Mr. ARDIAN RAMADANI

I tërë opinioni shqiptar, e posaçërisht ai në rrethinën e Shkupit dhe të Kumanovës u shtang dhe u shokua me shqiptimin e dënimit ndaj bijve më të mirë të tyre, nga Gjykata maqedonase, edhe atë me burgim të përjetshëm. Çfarë flet kjo?Kjo flet se ky shtet edhe ashtu i brishtë dhe duke u mbajtur me infuzione ndërkombëtare, është duke dëshmuar se i takon epokës së gladiatorëve dhe përbëhet nga mentaliteti i pareformuar shtazarak. Të dënosh njerëzit e pafajshëm me burgim të përjetshëm, kjo është krim i gjykatave dhe i gjithë atyre përgatitësve të këtij skenari. Vallë a vetëm shqiptarët duhet të dënohen me burgim të përjetshëm, vetëm ata duhet t`i mbushen burgjet, vetëm duke u mbyllur shqiptarët luftohet krimi……

Read More

Ishin të pakët ata shqiptarë që pas Luftës Çlirimtare të UÇK-së “guxonin” të bënin dallimin midis NATO-s, ndërhyrjes së saj ushtarake, dhe UNMIK-ut. Mendimi se UNMIK-u ishte një mision miqësor dhe për të mirën e Kosovës ishte pothuajse absolut!! Ndonjë mendim ndryshe aty-këtu shihej o si “armiqësor” ndaj Kosovës, o si naiv e me përçmim. Politika nuk donte të kuptonte faktin dhe dallimin midis ndërhyrjes ushtarake të NATO-s dhe Rezolutës 1244, me të cilën erdhën UNMIK-u dhe KFOR-i.

Read More

http://by145w.bay145.mail.live.com/mail/SafeRedirect.aspx?hm__tg=http%3a%2f%2f64.4.56.7%2fatt%2fGetAttachment.aspx&hm__qs=file%3d19ae8b31-d3cb-4cad-ae73-a7a477475972.jpg%26ct%3daW1hZ2UvanBlZw_3d_3d%26name%3daW1hZ2UwMTMuanBn%26inline%3d1%26rfc%3d0%26empty%3dFalse%26imgsrc%3dcid%253aimage013.jpg%254001CAEF6E.149BDB40&oneredir=1&ip=10.25.142.8&d=d630&mf=0&a=01_14a3a854f7c71cf77f9b8b78b855786d09f55ee74ead5849f7d7dc2629b67d81Shkruan Asllan Dibrani

Intervistë me Naim Miftarin ish epror i lart i inteligjencës G2 ne UÇK, inspektor i lartë në MRP në qeverinë e përkohshme Thaçi, po ashtu polic i ShPK-së pjesëtar i Shik-ut  dhe tani me punë ne OJQ  qendra e studimeve të luftës kundër krimit te organizuar dhe terrorizmit me seli në Prishtinë dhe Tiranë ku i preku shumë tema aktuale siç ishin dy fraksionet e  UÇK-se dhe Farkut ,keq menaxhimi i fondeve te  3% si fond nga Bukoshi dhe fondit “Vendlindja thërret”nga lëvizja,keq përdorimin dhe trajtimin e mërgatës  shqiptare nga strukturat aktuale në Kosovë,korrupsionin dhe keq menaxhimin në ekonominë e Kosovës,aferën Bllaca që trazoj gjendjen në Kosovë,vjedhjen e një vlere të madhe në objektet e policisë në Prishtinë,vjedhjen  e pese milion eurosh nga një zyrtar  gjerman ne Elektro-Kosovë dhe keq menaxhimin e gjendjes politike ,ekonomike dhe kulturore nga strukturat e Unmikut dhe Eulexsit në Kosovë,për vrasjet,për politikën e vetëvendosjes me Albin Kurtin në krye,zgjedhjet në Kosovë etj  etj.

Read More
image

 Mijëra shqiptarë të Maqedonisë nën organizimin e Këshillit të organizatave joqeveritare, kanë protestuar në Shkup kundër siç thanë diskriminimit etnik. Ata kërkuan lirimin e të burgosurëve shqiptarë në rastin e Sopotit dhe Brodecit, ndërprerjen e procesve të hapura të Hagës, ndërprerjen e politikave diskriminuese në arsim, ekonomi dhe kulture, stopiminin e projektit ‘Shkupi 2014’, rregullimin e çështjes së përdorimit të gjuhës shqipe, simboleve kombëtare dhe ndarjen e buxhetit në bazë proporcionale. Marshi protestues u nis nga pallati i gjykatës për të vazhduar drejt Kuvendit dhe Qeverisë.

