Arben Malaj,

Dështimi i delegacionit të Parlamentit të Shqipë-risë, për arritjen e një deklarate të përbashkët për sfidat e vendit tonë, mes delegacionit të Parlamentit Evropian, mund të sjellë efekte negative mbi sfidat tona të integrimit.
Misioni i delegacionit
Takimi i delegacionit midis dy parlamenteve është shumë i rëndësishëm në mbështetjen e implementimit më të mirë të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Kjo arrihet duke ndikuar në identifikimin e pengesave për arritjen e standardeve reale në fushën e demokracisë, ekonomisë dhe kohëzionit social. Takimet periodike çdo 6 muaj në Bruksel dhe Tiranë, janë mundësia më e mirë edhe për të vlerësuar krijimin e kuadrit ligjor, forcimin e shtetit ligjor, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.




