image
Nuk pres të ketë Enciklopedisë së parë. Të paktën, kështu shpreson anëtari i redaksisë së re Ramiz Abdyli, i cili ka paraqitur vëretjet dhe kërkesat e tij për korrigjimet që duhet të pësojë enciklopedia. Ai ka kërkuar madje, që enciklopedia të mos quhet ‘maqedonase’ por ‘e Maqedonisë’, të ndryshohet pjesa e historisë shqiptare nga recensentë të angazhuar nga Shqipëria, si dhe të korrigjohet historiku mbi veprimet e NATO-s në Ballkan. Përgjigje për kërkesat, duhet të presë deri në vjeshtë.‘Sythat që do të shkruhen do të shkojnë njëherë në kryesi atje, një këshill i veçantë është edhe do të kalojnë nëpër kryesi atje dhe është vështirë të kalojnë sepse dihet disponimi mos ta them haptazi, do të jetë vështirë unë dyshoj jam shumë skeptik se do të dalë ajo enciklopedi. Prandaj ne duhet ta shkruajmë vetë historinë tonë këtu në institut nëpërmes revistës nëpërmes simpoziumeve nëpërmes … kjo është mundësia”, thotë Ramiz Abdyli, anëtar i redaksisë për përpilimin e Enciklopedisë.
Abdyli thotë se megjithë pohimet se enciklopedia e parë maqedonase u hoq nga shitja, ajo vazhdon të shitet.
“Për fat të keq ne vendosëm por ajo po shitet….po shitet, shkoi edhe në Ukrainë e gjithandej do të thotë nuk jemi korrekt dhe kjo është një vërejtje shumë serioze”, shton Ramiz Abdyli.
Ramiz Abdyli tha se për historinë shqiptare po bëhen hulumtime edhe në institutin e trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve. Pritet këto ditë të bëhet kompletimi edhe i stafit të studiuesve si dhe fondeve. Mbështetje për ndihmesë, ky institut mori edhe nga kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti.
Meral ISMAILI