Në Tetovë është hapur salla e re sportive e shkollës së mesme “Nikolla Shtejn”. Edhe pse kjo shkollë në këtë komunë ka numrin më të madh të nxënësve shqiptarë dhe drejtorin shqiptar, ministri i Arsimit Nikolla Todorov, kërkoi që fjalimi i tij të mos përkthehet në gjuhën shqipe. Edhe fjalimi i kryeministrit Gruevski u ndoq vetëm në gjuhën maqedonase. Po ashtu, mbishkrimi i qeverisë dhe ministrisë së Arsimit, nuk ishin fare gjuhën në shqipe. Ndërsa kryetari i Komunës së Tetovës, Sadi Bexheti dhe zëvendës-ministrja e arsimit Lindita Qazimi, u drejtuan në të dy gjuhët.
Arkivi RTVZIK 2010
PS: Vendi është në krizë totale
Partia Socialiste është ndalur sërish sot në gjendjen ekonomike të vendit, duke akuzuar ministrinë e Financave për punën mjerane që ka bërë dhe qeverinë për fundosjen e pandalshme të ekonomisë.
Gjatë një deklarate për mediat, Nënsekretari për Programin në PS, Ervin Bushati ka renditur problemet e ekonomisë dhe ka theksuar se qeveria përkundër rritjes së borxhit nuk ka bërë asgjë për qytetarët.
“Defiçiti Buxhetor është në nivelin 154% të parashikimit, ndërkohë që ‘Të Ardhurat Tatimore’ janë 10%, ose 12.4 miliardë lekë, më pak se parashikimi. Kjo do te thotë një punë mjerane e Ministrisë së Financave, dhe një tkurrje e prekshme e ekonomisë në vend”- tha Bushati.
Refuzimi i logjikshëm tri herë n’gjim i grantit dhe kredisë së Bankës Botërore!
Isa MULAJ: (Instituti për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike – INEPRA)
„Ne e parandienim se oligarkëve do t’iu nevojiteshin disa ditë apo ndoshta javë për zhvatjen e parave jashtë vendit; mjaftuan vetëm disa orë dhe ditë. Kur FMN [Fondi Monetar Ndërkombëtar] ishte ballafaquar me faktet se miliarda dollarë të cilët ia kishte dhënë (huazuar) Rusisë po shfaqeshin në llogaritë bankare të Qipros dhe Zvicrës vetëm disa ditë pas dhënies së huasë, deklaroj se këto nuk ishin dollarët e ‘tyre’ [të FMN-së]. FMN ia kishte dhënë hua dollarët Rusisë – fondet të cilat pastaj ia mundësuan [qeverisës së] Rusisë t’ia jep ata dollarë oligarkëve për t’i nxjerrë jashtë vendit. Disa prej nesh i shigjetuam me kunja, se FMN do ta bënte jetën më të lehtë gjithkah po që se do t’i kishte dërguar paratë drejtpërdrejtë në llogaritë bankare të Qipros dhe Zvicrës”. – Joseph E. Stiglitz, Kryetar i këshillit të këshilltarëve ekonomik në administratën e Bill Clinton-it (1993-1997), Nënkryetar i parë dhe krye-ekonomist i Bankës Botërore (1997-2000), dhe Nobelist për ekonomi (2001).
Kosovë: Bajram Asllani arrestohet për mbështetje të veprimtarisë terroriste
Një 29 vjeçar me banim në Mitrovicë u arrestua sot nga autoritetet e Kosovës nën akuzat për mbështetje të veprimtarive terroriste. Sipas Departamentit amerikan të Drejtësisë, i arrestuari është Bajram Asllani, 29 vjeçar, banor i Mitrovicës. Ai dyshohet për përkrahje materiale terrorizëm dhe planifikim për vrasje, rrëmbime, gjymtime, ose plagosje të së personave në shtete të huaja.
Guido Westerwelle kërkon zgjidhje të menjëhershme të krizës në Shqipëri
Ilir Meta bën vizitën e tij të parë zyrtare në Berlin.
