
Numri i vendeve të parapara të lira në universitetet publike në Maqedoni është 1570, gjegjësisht në Universitetin Shën Qirili dhe Metodi në Shkup 795 vende, në Shën Klimenti i Ohrit në Manastir 130 persona të moshuar, në Universitetin e Tetovës 525, si dhe 120 vende janë paraparë për Universitetin Goce Dellçev në Shtip.
Qëllimi i projektit është mundësimi i kushteve për fitimin e diplomës akademike për personat që nuk kanë arritur ta përvetësojnë të njëjtën paraprakisht.
Lorik Cana vizitoi Tetovën
TETOVË, 19 QERSHOR – Futbollisti shqiptar me famë botërore, Lorik Cana, të premten ka vizituar komunën e Tetovës, ku u prit nga kryetari Prof. Dr. Sadi Bexheti. Kjo është hera parë që kapiteni kombëtares shqiptare viziton Tetovën.
Cana, që aktualisht është lojtar i ekipit anglez të Sanderlendit dhe njëkohësisht edhe lojtar i kombëtares shqiptare, pati një bisedë konstruktive me kryetarin e komunës së Tetovës, Prof. Dr. Sadi Bexheti në lidhje me aktivitete sportive që organizohen në rajonin e komunës së Tetovës.
Gjatë vizitës në Tetovë, Cana u takua edhe me drejtuesit e dy klubeve më të mëdha të futbollit në qytet “Shkëndija” dhe “Renova”.
Pas kësaj Cana i shoqëruar nga kryetari i komunës, kanë shëtitur nëpër bulevardet e Tetovës, ai gjithashtu mori pjesë edhe në turneun e futbollit në fshatin Reçicë të Vogël.
Kurti: Pavarësisë t'ia shtojmë sovranitetin
Radio Evropa e Lirë: Zoti Kurti pse vendosi Lëvizja Vetëvendosje të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare?
Albin Kurti: Ky vendim është marrë pasi që kemi diskutuar për një kohë shumë të gjatë. Për pesë muaj i kemi shoshitur hollësisht të gjitha përparësitë dhe mangësitë, dëmet dhe dobitë për pjesëmarrjen, përkatësisht mospjesëmarrjen tonë në zgjedhje. Besoj që arsyeja kryesore e cila ishte vendimtare që ne të marrim pjesë në zgjedhjet e ardhshme është fakti se shpallja e pavarësisë së Kosovës, meqë nuk u parapri nga e drejta e vetëvendosjes, ajo nuk u pasua nga sovraniteti dhe nëse do të vazhdohet me këtë pavarësi formale pa sovranitet, atëherë ne jemi shumë të brengosur që asaj do t’i rrjedhë edhe formaliteti. Pra, ne vendosëm që të marrim pjesë në zgjedhje, meqenëse është urgjente që gjatë këtyre një apo dy viteve më së shumti, pavarësisë t’ia shtojmë sovranitetin. Në të kundërtën, do të ndodhemi në ndonjë situatë që mund të jetë edhe më e keqe sesa Bosnja. Lëvizja “Vetëvendosje” e ka në fokus të saj, sovranitetin, i cili besojmë se është parakusht për dy gjëra thelbësore: demokracinë në njërën anë dhe zhvillimin ekonomik në anën tjetër.
Thembra e Akilit nën shënjestër nga maqedonasit
Protektorati ndërkombëtar ofron zgjidhje për në Bashkimin Europian
Hadi Osmani-f.Sllupçan-Zvicër
Në dallgën e shkumbave të mëdha, në oqeanin pa qetësi , me lundra e me anije, po bën ballë me halle e probleme populli fisnik, ndërshekullor, shqiptarët e Maqedonisë të cilët kanë të ndarë zemrën në copë-copë sepse jo më kot janë të degraduar, të vuajtur dhe ende nuk ka “HAPY END ”….ndërkaq jeta vazhdon ndërsa ne presim një shkop magjik, apo dhe një zanë mali të vijë dhe të shndërrojë skëterën në liri, demokraci dhe ajo që më së shumti na dhemb, është drejtësia.
PËRBALLIMI!
