Sulmi brutal dhe barbar i forcave policore të EULEX-it në Qeverinë e Kosovës ia hoqi përfundimisht petën lakrorit! Iluzionet se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran ranë përtokë. U çjerrën maskat e atyre që erdhën gjoja për ta ndihmuar popullin e Kosovës dhe institucionet e saj. Ranë edhe maskat e atyre që i “ftuan” këto misione, duke pranuar dhe miratuar planin antishqiptar të Atisarit!! U vërtetua ajo që shumëherë është thënë e është shkruar se “EULEX-i është vazhdim i politikave dhe i projektit të UNMIK-ut kundër lirisë së Kosovës me iniciale dhe emblemë tjetër”.
Arkivi RTVZIK 2010
KUR ISH-MJEKU FLET DHE VEPRON SI KRYEPOLIC!
REAGIM (Ndaj ministrit ë punëve të brendshme të qeverisë ahtiariane, Bjaram Rexhepit me seli në Prishtinë)
Duke dëgjuar një bisedë në RTK, të mjekut i cili si duket i nxitur nga partia e tij dhe i etur për pushtet ; për të fituar ”famë” dhe para si duket i gjori ”njeri” pas luftës i paska harruar dy vlera të larta njerëzore dhe kombëtare: betimin e Hipokratit dhe gjakun e derdhur të ushtarëve të UÇK-së.
NJËZET VJET PAS RËNIES SË KOMUNIZMIT
Nga FRANK SHKRELI- 05.05.2010
Kohët e fundit, siç duket duke shënuar 20-vjetorin e rënies së komunizmit ne Evropën Lindore dhe në ish-Bashkimin Sovjetik, në shtypin shqiptar dhe në mediat elektronike në trojet tona në Ballkan, analistë dhe komentues, duket për arsye nostalgjike, përpiqen të shpjegojnë se ç’ishte komunizmi, duke u përpjekur t’i japin një fytyrë njerëzore. Ata gjithnjë përdorin marksizëm-leninizmin shkencor për të sqaruar ose justifikuar teorinë dhe praktikën e të ashtuquajturit revolucion proletar, dhe sipas tyre përfitimet e të mirat që gjoja na paskan ardhur nga ai sistem.
OVLUÇK kërkon lirimin e menjëhershëm të Sabit Gecit
Arrestimi i Sabit Gecit, reagon OVL e UÇK-së
Prishtinë, 6 maj – Organizata e Veteranëve të Luftës (OVL) të UÇK-së, reagoi të enjten ndaj arrestimit të Sabit Gecit, ish-luftëtar i UÇK-së. Me rastin e arrestimit të veteranit të luftës së UÇK-së, Sabit Geci, OVL të gjithë luftëtarëve të UÇK-së, iu bëri me dije se nga ky mision “lufta jonë e pastër çlirimtare konsiderohet krim dhe nuk ka asnjë vlerë”.
Arrestohet Sabit Geci, dyshohet për krime lufte
Prishtinë, 6 maj – Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabit Geci është arrestuar të enjten në Prishtinë, me urdhër të Prokurorisë Speciale të EULEX-it, njofton KosovaLive.
Në njoftimin e shkurtër të EULEX-it thuhet se të enjten në Prishtinë, Departamenti Ekzekutiv i Policisë së EULEX-it, në bazë të urdhrit të Prokurorisë Speciale e ka kryer një bastisje në një shtëpi dhe e ka arrestuar një mashkull të dyshuar në lidhje me krimet e luftës të cilat supozohet se janë kryer ndërmjet muajit prill dhe qershor 1999.
