Incidentit i cili ndodhi javën e kaluar në brezin kufitar Kosovë-Maqedoni, afër Bllacës, ka shqetësuar tejmase faktorin ndërkombëtar. Qendrat vendosëse ndërkombëtare kanë ngritur shqetësimin për destabilizimin e mundshëm të Maqedonisë dhe rajonit më gjërë.

Brenda pak ditëve, përfaqësues të NATO-s, SHBA-ve dhe BE-së kanë zbarkuar në Maqedoni dhe rajon, për të evituar ndonjë konflikt të mundshëm me pasoja të pa riparueshme. Ndihmës sekretari i mbrojtjes së SHBA-ve, Zhosef Mekmilan, i angazhuar për çështje ndërkombëtare të sigurisë dje ka qëndruar në Shkup për t`u njohur me situatën e krijuar, vetëm dy ditë para qëndrimit të komandantit të krahut jugor të NATO-s, admiralit Mark Fitzgerald.

Siç merr vesh agjencia e lajmeve INA, zyrtari i lartë amerikanë, Mekmilan është interesuar për situatën e fundit në Maqedoni, si dhe mundësinë për eskalimin e situatën në një konflikt të mundshëm.

Ai ka porositur autoritetet e Maqedonisë, që të jenë më vigjilent në menaxhimin e situatës në mënyrë sa më profesionale, duke evituar pasojat. Mekmilaman ka realizuar një takim me ministrin e mbrojtjes, Zoran Konjavoski, në të cilin është biseduar për thellimin e bashkëpunimin midis dy shteteve në fushën e sigurisë, por duke u njohur drejtpërdrejt edhe me situatën e sigurisë. (INA)