Imer Selmani kërkon zgjedhje të parakohshme
‘Politika shqiptare po përjeton krizën më të thellë, me poshtërimin më të madh për shkak të veprimit tejet nënçmues dhe inferior të partisë shqiptare në pushtet. Partia tjetër shqiptare parlamentare, në opozitë është jashtë parlamentit, po vazhdon helmimin e politikës shqiptare, me denoncime, sharje dhe ofendime duke i mbetur besnik dhunës politike brenda shqiptare. Ortakët qeveritar, VMRO DPMNE dhe BDI nuk kanë vullnetin, nuk kanë guximin politik që të zgjidhin këto çështje të hapura. Demokracia e Re kërkon që këto parti politike të japin dorëheqje dhe të shkojnë në zgjedhje të parakohshme.’, ftoi Imer Selmani, kryetar i DR-së.
Të rishikohet procesi kundër Kurtit

Ndonëse dënimi prej 11 muaj burg kundër liderit të lëvizjes “Vetëvendosje” vazhdon të cilësohet si i padrejtë dhe në kundërshtim me të gjitha normat ligjore, si nga vetë Kurti dhe përfaqësuesit e Këshillit Kundër Procesit Gjyqësor ndaj tij nga të gjitha trojet shqiptare, ky i fundit tha të shtunën, në një konferencë për medie, se nuk e ka ndërmend të ankohet për dënimin e shqiptuar, sepse as nuk e ka njohur gjyqin kundër tij, nuk do ta njohë as tash për ta ushtruar të drejtën ligjore të ankesës. “Unë nuk do të ankohem për këtë vendim që kanë marrë të hënën që shkoi, për shkak se nuk dua t’i ankohem instancës të cilën nuk e njoh dhe nuk e pranoj”, tha kreu i lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti. Ndryshe, sa i përket interpretimit ligjor, nëse ai ia mundëson apo pamundëson kandidimin në zgjedhjet për të cilat është deklaruar” VETËVENDOSJA” se do të marrë pjesë në to, ai tha se kjo çështje duhet të studiohet mirë dhe interpretohet si duhet nga ekspertët ligjorë, për çka akoma nuk ka pasur ndonjë analizë konkrete.
Lulzim Basha kandidat për kryetar të Tiranës
Gazeta Shqiptare shkruan se ndër më të sigurtat “përfolje” tryezash nga ana e PD-së, emri i kandidatit që diskutohet më shumë për kryeqytetin, është ai i ministrit të brendshëm Lulzim Basha.Edhe pse nuk është mbledhur asnjë nga forumet e dy partive kryesore për të përcaktuar se cila do të jetë gara reale në terren, dhe shpallja e kandidatëve, sigurisht në tavolinat kryesore të deputetëve, të lidhur me drejtuesit kryesorë të partive, si Berisha ashtu edhe Rama, emrat e kandidatëve janë duke u lakuar gjithmonë e më tepër.
Më shumë azilantë në Evropë në 2009
Numri i njohjeve të kërkesave për azil në Evropë është rritur pak vitin e kaluar. Megjithatë Komisari për Refugjatët i KB kritikon Evropën se po mbyll dyert.
Sot në ditën ndërkombëtare të refugjatëve (20 qershor), Zyra e statistikave Eurostat publikoi shifrat e procesevve të azilit në Bashkimin Evropian. Sipas të dhënave, vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë marrë vitin e kaluar 317.500 vendime për cështje azili, ndër të cilat ka njohur si refugjatë 78.800 vetë. Kjo shifër është 3 000 më e madhe se një vit më parë. Vitin e kaluar u shtruan 261 000 kërkesa për azil në BE.
Bekim Fehmiu nuk ka nevojë për lotë krokodilësh
Nga ELIDA BUÇPAPAJ–Post mortum
Bekim Fehmiu, aktori më i madh shqiptar i skenës dhe ekranit të madh iku nga kjo botë në kohën kur kultura shqiptare përjeton krizën më të thellë të identitetit pasi politika ka uzurpuar vendin e protogonistit, duke i lënë artistët në hije, të jetojnë dhe të vdesin në harrim.