Serbia ka propozuar biseda për ndarjen e Kosovës
Bruksel, 6 maj – Përderisa në Kosovë dhe në Serbi flitet ndryshe se çfarë bisedash do të mund të zhvilloheshin ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, pasi të nxirret mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, në Bruksel dhe në qendrat e vendeve të Quintit janë alarmuar me propozimin, kësaj radhe të pakamufluar, të Serbisë për ndarje të Kosovës. “Kohës Ditore” nga disa burime diplomatike të vendeve perëndimore i është thënë se në biseda private atyre u është thënë nga “niveli më i lartë në Serbi” se Serbia dëshiron ndarje të Kosovës. Këto burime i kanë thënë gazetës se këtë e kanë dëgjuar hiç më pak se nga ministri i Jashtëm, Vuk Jeremiq, por edhe nga kabineti i presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, që për ta ka qenë ndoshta dëshmia më e mirë se, ndonëse ka dallim në paraqitjet publike ku Jeremiq duket më radikal se Tadiq, sa i përket politikës ndaj Kosovës, Tadiq dhe Jeremiq janë unikë. Në pyetjen e përsëritur disa herë se a kanë thënë udhëheqësit dhe diplomatët serbë se “nuk përjashtohet ndarja”, burimet diplomatike perëndimore janë përgjigjur negativisht duke thënë: “Jo, e kanë thënë shumë qartë, ata duan ndarjen e Kosovës”.
Thaçi: EULEX-i nuk më ka dhënë fakte për Limajn
Prishtinë, 6 maj – Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë të mërkurën të mos i jetë prezantuar deri tash nga EULEX-i as edhe një fakt i vetëm për keqpërdorime të mundshme të ministrit të Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, ndërsa ka kërkuar që “askush të mos prejudikojë në drejtësi e të mos ekzagjerojë për motive personale ose politike”.
Deklarata e dhënë në orët e darkës, mbrëmë, për televizionin publik RTK, është e para e tij prej bastisjes javën e shkuar të pronave dhe Ministrisë që udhëheq Limaj, ndaj të cilit janë hedhur dyshime për keqpërdorim të miliona eurove të parasë publike.
“As unë dhe askush nga institucionet e Republikës së Kosovës nuk ka as edhe një sqarim më të voglin zyrtar se çka ka ndodhur, me përjashtim të deklarimit që ka ardhur nga autoritetet e EULEX-it… As unë dhe as opinioni publik, sot e asaj dite, nuk e di se a është gjetur diçka inkriminuese apo jo”, ka thënë kryeministri Thaçi. “Njerëzit nuk duhet të pretendohet të linçohen”.
Merkel: Kurrë nuk do ta pranojmë ndarjen e Kosovës
Berlin, 6 maj – Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel shprehu edhe një herë gatishmërinë e shtetit të saj për të ndihmuar Republikën e Kosovës në të gjitha fushat. Këtë përkushtim ajo e bëri të qartë gjatë një takimi që zhvilloi sot me presidentin e Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Gjermani.
Presidenti Sejdiu është shoqëruar në takim nga ministrat Skender Hyseni, Ahmet Shala e Lutfi Zharku, si dhe nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Berlin, Vilson Mirdita, transmeton Departamenti i Informacionit dhe komunikimit me publikun i Presidencës së Kosovës.
Kancelarja Merkel theksoi se integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm. “Ne kurrë nuk do ta pranojmë ndarjen e Kosovës”, tha ajo.
Maqedoni, shqiptarët viktima të sistemit të drejtësisë
Lidhja e errët e elementeve të Drejtorisë së Sigurimit dhe Kundërzbulimit (DSK), Gjykatësve hetues dhe Trupave të famshme gjykues pa asnjë shqiptarë vazhdon të funksionojë në mënyrë të përkryer në Maqedoni, që nga periudha e tranzicionit të saj. Ky zinxhirë funksional që kontrollohet nga fuqia e pushteteve ekzekutive po vazhdon të aktivizohet edhe më tutje, në shumë raste kur pushtetet maqedonase, ekskluzivisht partitë bartëse maqedonase rrezikojnë dështimin e tyre para opinionit të tyre për vrasje, krime dhe vepra të ndryshme penale
FYROM dhe jo “Maqedoni” në Këshillin e Evropës
Këshilli i Evropës i ka bërë të qartë autoriteteve të Shkupit se kryesimi i saj gjatë periudhës gjashtëmujore do të jetë me siglën “Kryesimi i FYROM” dhe jo “Kryesimi Maqedonas”, ashtu siç u propagandua dje nga mediat qeveritare në Shkup.