Gjatë një takimi me homologun e tij shqiptar Ilir Meta të enjten në Berlin, ministri i punëve të jashtme Guido Westerwelle ka nënvizuar shqetësimin e BE-së për shkak të bllokadës njëvjeçare të parlamentit shqiptar, bëhet e ditur në një deklaratë për shtyp e nxjerrë nga ministria e jashtme gjermane. „Qeverisë dhe opozitës i bëhet thirrje që sa më shpejt të gjejnë një zgjidhje të qendrueshme. Për perspektivën evropiane dhe vazhdimin e procesit të reformave është e domosdoshme që parlamentit të Shqipërisë t’i rikthehet veprueshmëria politike“, citohet të ketë thënë zëvendëskancelari gjerman.
Bexheti vizitë treditore në Kortina të Italisë

.Ta mposhtim antikombëtaren
Mahi NESIMI
Të zhgënjyer nga ditëlindja
Në sheshin e Shkupit, nga njëra anë është parë një numër i vogël i mbështetësve të simpatizuesve të VMRO-DPMNE-së kurse nga ana tjetër një shtab i LSDM-së teksa festonte mungesën e oponentit politik
Afrim TANALLARI
Pjesëmarrja e dobët e simpatizuesve në kremtimin e mbajtur të martën mbrëma në Shkup thuhet të ketë zhgënjyer krerët e VMRO-DPMNE-së, të cilët kishin pritur një masivitet më të madh për të demonstruar forcën politike në Maqedoni. Sipas informacioneve jozyrtare, menjëherë pas mbarimit të programit festiv ka pasur një nervozizëm të madh tek brenda partisë së kryeministrit Nikolla Gruevski, të cilët kanë akuzuar këshillin organizativ për këtë dështim.
Thaçi takoi sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Rasmunssen
Në vazhdim të ditës së parë të vizitës në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmunssen, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në fushën e sigurisë në Kosovë dhe rajon.
Sekretari Rasmunssen ka vlerësuar situatën e sigurisë në Kosovë si stabile dhe ka përshëndetur progresin e arritur në këtë fushë. Kjo situatë ka mundësuar që të vazhdojmë me reduktimin gradual të forcave të KFOR-it në Kosovë.Kryeministri Hashim Thaçi ka vlerësuar lartë rolin e NATO-s dhe bashkëpunimin e ndërtuar deri tani me Qeverinë e Kosovës. “Ne jemi të përkushtuar”, ka thënë kryeministri Thaçi, “të rrisim bashkëpunimin në të gjitha fushat edhe në të ardhmen”.
S'kemi bukë, protestojmë për politikë
Edhe pse më shumë se gjysma e shqiptarëve të Maqedonisë jetojnë nën pragun e varfërisë, ata asnjëherë nuk kanë protestuar për çështje ekonomike e sociale. S’kanë ujë, s’kanë punë, s’kanë kushte minimale për të jetuar dhe sërish nuk e ngrenë zërin. Ekonomistët vlerësojnë se popullata shqiptare fokusohet në aspektin politik duke e anashkaluar sferën ekonomike. “Fuqia politike varet nga fuqia ekonomike”, thotë profesor Izet Zeqiri, duke shtuar se partitë politike shqiptare asnjëherë nuk i shpalosin aktivitetet e tyre ekonomike, por merren vetëm me çështjet e pazgjidhura politike. “Politikanët identifikohen me raportet, me politikat që i prezanton qeveria, ndërkaq që nuk lidhen me programet ekonomike të partive politike shqiptare”, thotë ai. Zeqiri sqaron se tek shqiptarët nuk është krijuar një kulturë e përgjithshme, se problemet ekonomike janë më të rëndësishme se ato politike.
Edhe ekonomisti Llokman Hebibi vlerëson se sfera ekonomike ka një ndikim të madh në zhvillimin dhe stabilitetin politik.