Ndonëse organizatorët nuk kanë kërkuar përkrahjen e partive, marshit protestues i’u bashkangjiten deputetët e Demokracisë së Re, Abedin Zyberi, Flora Kadriu dhe Sulejman Rushiti.

Protesta që përfundoi pa asnjë incident, u përcoll nga një numer i madh i forcave policore

Read More

Dega e PDSH-së në Strugë, përmes konferencës së radhës për mjetet e informacionit, kryetari i Degës së PDSH-së, dr.Ziadin Sela, adresoi reagimet dhe akuzat ndaj Këshillit të komunës dhe kryetarit të komunës Ramiz Merko, me rastin e njëvjetorit të marrjes së pushtetit-mandatit të dytë dhe mosrealizimin e premtimeve parazgjedhore.

Read More

 Ibrahim Koça nga KOSH theksoi se protesta e këtill detyroi shqiptarët që të dalin në rrugë në shenjë revolte kundër diskriminimit qeveritar antishqiptar. Organizatorët theksuan se marshi protestues nga Gjykatat, më pas Parlamenti dhe në fund Qeveria, simbolizon trinomin diskriminues institucional kundër shqiptarëve në Maqedoni. “Gjykata që dënon shqiptarët e pafajshëm, Parlamenti i dominuar nga maqedonasit që sjellin ligje antishqiptare si dhe Qeveria që aplikon më pas ligje antishqiptare”, kanë theksuar organizatorët, raporton agjencia e lajmeve INA.

Read More

Kryetari i BDSH-së, Bardhyl Mahmuti në një intervistë për agjencinë e lajmeve INA ka theksuar se po keqpërdoret emri i tij se për gjoja lidhshmërinë me komunikatën Nr.1 të UÇK-së. Ja e vërteta dhe misioni im për gjunjëzimin e politikës së Shkupit me mjete politike…

INA: Publikimi i Komunikatës Nr. 1 e UÇK-së shërbeu si pretekst që të spekulohet me emra të ndryshim se kush qëndron prapa « grupeve të armatosura ». Kumtesa e MPB të Maqedonisë se kjo komunikatë është lëshuar nga Zvicra ka kontribuuar që të spekulohet edhe me emrin tënd? Sa ka të vërtetë në këtë ?

Para masakrës së Brodecit unë si Kryetar i BDSH-së jam munduar të sensibilizoj opinionin publik dhe institucionet ndërkombëtare për rrezikun që u kanoset shqiptarëve nga politika antishqiptare e VMRO-së.

Read More
Shkup, 10 Maj – Protesta e organizatave jo-qeveritare shqiptare në Maqedoni e nisur në ora 13 para pallatit Gjyqësor është përshkuar edhe me brohoritjet për UÇK-në, pos kërkesave për lirimin e dënuarve të Sopotit e Brodecit.

Mijëra protestues me flamuj shqiptarë janë mbledhur para këtij pallati, në protestën me moton “për drejtësi”. Ata po ashtu kanë brohoritur për ndërprerjen e gjykimeve për rastet e Hagës.

Përdorimi i plotë i gjuhës ishte një kërkesë tjetër e dëgjuar në protestë dhe e parë në pankarte e pjesëmarrësve.

Read More

 Hënë, 10 Maj 2010 13:34 

Mbajtjen e zgjedhjeve serbe me 30 maj të këtij viti në Kosovë, e kanë kundërshtuar autoritetet e vendit. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, zgjedhjet serbe në Kosovë, i konsideron si indikator për destabilitet në vend.

“Çdo përpjekje e një shteti për të ndërhyrë në shtetin tjetër është ndërhyrje në punë të brendshme dhe nuk provon siguri, por, destabilitet. Prandaj, të gjithë duhet të përpiqen, edhe institucionet e Kosovës edhe ato ndërkombëtare, por, edhe ato të Serbisë, për të siguruar paqe dhe sigurinë në këtë rajon”, ka thënë Krasniqi për RTK.

Read More