Shkruan: Fadil Shyti

Në poezinë e famshme, “Krishti me kamxhik” në vitet 30-ta, Noli i madh shkruante:

Në kështjellë t’atdheut, në tempull të fesë

Read More
“Deklarata e përbashkët e dy kryetarëve të grupeve të Parlamentit Europian është pasqyra më shqetësuese që i është vënë ndonjëherë përpara në këta 10 muaj Shqipërisë për krizën e për pasojat e mundshme të saj. I vetmi njeri që sot i kthen shpinën kësaj pasqyre është Sali Berisha.” Ka qenë ky reagimi i menjëhershëm i Kryetarit të PS, Edi Rama, pas publikimit të deklaratës nga Parlamenti Europian.

Lideri i opozitës nënvizoi se mospërmbushja e kriterit politik për të shkuar më tutje në rrugën e integrimit është këmbana më e fortë e alarmit që ka rënë gjermësot në Europë për krizën e sotme në Shqipëri.

Edi Rama ka treguar edhe përgjegjësin e dështimit të iniciativës europiane për zgjidhjen e krizës në vend: “Unë mund të shoh drejt e në sy çdo shqiptar të interesuar për zgjidhjen e kësaj krize, socialist a demokrat pa dallim, e t’i them se zgjidhja përmes kompromisit ishte e mundshme, është e mundshme, mund dhe duhej të ishte pranuar për të mirën e Shqipërisë e të shqiptarëve, duke i hapur rrugë transparencës e integrimit. I vetmi njeri që nuk e pranoi zgjidhjen e mundshme dhe transparencën e domosdoshme ishte Sali Berisha.

“Mes vizave dhe vizës mbi Shqipërinë, Sali Berisha preferon të dytën, vetëm e vetëm që të mos hapen kutitë e të mos dalë e vërteta”, tha Rama duke nënvizuar se beteja e opozitës për transparencë nuk do të reshtë dhe nuk ka përfunduar.

Read More

Nga LULZIM Z. HAMIDI

Duhet të kemi parasysh se,do individë e kanë të dhënë nga zoti që në një moment të caktuar të bëjnë vepra të mëdha.Dikush nuk e ka atë privilegjion,por askush nuk I ka faj!Së paku të ketë respect ndaj atyre që ishin aty,vepruan,bënë një vepër madhore dhe deri në fund të jetës së tyre së paku u munduan të jenë realistë,besatarë,me vyrtyte të larta njerëzore dhe kombëtare!

Dikur,në pranverën e 1990.nga disa entuziast,në mes të cilëve edhe z.Nevzat Halili, duke iu referuar çështjes së padefinuar të shqiptarëve në ish shtetin egzistues të atëhershëm ,së pari në ilegalë e pastaj, po ato ditë të asaj pranvere u formua një subjekt politik ,që ngjalli shpresat e popullit tonë se do të vinë ditë më të mira!.

Read More
 Shkencëtarët thonë se dy skelete të gjetura në një shpellë të Afrikës së Jugut, i përkasin një specieje të paklasifikuara më parë, të hominidit, apo parardhësit të njeriut. Ky zbulim mund të ketë hedhur dritë të re tek evolucioni i species njerëzore, homo sapien dhe nxit interes të mëtejshëm tek evolucioni i njeriut. Në Muzeun e Historisë së Natyrës në Qendrën Smithsonian këtu në Washington, është hapur një ekspozitë e re, e cila bazohet tek kërkimet shkencore të më tepër se një shekulli, lidhur me origjinën e njeriut
 
:

Read More

Shkolla e mesme në Tearcë vetëm premtimUrim Hasipi
Edhe këtë vit nuk do të fillojë të ndërtohet shkolla e mesme në komunën e Tearcës, edhe pse kjo ishte premtuar nga ana e kryeministrit Nikolla Gruevski, një vit më parë gjatë vizitës që i bëri kësaj komune në prezencë edhe të zëvendëskryeministrit Abdilaqim Ademi. Mjetet të cilët ishin paraparë për këtë qëllim janë stopuar për shkak të rishikimit të buxhetit dhe këtë vit as që do të fillohet të punohet në këtë drejtim. Kjo është bërë e ditur edhe nga ana e kryetarit të komunës së Tearcës Isen Asani, i cili tha se është e vertetë se kryeministri ka bërë një premtim për rregullimin e një shkolle të mesme në këtë komunë.”Gjatë vizitës së tij që kryeministri i bëri komunës sonë më 25 maj të vitit të kaluar, premtoi investimin për shkollën e mesme por ky investim është stopuar për shkak të krizës ekonomike”, tha shkurt kryetari Asani.

