi do të mbahet me 12 gusht të vitit 2010 me moton” Të përkujtojmë çlirimtarët e Shkupit në wheshin Skenderbeu në Shkup, ndërsa nga BDK ftojnë për bashkëorganizim, partitë politike shqiptare, sektorin joqeveritarë dhe komunat shqiptare. Njëherit BDK përsërit kërkesën për plotësimin e projektit Shkupi 2014 me disa figura të njohura shqiptare, përfshi edhe ndërtimin në sheshin e Shkupit të përmendores së Hasan Prishtinës.

Read More