Sa herë që kryeministrit të Maqedonisë i ngecë puna, sa herë që dëshiron ta fsheh atë që nuk duhet parë nga populli, ai përgatitë ndonjë episod të ri të TV novelës me titull “Luftë kundër korrupsionit”. Pra, sa herë që donë ta çojë popullin të harrojë varfërinë e skajshme dhe problemet politike që ka shteti, Gruevski merr kordonët policor, si dhe dy kamera, bastisë ndonjë spital, nga nxjerr dhjetëra mjekë të dyshuar për korrupsion dhe vazhdon tutje duke u bërë gati për episodin e ardhëm të TV novelës së tij. E në ndërkohë, qytetarët e Maqedonisë kurrë nuk e dinë se çka ai fshehë në valixhet e veta, kurrë nuk e kuptojnë se pse të gjithë angazhimet e tij, në vend që ta çojnë shtetin përpara, atë e largojnë nga e mira e ëndërruar.
Organizatorët e marshit të nesërm ftojnë për maturi
“Kërkojmë nga pjesëmarrësit në marsh, që në asnjë mënyrë dhe asesi të mos përdorin fjalor, i cili nxit urrejtje në baza të ndryshme. Ndalohet rreptësisht fjalori i urrejtjes dhe fyerjes së tjetrit. Çdo lloj fyerje në baza etnike, shkon në mënyrë direkte kundër qëllimeve të protestës”, deklaroi Valon Kurtish, përfaqësues i Këshillit të organizatave shqiptare
Ministria e Punëve të Brendshme tha se ka vepruar pas marjes së informacionit se në atë vend ka armë
Gazeta Dnevnik-Policia konfiskoi sasi të mëdha të armëve moderne të fshehura në tre bunkerë të cilët ishin duke u ruajtur nga një grup i armatosur që bëri rezistencë dhe iku në Kosovë. Ngjarje vjen vetëm dy ditë pas letrës paralajmëruese për keqësimin e marrëdhënieve ndëretnike.
Pas shkëmbimit të zjarit me grupet e armatosura nga Kosova,njësiti special i policisë ka konfiskuar sasi të mëdha të armëve në afërsi të Bllacës, në kufirin Maqedoni-Kosovë. Ky veprim i policisë pasoi pasi një grup prej 20 njerëzve të drejtuar nga terroristët e Kosovës Lirim Jakupi-Nacisti dhe Malic Ndrecaj në dy javët e kaluar kan qenë në rajonin e Tanushës dhe Likovës, mësojnë Dnevnik.
KOZMOPOLITIZMI DHE INTERNACIONALIZMI I BDI-SË DHE KRYETARIT TË SAJ, ALI AHMETI JANË IDE TË VDEKURA POPULLIN SHQIPTAR NËN IRJM!
Vera Dushi
Në tensionim e sipër të situatës në IRJM, si pasojë e skenarëve “alla Kondova e Brodec”, del edhe njëherë në shesh kozmopolitizmin dhe internacionalizmin e partisë shqipfolëse në koalicion qeveritar me sllavo-maqedonet, BDI dhe kryetarit të tij Ali Ahmeti, në kundërshtim me aspiratat për liri dhe ribashkim kombëtar të popullit shqiptar.
PELLAZGËT ANTIK EGZISTONIN DHE EGZISTOJNË EDHE SOT NËPËRMJET SHQIPTARËVE
Bisedë me studiusin Arif Mati (Aref Mathieu)
| Pellazgët antik egzistonin dhe egzistojnë edhe sot nëpërmjet shqiptarëve, gjuha e të cilëve është fosil i gjallë i asaj që ishte gjuha e parë Evropiane. Për fat të keq askush nuk dyshonte që shqipja qënkish kaq e vjetër…Në mungesë të shkrimeve pellazge (që janë shkatërruar ndoshta nga pushtuesit Helenë), ata kanë lënë gjurmë gojore si psh: epopetë e quajtura homerike, emrat e mitologjisë së ashtuquajtur greke, toponimet, oronimet, eponimet, anthroponimet që dhe sot nuk mund të shpjegohen veçse me gjuhën e sotme shqipe. |
Dëshmori Bahri Fazliu-thesar i çmuar për brezat
Të nderuar të pranishëm! Përsëri në këtë vend të bekuar, erdhëm për t’i nderuar dy vëllezër heronj. Sot me 7 maj 2010 na mblodhi Bahri Fazliu, i cili me veprimtarinë e tij dha kontribut të madh, fitojë pavdekësinë në histori sepse qe pishtarë i dritës në lëvizjen kombëtare të popullit shqiptar për t’u çliruar nga robëria. Duke qenë pjesëtar i një familjeje të denjë, me traditë atdhetare, Ai bërë një jetë të shkurtër e cila do t’i për shërbej gjithnjë si thesar popullit tonë, bijve dhe bijave të tij në arritjen e aspiratave dhe idealeve për bashkim kombëtar e përparim. Rrjedh nga një familje e shëndoshë e cila i dha kombit dhe atdheut, Fahri Fazliun. Bahriu si pasues i të vëllait ishte i thjeshtë, në të vërtetë të tillë janë e duhet të jenë njerëzit që janë të gatshëm për të marrë përsipër detyra të mëdha. Përvoja jetësore na mëson, se: pati dhe ka të atillë njerëz që nisin një punë çfarëdo, por edhe punë të rëndësishme dhe i lënë në gjysmë, dikush tërhiqet nga puna ende pa ia nisur, dikush gjatë punës lodhet, dëshpërohet, bëhet i mërzitshëm dhe e lë fare ose e braktisin të tjerët, ata që duan të punojnë, dikush dorëzohet, dështon etj.
