BAROMETRI DIPLOMATIK-Prof.Dr.Mehdi HYSENI

*** Derisa t’i dalë “gjumi i ariut” Shqipërisë së sali berishëve (1912-2010), shqiptarët e kolonizuar në “Maqedoni” etj., nuk mund të presin nën “saçin e kuq” të robërisë, ata janë të shtrënguar të gjejnë zgjidhje politike për fatin e tyre, sepse me “ një këmbë” veç janë në luftë!

Read More

Shkruan: Bahtir Hamza

Letëre e hapur Ferid Aganit,-kryetar i Partisë së Drejtësisë në Kosovë.

Pjesa e parë—Duke u mbeshtetur në lajmet qendrore të RTK-es.Date 18.Maj.2010 në Dekleraten e kryetarit të Partise së Drejtësis Ferid Agani, I cili deklaron, dhe përkrah inicijaitven dhe mbeshtet zbatimin e lendës Fetar Islamike-Muslimane në shkollat Fillore dhe në shkollat e mesme të Republikës së Kosovës………………………

Read More

Luigj Shkodrani Lajme nga Shqipëria -4 maj 2010

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, në krye të delegacionit zyrtar, u nis sot për në Turqi, ku do të marrë pjesë në Samitin XIII Ekonomik Euro-Aziatik që do të zhvillohet në datat 5-7 maj në Stamboll. Në këtë Samit të organizuar nga Fondacioni Marmara, do të jenë të pranishëm kryetarë shtetesh, ministra, akademikë dhe drejtues të dhomave të tregtisë dhe ekonomisë së vendeve nga Evropa Juglindore, nga rajoni i Detit të Zi dhe i Kaspikut, Kaukazi, etj.

Politikat euro-aziatike për zhvillimin dhe bashkëpunimin ekonomik, çështje të kapërcimit të krizës botërore ekonomike dhe financiare, politikat e zbatimit të projekteve të përbashkëta energjitike, rritja e prosperitetit për të gjithë vendet dhe e harmonisë mes popujve, janë disa nga temat kryesore që do të trajtohen nga pjesëmarrësit në këtë Samit.

Read More

VAZHDON APART´HEIDI NDAJ SHQIPTARËVE NË MAQEDONI, PJESËMARRËS SI KURDOHERË EDHE SHQIPFOLËSIT!!

Xhemil Zeqiri-Fadil Shyti

Tani, kohëve të fundit politika maqedonase ka marrë përmasa tejet të forta anti-shqiptare. Kjo, ofensivë e pandalshme tanimë po kuptohet fort qartë, përditë e më tepër jo vetëm nga analistët politikë përparimtarë -të brendshëm dhe të jashtëm, por dhe nga të gjithë njerëzit përparimtarë e besa edhe jo shumë përparimtarë; që janë mësuar herë-herë që, kur ua duan interesat e tyre të dalin në skenë të historisë së ”rezistencës kombëtare”, bile, -jo gjetiu, por, gjithnjë në ballë të kombit- kinse, si baballarët e tij, shumë të përvuajtur.

Read More
image

 Këshilli i organizatave shqiptare ka reaguar ndaj presionet që u bëhen disa anëtarëve të këtij këshilli nga struktura të caktuara policore. Reagimi vjen një javë pas keqtrajtimit të dy anëtarëve të këshillit në vendkalimin kufitar Tabanovc, ku janë mbajtur për rreth 5 orë. Për rastin në fjalë janë njoftuar edhe OSBE dhe Komitetin e Helsinkit.
“Hajredin Kaza dhe koordinatori Baki Sulejmani, këto janë mbajtur në zyrat e policisë kufitare nga ora 12:40 deri në ora 16:50. Sigurimi shtetëror është interesuar për aktivitetin e tyre në këshill, për anëtarët tjerë të këshillit dhe për aktivitetet tjera që i ndërmerr kjo organizatë jashtë këshillit të protestave të 10 majit. Gjatë marrjes së pyetje kanë qenë të provokuar dhe fyer rëndë në baza të ndryshme”, deklaroi Ibrahim Koça, koordinator i këshillit të organizatave shqiptare.

