Aida XHONI
Ekspertë, profesorë dhe shoqata joqeveritare, akuzojnë partitë politike shqiptare por edhe ata maqedonase se vazhdimisht eksperimentojnë me nxënësit shqiptarë dhe me fatin e tyre. Ata gjithashtu përshëndesin idenë për unifikim të sistemit arsimor mbarë shqiptarë. Profesori universitar Avzi Mustafa për gazetën “Koha e Re” tha se fajtor kryesor për librin tash më të tërhequr të lëndës “Shoqëria” është numri një i arsimit, i cili nuk e befason me vendimet e tija paushalle.
Ministria e Brendshme jep me qira helikopterin për dasma
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë (MPB) ofron helikopterët e saj me qira edhe për ahengje dhe dasma familjare. Helikopterët e policisë për një orë për shfrytëzim mund të merren me qira prej 500 euro deri në 1500 euro.
Në tre dasma në rajonin e Tetovës, çifti bashkëshortor kishte arritur të shijojë shëtitjen me helikopter, pas shërbimit të paguar në konton e MPB-së. Ky dikaster jep me qira helikopterët, për shkak se në Maqedoni akoma asnjë agjenci apo kompani private nuk ofron shërbime të tilla.
“Për shkak se nuk ka helikopterë privat, shumë qytetarë drejtohen tek ne për të shfrytëzuar shërbimet për nevojat e tyre festive. Në shumë raste helikopterët tanë shfrytëzohen edhe nga shtëpi produksioni dhe filmike”, ka theksuar zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski.
Gjeografia për klasën e VII, etiketon shqiptarët me prejardhje rome, turke…
Ndër të tjera në këtë libër, botim i vitit 2003, autorë i të cilit janë 5 doktorë shkencash edhe atë Dragan Vasileski, Bllagoja Markoski, Nikolla Panov, Nikolla Dimitrov dhe Gjorgji Pavllovski shkruan:
“Vendosja e paraardhësve prej ku rrjedh popullsia shqiptare në Maqedoni ka filluar para 220 vjetëve, gjegjësisht kah fundi i shekullit të XVIII. Në fillim kishte numër të vogël të tyre. Në shekullin XIX, fillon valë e re e vendosjes së shqiptarëve në Maqedoni, atëherë janë vendosur numri më i madh i shqiptarëve. Theksojmë se vendosja e re e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë nuk është proces i mbaruar, ai bëhet edhe sot, në fillim të shekullit të XXI. Vendosja e këtillë, në momente e pakontrolluar, vendosja në mënyra të ndryshme, mund t’i dëmtojë të gjithë në Republikën e Maqedonisë”.
Viktimë e injorancës dhe e shpirtngushtësisë
Mjafton një periudhë disavjeçare përgjumjeje, vullgaritet në arsim e kulturë, mjafton vetëm një dekadë të të qeverisë ai që ta helmon sferën e arsimit dhe të kulturës, që të humbësh përgjithmonë disa gjenerata e të marrësh plagë të rënda në trupin etnik. Pastaj, mjafton një popull ta lësh në duart e atyre që nuk kanë vesh për urdhrat e dijes dhe të urtësisë, në duart e atyre që dëgjojnë vetëm zhurmën e primitivizmit të vet, e që ai popull, gjatë kohë të mos e kuptojë se është kapur në rrjetin e mediokritetit shpirtëror, mediokritet i cili gjithmonë shoqërohet nga veprime që i ngjajnë bërjes së vrimës në ujë. Dhe dy dekada me radhë, shqiptarët e Maqedonisë nuk bëjnë thuajse asgjë tjetër përpos që ankohen se dikush ua mëkëmb kulturën, se fëmijët e tyre mësojnë nga librat e autorëve serbë e maqedonas, e të cilët Kosovën e tregojnë si pjesë përbërëse të Serbisë dhe të kaluarën dhe vlerat shqiptare i pasqyrojnë në librat shkollorë po aq sa edhe ato të aborixhinëve të Australisë. Por, edhe pas gjithë këtyre ankesave, fëmijët shqiptarë vazhdojnë të mësojnë nga librat shkollorë të botuar me lejen e një ministrie që më shumë i ngjan drejtorisë së një kooperative bujqësore me sekretare të bukur, sesa institucionit që vendos për kahen e rrugëve të dijes.
