Protesta e paralajmëruar për më 10 maj në Shkup nga Këshilli i organizatave joqeveritare shqiptare, nën moton “Për drejtësi”, do të mbështetet edhe nga OJQ ‘Ilyricum Libertas’. Kryetari i kësaj organizate, Valon Kurtishi tha se iu dërgon ftesë të gjithë qytetarëve shqiptarë të Maqedonisë që më datë 10 maj të dalin në protestë, dhe të ngrenë zërin ndaj padrejtësive që po u bëhen shqiptarëve.
Kujtojmë se protesta e paralajmëruar për më 10 maj është kundërshtuar nga BDI-ja, e cila vlerësoi se bëhet fjalë për eksponentë partiakë që do të protestojnë ekskluzivisht kundër BDI-së’. Protesta e paralajmëruar ka gjetur mbështetje nga Demokracia e Re dhe partitë më të vogla shqiptare, BDK dhe BDSH.
‘Është e vërtetë, kemi një interesim të madh për t`iu bashkangjitur kësaj proteste, ne jemi në kontakt me një numër të madh të organizatave joqeveritare si këtu në vend në IRJ të Maqedonisë po ashtu edhe nga Tirana dhe Prishtina. Tani shfrytëzoj rastin që t`iu bëj apel publik të gjithë qytetarëve të këtij vendi me përkatësi etnike shqiptare personaliteteve publike OJQ-ve që më 10 maj në mënyrë sa më masive ti bashkohen kësaj proteste kundër diskriminimit të gjykatave ndaj elementit shqiptarë këtu në vend’, deklaroi Valon Kurtishi, nga OJQ Illiricum Libertas.
Arkivi RTVZIK 2010
NJË GRUA PAGUAN 80 000 DOLLARË PËR NJË LOJË GOLFI ME BILL KLINTONIN
Klinton mbledh para për mbrojtjen e mjedisit
Voal-online -Për një lojë golfi me ish Presidentin e SHBA Bill Klinton një grua në një ankand në New York ka vënë 80 000 dollarë amerikanë në tryezë. Oferta u dha në shtëpinë e ankandeve Christie dhe ishte tri herë më e lartë se oferta fillestare, ofertuesja u prit me duartrokitje.
Në ankandin që u mbajt në Ditën globale të Tokës për mbrojtjen e mjedisit, përveç lojës së golfit u vunë nën goditjen e çekiçit edhe shumë sfida të tjera dhe vepra arti. Të ardhurat e ankandit iu vihen në dispozicion organizatave mjedisore.
Ministrat e BE së pritet të mbështesin EULEX in
Shefat e diplomacive të Bashkimit Evropian sot në Luksemburg pritet të ritheksojnë mbështetjen e tyre për misionin EULEX në Kosovë, që të shtojë përpjekjet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, kanë thënë zyrtarë të BE së në Bruksel. …
Ndonëse nuk është paraparë diskutimi për Ballkanin Perëndimor, Këshilli i Ministrave të BE së do të përshëndesë angazhimet për shtimin e pranisë dhe veprimin e EULEX it në veri të Kosovës, së bashku me bashkëvepruesit e tjerë të BE së, përfshirë edhe vendosjen e “Shtëpisë së BE” së në Mitrovicë. Siç theksohet në dokumentin përgatitor të takimit të ministrave, pritet që shefat e diplomacive të Bashkimit Evropian të nënvizojnë rolin e rëndësishëm të cilin misioni EULEX në Kosovë e luan në forcimin e stabilitetit rajonal. Ministrat evropianë gjithashtu do të diskutojnë për misionin e policisë së BE së, EUPM, në Bosnjë e Hercegovinë.
Fuere:Urgjentisht të fillojnë negociatat bilaterale për emrin
Ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fuere deklaroi të hënën se përmes deklaratave publike, nga ana e Maqedonisë dhe Greqisë çështja e emrit nuk do të zgjidhet.
“Kjo mund të çojë vetëm drejtë mosmarrëveshjeve. Qëndrimi i kryeministrit Greuvski i shprehur se ai do të jap përgjigje negative në rast se do të organizohej referendum për propozimin Republika e Maqedonisë Veriore, vetëm se e potencon urgjencën e bisedimeve bilaterale mes Maqedonisë dhe Greqisë”, tha Fuere.
Welcome rruga e Integrimit – Ditë për historinë e re të shqiptarëve
Mesazhi që dje u hodh nga lidershipi shqiptar nga Vërmica e Kosovës ishte një mesazh shumë dmth për shqiptarët, por jo vetëm për shqiptarët, kjo rrugë s’do mend se do të përmirësojë infrastrukturën në mes shqiptarëve dhe më shumë se kaq ky korridor u quajt edhe simbolikisht “Rruga e integrimit”. Dikush ka dëshirë ta quajë dhe rruga e kombit, por kjo nuk ka shumë rëndësi ajo që është esenciale është se punimet filluan, kjo është për tu përshëndetur, kjo është për te festuar.
Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti
Kishte dy arsye të logjikshme pse pas konfliktit të 2001 ishte e nevojshme të themelohet BDI-ja e Ali Ahmetit. E para, pse nuk piu ujë propozimi për themelimin e një Këshilli që do koordinonte aktivitetet e partive të atëhershme shqiptare deri në realizimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe e dyta, që të kishte kush t’i mbronte ish udhëheqësit dhe ushtarakët e UÇK-së nga manipulimet. Apo thënë më troç, që të kishte kush t’i mbronte ish ushtarët e UÇK-së nga burgosja e herë pas hershme, të cilat do mund t’i inicionin edhe partitë shqiptare në pushtet, sa herë që atyre do u binte popullariteti te populli, e që pastaj, t’i çlironin e të dëshmoheshin se janë “patriotë” të dorës së parë që mbrojnë luftëtarët e lirisë. Si arsye e logjikshme për themelimin e subjektit të ri shqiptar në Maqedoni, mund të merret edhe nevoja që vet “prindit” të kujdesej për fëmijën e vet – Marrëveshjen e Ohrit.
PIRROMANËT E BALLKANIT, TË KËRKOHEN NË BEOGRAD, JO NË TIRANË!
BAROMETRI DIPLOMATIK Prof.Dr.Mehdi HYSENI
*** Ribashkimi i Kombit Shqiptar dhe i Shqipërisë Etnike Natyrale, do të ndodhë, mos sot, nesër! I pëlqu kjo, apo jo pirromanit Goran Bogdanoviq. Mirëpo, do të ishte në interes të të gjithë popujve në Ballkan, që të fillojë sa më parë debati dhe dialogu demokratik dhe paqësor në domensione ndërkombëtare(duke thirrur urgjentisht mbajtjen e një Konference evro-ndërkombëtare nën patronatin e Amerikës, të NATO-s dhe të aleatve të saj evero-perëndimorë) për zgjidhjen e kësaj çështje, e cila qe më se 100 vjet është barrë rënduese jo vetëm për shqiptarët, por për të gjithë popujt e Ballkanit. Ndryshe, çdo vonesë dhe anashkalim i kësaj çështjeje jetike për rajonin dhe për Evropën, do të jetë në interes të strategjisë tradicionale imperialiste të pirromanëve serbomalazezë, maqedonë dhe grekë.
Ruana Zot prej mejdanxhinjëve te pasluftës
Idriz Beqiri – ushtar i UÇK – së
(reagim ndaj shkrimeve të Bejadin Demirit, botuar në gazetën “24 orë” me titull “Skandalet e Nazmi Beqirit mbi vlerat e UÇK- së” dhe “Dyfishimi i skandaleve të Nazmi Beqirit”)
Të bëhen krahasime të qena e të paqena është turpi i turpeve. Përpjekjet për ta barazuar hiçin me dikush-in edhe kjo është marri e kohës, që nuk mund të përpihet nga ata të cilet si synim e kanë që ta kalojnë këtë jetë nën hijen e të vërtetës dhe argumenteve. Nuk do ta kisha marrë lapsin në dorë për të shkruar e për të shitur mend, ngase ka shumë të tillë që këtë e bëjnë edhe më mirë se unë, po të mos ishte paraqitur një “bandill” që del e na thotë se është i pari i botës, dhe ia merr mendja se pa të edhe jeta nuk do të kishte kuptim.
Kryeministri Berisha ngushëllon Kryeministrin spanjoll Zapatero, për ndarjen nga jeta të Juan Antonio Samaranch
Luigj Shkodrani-Lajme nga Shqipëria – 25.04.10

Kryeministri Berisha i ka dërguar një letër ngushëllimi Kryeministrit spanjoll Zapatero, për ndarjen nga jeta të Juan Antonio Samaranch, një ndër figurat më të rëndësishme të botës së sportit.
Më poshtë vijon letra e plotë e Kryeministrit Berisha:
“I nderuar Zoti Kryeministër,
Me keqardhje të thellë mësova për ndarjen nga jeta të Juan Antonio Samaranch.
Më lejoni, me këtë rast, t’ju përcjell, në emrin tim dhe të qeverisë shqiptare, ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe për vendin dhe kombin tuaj mik. Juan Antonio Samaranch mbetet një ndër figurat më të rëndësishme në botën e sportit. Si President i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Juan Antonio Samaranch u shndërrua në një reformator të përkushtuar dhe do të mbetet i paharruar në zemrat e çdo dashamirësi të lojërave olimpike, traditës më të lashtë sportive të ruajtur deri në ditët tona.
Filloi ndërtimi i Rrugës Morinë- Merdare, rruga e bashkimit kombëtar
Me shtypjen e një butoni për shpërthimin simbolik të një sasie të eksplozivit nga ana e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, homologut të tij shqiptar, Sali Berisha, presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, dhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, nisi dje zyrtarisht procesi i ndërtimit të autostradës Morinë-Merdare.
Mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova ishin mbledhur në Prizren, qytetin më të afërt me pikën kufitare në Vërmicë, për të përcjellë ceremoninë festive të organizuar me rastin e nisjes së punimeve në autostradën Morinë-Merdare nga kompania përgjegjëse – konzorciumi amerikano-turk “Bechtel & Enka”. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, tha se autostrada do t’i përmirësojë lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë dhe popujve të të dyja vendeve.