Read More
image

Kim MEHMETI-Më rastisi të marrë pjesë në një tribun ku debatohej për të burgosurit e Sopotit. Bëhet fjalë për rastin e ndodhur në vitin 2003, kur nga një mjetë shpërthyes, u vranë dy ushtarë të NATO-s dhe një shoqërues i tyre civil. Pra, për rastin kur policia maqedonase veproi ashtu siç i ka hije atij që mbase donë që sa më ngutshëm t’i fshehë gjurmët e terroristëve të vërtetë: burgosi aq shqiptarë të pafajshëm nga fshati Sopot në afërsi të Kumanovës, sa iu deshën që rrejshëm të dëshmonte se kush janë armiqtë e Maqedonisë dhe të NATO-së. Dhe me të njëjtën shpejtësi, gjykata maqedonase i shpalli sopotasit e pafajshëm si “terroristë” të dorës së parë dhe i dënoi me gjithsejtë 160 vite burg. Dhe asokohe askush nuk organizoi ndonjë tribunë ku do debatohej si është e mundur që shqiptarët e Sopoti të vinin mjetin shpërthyes aq afër vatrave të tyre familjare dhe ta prisnin policinë nëpër shtëpitë e veta, thuajse donin t’ia lehtësonin punën që t’i gjente sa më lehtë.

Read More

Ylber JAHIU

Që nga vitet e 90-ta kur në Maqedoni do të krijohet sistemi shumë partiak, kinse forma dhe metoda më e lehtë e te menduarit ndryshe kjo në fakt nuk nënkuptonte ashtu. Themelimi i një subjekti politik shqiptarë në ato vite padyshim ishte një vlerë që synohej të mbron interesat e shqiptarëve në Maqedoni, por kjo në fakt nuk ndodhi. Ky subjekt iri si organizim ishte forma më e përkryer që bashkoi shqiptarët në një vend, por devijimi i kësaj lëvizje bëri që ajo të mos ari të përçon zërin e të vërtetës shqiptare në IJRM dhe në vesh të Gligorovit. Dështimi i këtij organizimi politik krijoi pakënaqësi të mëdha, kështu që filloj themelimi i subjekteve të reja të njëpasnjëshme, e cila vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Read More

Nga Alban Gashi-PA KOMENT

BDI distancohet nga komunikata e UÇK-së

(Menjëherë pas Komunikatës Nr. 1 të UÇK-së, ka reaguar Partia e Ahmeti. BDI fton qytetarët të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos bien pre e provokimeve. Gjithashtu kjo parti, thekson se duke u bazuar në Marrëveshjen e arritur në Ohër, dhuna është e papranueshme për realizimin e qëllimeve politike).

Veliu: Nuk do të luftojmë në male, por në Shkup !!!

image

 Kryetari i SHVL-së dhe deputeti i BDI-së, Fazli Veliu ka porosit kryeministrin Nikolla Gruevski të ndalojë provokimet ndaj shqiptarëve në të kundërtën, përgjegjësitë për përkeqësimin e situatës do t’i mbajë ai. “Provokimet e kryeministrit na detyrojnë t’i tregojmë atij se ne jemi shqiptarë s’jemi si ai, ne kemi flamur e identitet. SHVL e UÇK nuk është e ndarë, por është e bashkuar ashtu siç ishte UÇK-ja. Nëse brenda një jave nuk realizohen kërkesat tona, atëherë përgjegjësinë për plasaritjet do t’i mbajë Shkupi, i cili disa herë deri më tani diti t’i nënçmojë shqiptarët”, porositi Veliu nga Sllupçani gjatë fjalës së tij me rastin e përvjetorit të nëntë të fillimit të konfliktit të vitit 2001.

Read More

KËRKESË SHBA-ve DHE BE-së

 (Përmes misioneve të tyre diplomatike në Shkup)

 – Kërkesë që Kryeministri aktual i Maqedonisë, N. Gruevskin, të futet në “listën e zezë amerikane” dhe në “listën e zezë të BE-së” si person që planifikon, që ushtron dhe që mbështetë dhunën institucionale kundër shqiptarëve në Maqedoni, që nxit konfliktet ndëretnike dhe ndërfetare dhe që pengon implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Read More

BAROMETRI DIPLOMATIK Prof.Dr.Mehdi HYSENI

 *** Sali Berisha(kryeministër): “Qëndrimi i Shqipërisë, qeverisë shqiptare, autoriteteve shqiptare është dhe mbetet i pandryshuar, paqja, stabiliteti i Maqedonisë, integriteti i saj janë jetikë për paqen dhe stabilitetin e rajonit.”(www.kospress.com,3 maj 2010).

Read More