STOP INKURAJIMIT TË POLITIKËS LUFTËNXITËSE TË GRUEVSKIT!
Heshtja nëntëvjeçare përballë politike antishqiptare të Maqedonisë e cila, jo vetëm nuk realizon marrëveshjen që i dha fund luftës së vitit 2001 por e ka rënduar edhe më tepër pozitën e shqiptarëve, ishte sinjal inkurajues për qarqet politike të Shkupit.
Injorimi në vazhdimësi i kërkesave legjitime të shqiptarëve në Maqedoni dhe vazhdimi i diskriminimit racial në të gjitha fushat e jetës shoqërore dhe politike, nuk ka mobilizuar as për së afërmi qarqet ndërkombëtare aq sa atë e ka arritur Komunikata Nr.1 e UÇK-së.
Fatkeqësisht, edhe në këtë situatë të vështirë, nuk shohim një mobilizim për të parandaluar konfliktin eventual. Orientimi i akuzave kundër grupeve të armatosura dhe deklarimet publike për domosdoshmërinë e asgjësimit të tyre dëshmojnë paaftësinë e institucioneve demokratike në botë që të merren me gjeneratorin e vërtetë të krizave: politikën antishqiptare të shtetit maqedonas. Këto prononcime publike nuk mund të ulin tensionet por përkundrazi vetëm mund të inkurajojnë politikën luftënxitëse të Nikolla Gruevskit.
Shqiptarët sërish shpëtojnë ekonominë e Maqedonisë nga kolapsi
Paratë e mërgimtarëve shqiptar të dërguara familjeve të tyre në Maqedoni sërish do të shpëtojnë ekonominë nga kolapsi. Kjo vërtetohet edhe nga raportet e organizatave më relevante të informacionit tregtar. Agjencia më e madhe dhe më e vjetër e informacionit tregtar dhe të biznesit në botë, “Dun & Bradstreet (D&B)” në raportin e tij të publikuar në fillim të muajit maj parashikon rritje të dërgesave të mërgimtarëve në Maqedoni.
Sofja nuk njeh pakicën maqedonase
Sofja nuk e njeh pakicën maqedonase. Këtë edhe një ua bëri të qartë autoriteteve maqedonase Ministri i Jashtëm bullgarë Nikollaj Mlladenov, gjatë një tribune në Shkup. “Në Bullgari nuk ka pakicë maqedonase. Në Bullgari nuk ka kurrfarë pakicash. Ka njerëz të gjallë që kanë të drejta njerëzore dhe kushtetuta jonë është e mbështetur mbi mirëkuptimin se ka të drejta individuale, e jo kolektive”, deklaroi shefi i diplomacisë bullgare Nikollaj Mlladenov. Ai, më tej tha se Mbështetja e Bullgarisë për integrimet euro atlantike e Maqedonisë nuk varen nga firmosja e marrëveshjes për fqinjësi të mirë të iniciuar nga Sofja.
Sipas kryediplomatit Mlladenov politika e re e Bullgarisë ndaj Maqedonisë synon bashkëpunimin.
Protesta PS, Rama: “Në kuti fshihet arma që vrau zgjedhjet”
“ Më 9 maj dëshmojmë që jemi këtu për Evropën” Grevistët: “Në betejë për dinjitet”
Njëzet e një deputetë grevistë dhe 180 mbështetës të tyre kaluan një tjetër natë të grevës së urisë në çadrat para godinës së Kryeministrisë ku janë vendosur që prej natës së 30 prillit për përmbushjen e kauzës për transparencën e votave. Mes protestuesve është dhe 19-vjeçari Romeo Sina, djaloshi i cili gjatë ditës së djeshme të grevës së urisë ka pasur dhe komplikacione që i rrezikuan jetën, por pasi ndërpreu për disa orë grevën, i është rikthyer sërish asaj. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ritheksoi bindjen e opozitës se asnjë vendim gjykate nuk pengon transparencën dhe hapjen e kutive, sikundër pretendon mazhoranca.