Read More

Laura PAPRANIKU
Maqedonia është ndër vendet e pakta, nëse jo të vetme të botës së qytetëruar ku të merresh me shkencë nuk është ndonjë punë me vlerë. E sikurse thotë një fjalë e urtë popullore “peshku prishet nga koka”, edhe me shkencën këtu në Maqedonia ka ndodhur e njëjta. Sado modest të jetë kontributi që mund të jepej nga ana e një shteti prej 2 milionw banorësh, kjo është një temë që duke mos u diskutuar po shndërrohet në një tabu të shoqërisë. Në mbi 25 institutet shkencore që numërohen te ne, qofshin të themeluara prej fakulteteve apo të pavarura prej tyre, në të gjitha ka mungesë të dukshme kadrovike

Read More
Driton ZENKU
Gostivar- Për veç propozim vendimit për furnizim me kompjuterë personal të këshilltarëve komunal në Gostivar, në seancën e 12 me radhë lindi edhe ideja që atyre tu mbulohen edhe shpenzimet e telefonit dhe internetit. Propozimi erdhi nga këshilltari i PDSH-së Zeni Bilalli, i cili idenë e tij e ka mbështetur në praktikën e Komunës së Tetovës, por edhe komunave të tjera, duke propozuar që këshilltarëve komunal t’ju sigurohet edhe rrjeti i internetit si dhe 2000 denarë shtesë për harxhimet e telefonit. Por propozimi i këshilltarit të PDSH-së do të shqyrtohet nga organet komunale, ndërkaq propozim vendimi për furnizim me kompjuterë personal të këshilltarëve komunal u miratua njëzëri nga ana e këshilltarëve.

Read More
Tetovë- Me tridhjetë vjet burg të enjten Gjykata Penale e Tetovës ka dënuar tre të rinj, të cilët ngarkohen për vrasjen e 58-vjeçarit Ismet Jahija, krim që ndodhi për dy qira të papaguara. Në seancën e të enjtes trupi gjykues e ka mbyllur procesin gjyqësor, duke e dënuar me njëzet vjet burg 23-vjeçarin Haki Shabani, ndërsa me nga pesë vjet 20-vjeçarin Jumni Xhemaili dhe Agim Miftarin 24 vjeç, të tre nga rajoni i Tetovës. Sipas aktakuzës, tre të rinjtë më katërmbëdhjetë shtator të vitit të kaluar, me një automatik, në afërsi të fshatit Gjermë, e ekzekutuan 58-vjeçarin. Hetimet policore vërtetuan se burri u vra me nëntë plumba të qëlluara nga një automatik, për shkak se i kishte kërkuar që t’i paguhet qiraja e banesës.

Read More

Princesha trashëgimtare e fronit mbretëror të Suedisë, Victoria u martua me Daniel WestlingPrincesha 32 vjeçare, trashëgimtare e fronit mbretëror suedez, Victoria u martua me, princin e saj, ish trajnerin e fitnesit Daniel Westling, në Stokholm. Ceremonia u zhvillua në katedralen e qytetit “Storkyrkan”, e mbushur me 1.100 vetë, të ftuar nga të gjitha oborret mbretërore evropiane. Daniel Westling bir i një familjeje nëpunësish, merr titullin Princ i Suedisë. Në një mot pa shi por me vranësira, dhjetëra mijëra vetë vërshuan nëpër rrugët e kryeqytetit suedez, Stokholm për të parë princeshën e zemrës, Victoria dhe princin e ri. Pikërisht në këtë ditë para 34 vjetësh në të njëjtin vend janë martuar edhe Mbreti Carl Gustav dhe Mbretëresha e lindur në Heidelberg të Gjermanisë, Silvia. Televizionet nga e gjithë bota e transmentuan drejt për së drejti këtë eveniment.

Read More
image

 Komuna e Haraçinës vazhdon të përballet me neglizhencën e Qeverisë, mbi financat. Kjo akuzë e kryetarit Bastri Bajrami drejtuar qeverisë arsyetohet në shpërndarjen jo të barabartë të huas që ekzekutivi ka marrë nga Banka Botërore për ndërtimet e rrjetit të ujësjellësve dhe kanalizimeve nëpër komuna. Nga gjithsej 50 milion euro, komunës së Haraçinës i janë dhënë vetëm 154 mijë euro ndërsa komunave më shumë të zhvilluara siç është p.sh ajo e Gazi Babës i janë transferuar 795 mijë euro. Me paratë e marra Komuna e Haraçinës nuk mund të realizojë as gjysmën e projektit për ndërtimet e kanalizimit dhe ujësjellësin pasi nevojiten gjithsej 600 mijë euro. Sipas Bajramit, ky është diskriminim klasik që po i bëhet komunës së Haraçinës. “Pyesim publikisht qeverinë se në bazë të cilave kritere ka marrë vendim që komunës së Haraçinë me mbi 15 mijë banorë ti ndajë 154 mijë euro ndërsa disa komunave të tjera të cilat kanë më pak se gjysma e banorëve të komunë së Haraçinës janë ndarë dyfish e trefish më shumë mjete për ndërtimin e kanalizimit dhe rrjetit të ujësjellësit. Le të urdhërojë të vijë një përfaqësues I Qeverisë dhe të bëjë llogari se sa mund me 154 mijë euro të ndërtohet kanalizimi dhe rrjeti për ujë të pijshëm për Haraçinën”, deklaroi Bastri Bajrami,  kryetar i Komunës së Haraçinës. Nga Qeveria heshtin për akuzat e kreut të komunës së Haraçinës. Bastri Bajrami thotë se shkurtime ka edhe në arsim për 1.5 milion denarë ku gjendja është katastrofike për shkak të mungesës së ambienteve, madje nga 43 nxënës mësojnë në një klasë.

Read More