( Kushtuar, Albin Kurtit, me rastin e njëvjetorit të vizitës së tij në Skandinavi- si një kujtim madhështor, për qëndresën e tij, të shokëve dhe shoqeve të rezistencës sonë).
…Ata, e kuptonin që në fillim kur erdhën të ftuar nga Putha Thembërorët e tyre shqipfolës se, në tokën e djegur dhe të përgjakur të Dardanisë, nuk ishin ardhacakët e parë ”shpëtimtarë”, që me aq cinizëm e “bujari”, pabesisht, po i sillnin civilizime dhe kultura të mëdha “një kombi të vogël”-siç e quanin dhe i kujtonin me përçmim shqiptarët -me tepër ironizim…
PDSH, ndërkombëtarët të ndryshojnë qasjen ndaj qeverisë
Gjendja politike, ekonomike e kombëtare e shqiptarëve të Maqedonisë është e rëndë, kjo si pasojë e politikës së dy partive në qeveri VMRO DPMNE dhe BDI-së, që nuk angazhoen për futjen e vendit në NATO dhe BE. Kështu deklaron Kryesia e PDSH-së, e cila i ka bërë thirrje faktorit ndërkombëtar që të ndryshojnë qasjen ndaj kesaj qeverie.
PDSH-ja më tej ka akuzuar BDI-në për mungesë kapaciteti për të ndikuar tek partneri i i koalicionit.
“Apelojmë bashkësinë ndërkombëtare që të ndërojë qasjen ndaj kësaj qeverie, e cila përshkak të politikës së saj të rejshme meriton të ndëshkohet.Kryeministri Gruevski me kokëfortësi e toleron situatën e moszgjidhjes së problemit lidhur me emrin megjithse ai dhe gjith të tjerët e dijmë se kushti kryesorë I integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE, është kompromisi I zgjidhjes së emrit.
Fshehja pas dështimit
Bekim MURATI
Partia shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), pret nga partneri i saj i koalicionit VMRO-DPMNE-së që të ndërmarrë hapa konkretë në deblokimin e negociatave, e jo vetëm prononcime deklarative me të cilat do të justifikohet mosuksesi nga samiti i fundi i Këshillit të Ministrave në të cilin Maqedonisë nuk iu caktua datë për fillimin e bisedimeve me BE-në.
Opozita dhe shoqëria civile paralajmërojnë protesta
Protestat e LSDM-së, protestat e sindikatave si dhe protestat e Këshillit të Organizatave Shqiptare do të zëvendësojnë muajt e pushimit veror. Partitë e koalicionit kanë bërë të ditur se nuk i druhen këtyre protestave, të cilat kanë lodhur qytetarët
Partitë politike, organizatat joqeveritare por edhe sindikatat kanë paralajmëruar protesta masive edhe gjatë këtyre muajve të ardhshëm të verës.
Zgjidhje e përkohshme për frustracionin afatgjatë
Nëse politikanët kryesisht e përcaktojnë rendin e një shoqërie, nëse dijetarët i lartësojnë dhe i afirmojnë vlerat morale dhe ato njerëzore, atëherë është e pritshme që skamnorët dhe hallexhinjtë të jenë ata që më së shumti i besojnë politikës edhe atë, të bindur se janë mbrojtës të moralit dhe njerëzores, e duke mos e vërejtur se nuk kanë kushte për ta bërë këtë. Dhe sa më e varfër është një shoqëri, aq më shumë rritet fanatizmi partiak, dhe sa më i paktë është numri i atyre që mbrojnë vlerat dhe moralin njerëzorë, aq më të fortë e më të papërgjegjshëm bëhen politikanët. Kështu që, në shoqëritë ku forca partiake është proporcionale me mjerimin e popullit, nuk janë aq të rrezikshëm politikanët e papërgjegjshëm, por ata që u besojnë atyre.
Bombë në xhipin e biznesmenit në Shkup
Një bombë e fuqishme ka shpërthyer duke hedhur në ajër një pjesë të veturës xhip “Kia Sorento” të një biznesmeni në Shkup.
Shpërthimi ka ndodhur në lagjen Dame Gruev në Shkup, ndërsa policia ka zbardhur se bëhet fjalë për njërin nga pronarët e furrës për prodhimin e bukës “Special” nga Shkupi, me inicialet S.GJ.