Agim Çeku: Duhet të mendojmë edhe për mbrojtjen e vendit
Ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Çeku, ka deklaruar se institucionet e Kosovës duhet të mendojnë edhe për ngritjen e kapaciteteve për mbrojtjen e vendit. Ai ka theksuar se deri më tani faktori ndërkombëtar na ka imponuar të bisedojmë vetëm për sigurinë, të kemi vetëm forca të sigurisë, të kemi vetëm polici e assesi të mos bisedojmë, të planifikojmë apo të ndërtojmë kapacitetet për mbrojtjen e Kosovës. Në çdo vend tjetër, në çdo vend normal flitet për mbrojtje dhe siguri. Sot, mbrojtja e integritetit dhe sovranitetit territorial të Kosovës është plotësisht e varur nga faktori ndërkombëtar, nga KFOR-i apo nga NATO-ja. Institucionet e Kosovës duhet të nisin të mendojnë për hartimin e planeve dhe të mekanizmave mbrojtës të vendit, ka porositur ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetari aktual i PSD-së, Agim Çeku
OKB: Shpejtohet diskutimi për Kosovën në AP?
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të diskutojë më 9 shtator propozim-rezolutën serbe për Kosovën. Kërkesa, sipas Beogradit, është pranuar nga drejtuesi libian i sesionit.
Këto të fundit pohojnë se Abdulasalam Treki, ministri libian që është zgjedhur në krye të sesionit të 64-ët të Asamblesë së Përgjithshme, ka pranuar kërkesën e Serbisë që debati për propozim-rezolutën rreth Kosovës të mbahet në 9 shtator.
Në shtator, 10 vende do ta njohin Kosovën
Në fillim të shtatorit pritet vala e njohjeve të shteteve që do ta njohin Kosovën pas vendimit pozitiv të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Kësaj here lajmin e kanë furnizuar jo burime nga Kosova, por nga Beogradi. Edhe pse parashikimet e shefit të diplomacisë kosovare, Skënder Hyseni, se gjatë verës 35 shtete do ta njohin Kosovën nuk dolën të sakta, vala e njohjeve po përgatitet për vjeshtë.
Hyseni është korrigjuar me deklaratën se Kosovën në shtator do ta njohin 10 vende, ndërsa Dushan Janjiç, drejtori i forumit për marrëdhënie ndëretnike vlerëson se kjo është reale, shkruan gazeta serbe “Alo!”.
Simbolet shqiptare surprizojnë Miss Universe në Las Vegas
Simbolet shqiptare surprizojnë Miss Universe. Pas Anxhela Martinit, e cila u shfaq të hënën me veshjen e Victoria’s Secret, ku në vend të krahëve të engjëjve ishin stiluar krahët e shqiponjës, edhe Kosova ka befasuar me elementët kombëtarë.
Bukuroshja Kështjalla Pepshi, e shpallur si Miss Kosova, ka pozuar në kategorinë e veshjeve kombëtare në Mandalay Bay Resort and Casino në Las Vegas, me përkrenaren e Skënderbeut dhe skeptër. Elementët e forta kombëtare kanë qenë jo vetëm pjesë e rregullave, për të gjitha vajzat konkurruese, pasi për Miss Kosova, veshja ishte një mënyrë ideale për të promovuar vlerat dhe historinë e Kosovës.
Ndërkaq, vajza shqiptare, Anxhela Martini, është shfaqur me një veshje të Victoria’s Secret me shqiponjën dykrenare. Por nuk ka mjaftuar kaq, pasi dy ditë më pas vajza shqiptare dhe një tjetër nga Irlanda janë bërë shkak për polemika. Kanë qenë fotot e tyre që janë bërë objekt debati, pasi të dyja vajzat shfaqen topless dhe të mbuluara vetëm me bojë. Kritikat kanë goditur direkt fotografin Fadil Berisha, i cili, sipas ABC-së, ka sjellë elemente nudizmi, duke anashkaluar bukurinë dhe zgjuarsinë e vajzave.
Ajo në politikë
Nëse nuk fryn era, lundro! –e thënë e Benxhamin Franklin në rolin e satiristit në këtë kontekts.Tek ne era ka ndaluar të fryjë një kohë të gjatë, të paktën në viset ku jetojnë shqiptarë, e që shumë pak vizitohen nga politikanët shqiptarë e pothuajse aspak nga politikanet shqiptare. Meqë politika zgjon kërshëri tek unë, me shumë andje ndjek dhe aktivitetin e gruas në politikë ose të asaj që është lidere në çështjet të cilat i promovon shoqëria civile. Çka ka ndryshuar në këtë mes?
Përmendoret e harruara shqiptare
Aida XHONI
Edhe pas shumë paralajmërimeve se së shpejti do të vendosen dy nga pesë figurat e personaliteteve shqiptare në sheshin e kryeqendrës në kuadër të projektit “Shkupi 2014”, asgjë të re në këtë drejtim. Në BDI pohojnë të kenë dorëzuar iniciativën deri tek Komuna Qendër para disa muajve, ndërsa pritet vendimi i komunës, e cila duhet të veprojë në bazë të planit urbanistik të saj.

