Aliu: BDI po tallet me shqiptarët
Partia Demokratike Shqiptare, të enjten në një konferencë për shtyp theksoi se, situata politike dhe sociale në Maqedoni akoma po bëhet më e rendë si pasojë e qeverisjes së gabuar.
Deputeti i PDSH-së, Imer Aliu hodhi kritika të ashpra, posaqërishtë ndaj partisë shqiptare në pushtet, Bashkimit Demokratik për Integrim.
“Paralajmërimet e PDSH-së dhe faktorit ndërkombëtar për destabilizim të situatës politike dhe pakënaqësisë së shqiptarëve si pasojë e vazalitetit të Ali Ahmetit dhe BDI-së veçmë po i japin edhe shenjat e para që kanë të bëjnë me paralajëmrimet e OJQ-ve për protesta”, tha Aliu.
Ai tha se pakënaqësitë e shqiptarëve tashmë janë të njohura: dështimet e përditshme dhe diskriminimet e skajshme të shqiptarëve, ligji nënçmues për gjuhën shqipe, enciklopedia maqedonase, ligji për stimulin të natalitetit vetëm për nënat maqedonase, gjuha maqedone nga klasa e parë, evidenca pedagogjike, Shkupi 2014, rastet e Hagës, rahjet e shqiptarëve në Nerez dhe qendër të Shkupit, akisonet spektakolare në vendbanimet shqiptare, dënimet mijëra vjecare për shqiptarë etj.
“Përkrahja e BDI-së për protestat e OJQ-ve, s’mund se si të komentohet ndryshe përvecse amoralitet i skajshëm politik dhe njerëzor dhe tallje me shqiptarët”, tha deputeti i PDSH