FUQIA E NJERËZIMIT NË DUART E ASKUJT
Nëse dikush do të pyes se kush e mban botën me duart e arta, kush fiton kohën në prizmat modern, do të thoja vetëm rinia e shoqërisë ku jetojmë, sepse kjo moshë ka vullnet, ambicje, rreth të ngushtë dhe kolegialitet.Jo më kot Migjeni ka thënë “Qeshu rini. Qeshu. Bota është e jotja”.Dhe ne, në bazë të kësaj teoreme pikante dëshmojmë qartë se në rrruzullin tokësor duhe të dominon mosha e rinisë në politikë, arsim, ekonomi etj.Jemi koshient të asaj se çka po ndodh në Maqedoni, sa halle e probleme ka ky vend, pa emër, pa gjuhë, pa identitet, pa ligje të mirëfillta, me diskriminim, paragjykime, dhe mijëra stereotipe të tjera të cilat dashtë e pa dashtë njëllosin zemrën e shqiptarëve dhe moshën më me vlerë, rininë.