Bekim Fehmiu, Marlon Brando shqiptar, i jashtëzakonshëm, me një karakter shumëdimensional, shumëplanesh, i destinuar për role dramatike, me botë të madhe shpirtërore, imponues, që mjafton një herë ta shihje në ekran dhe të mos e harroje për të gjithë jetën. Kandidat për Palmën e Artë në Festivalin e Kanës, të cilën do ta kishte fituar po të mos ishte shqiptar, çmim i mjerimit ku na ka degdisur politika. Ka interpretuar si kollos mes kollosësh përkrah me John Huston, Ava Gardner, Charles Aznavour, Irene Papas, Claudia Cardinale etj.
Startojnë fluturimet e Easy Jet edhe në Kosovë
Prej 19 qershorit të këtij viti edhe në Aeroportin e Prishtinës ka filluar të operojë kompania më e lirë në fushën e aviacionit civil “Easy Jet”.
Aviokompania e fluturimeve të lira, (low cost), “EasyJet”, kreu sot rreth orës 20:15 fluturimin e parë nga Baseli për në Prishtinë dhe anasjelltas, fluturim i rëndësishëm si për kompaninë ashtu dhe për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës dhe qytetarët e Kosovës.
Vërshime (pseudo)intelektualësh
Forca e një populli, zakonisht, vlerësohet sipas zhvillimit të tij arsimor. Shqiptarët në Maqedoni, qoftë në sistemin sllavo-komunist, apo në këtë, që e quajmë demokratik, kanë përjetuar çaste të vështira përbuzjeje, duke u detyruar të kënaqen vetëm më atë që u ka lejuar dhe u lejon “padroni”. Prandaj, jo rastësisht, me themelimin e Universitetit të Tetovës, ata u bënë si një, duke e mbështetur atë moralisht dhe materialisht. Nuk e zbrapasën as atëherë kur ai u përgjak dhe kur u quajt “fëmijë i porsalindur i vdekur”. Erdhi në shprehje uniteti i vërtetë dhe ai, me të drejtë u shndërrua në institucion të lartë arsimor të popullit. Të ndihmuar edhe nga universitetet simotra nga Shqipëria e Kosova, jo vetëm lëshoi shtat në rritën e tij, por u bë një vatër e vërtetë e dijes për brezat tanë të rinj.
Aktori austriak i gatshëm të martohet me Arigonën
Pas deklaratës së diskutueshme të ministres së Brendshme austriake Maria Fekter, se Arigona Zogaj mund të qëndrojë në Austri vetëm nëse ajo martohet me ndokënd, në skenë është paraqitur artisti i njohur austriak Alfons Haider, i cili i ofron Arigonës publikisht martesë. “Po ta dija se do t’i ndihmoj, unë do ta martoja Arigonën dhe kjo nuk do të ishte martesë për ta rregulluar lejen e qëndrimit, por do të ishte një bashkëshortësi e vërtetë nga zemra dhe me plot bindje”, ka deklaruar artisti dhe aktori i njohur austriak Alfons Haider në një emision të realizuar nga Televizioni austriak shtetëror. Një këndvështrim krejtësisht tjetër ka pasur kryetari i Partisë Aleanca për ardhmërinë e Austrisë (BZÖ) Gerald Grosz, i cili vlerëson se rasti i Arigona Zogaj ka dëshmuar një keqtrajtim të azilkërkuesve. Nga ana tjetër, përkujdesësi shumëvjeçar i familjes Zogaj, nga Organizata joqeveritare ”Volkshilfe Oberösterreich” Christian Schörkhuber, ka shprehur keqardhje për vendimin e Gjykatës kushtetuese për të dëbuar Arigonën.
Korrupsioni vlon në gjyqësi, doganë dhe administratë
Korrupsioni edhe më tej është një shqetësim që ka përfshirë institucionet në Maqedoni. Tërheqja e vërejtjes për praninë e vazhdueshme të kësaj dukurie është bërë drejtpërdrejt edhe nga Komisioni Shtetëror Antikorrupsion (KSHA).
“Pas shqyrtimit të analizave tona, korrupsioni më shumë është i pranishëm në gjyqësi, dogana dhe administratë, mirëpo ai është i pranishëm edhe në të gjitha fushat dhe kjo është shqetësuese”, ka theksuar kryetari i KSHA-së, Ilmi Selami, gjatë konferencës së organizuar në Shkup, për programin shtetërore për preventivë dhe represion të korrupsionit.
