Demokracia e Re sot akuzoi se VMRO-DPMNE-ja dhe BDI-ja me politikën që e zhvillojnë janë përgjegjës për prishjen e marrëdhënieve ndëretnike dhe për ngecjen e proceseve eurointegruese të shtetit.
“VMRO-ja dhe BDI-ja janë gjeneratorë të krizave me politikat e tyre, siç janë enciklopedia, projekti ‘Shkupi 2014’, maqedonishtja nga klasa e parë për nxënësit shqiptarë, ndërtimi i kishës, por jo edhe i xhamisë, bllokimi i Komitetit për marrëdhënie ndëretnike, mosangazhimi për sanimin e pasojave të
Arkivi RTVZIK 2010
Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu filloi sot në Berlin vizitën e tij të parë zyrtare në Gjermani.
Paradite ai u takua me homologun e tij gjerman Horst Koehler, si dhe me kryetarin e Bundestagut Norbert Lammert. Lammert ndër të tjera ka theksuar edhe nevojën e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar
Eurozona në rrezik
Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se aktualisht euroja është më e rrezikuar se kurrë më parë. Kryeministri finlandez, Mati Vanhanen theksoi se plani për shpëtimin e Greqisë mund të mos parandalojë përhapjen e paqëndrueshmërisë financiare.
Kush janë azilkërkuesit kosovarë?
FIFA suspendon KF Pobedën, KF Shkëndijës ia merr 6 pikë
Shkup, 3 maj – Federata Ndërkombëtare e Futbollit Botëror (FIFA) ka dënuar dy klubet e Maqedonisë, Pobedën e Prilepit dhe Shkëndijën e Tetovës. Në shkresën e arritur nga FIFA në zyrat e FFM-së thuhet se Shkëndija është dënuar për shkak se nuk i ka kryer obligimet ndaj lojtarëve nga Senegali (Papa Jusu Sol, Papa Birame Fal dhe Mustafa Muhamedu Diop).
Komisari për gara në FFM, Mile Spirkoski vetëm ka implementuar vendimet në garat e sistemit të FFM-së. Në këtë mënyrë skuadrës së Shkëndijës i hiqen 6 pikë në sezonin 2009/10. Shkëndija tani kalon në pozitën e tretë me 48 pikë, kurse në vend të parë del ekipi i Skopjes me 51 pikë, pason Bregallnica me 50. Kuqezinjtë tani nuk e kanë të sigurt plasmanin në elitën e futbollit të Maqedonisë dhe kualifikimin me gjasë duhet ta kërkojnë përmes ndeshjes së barazhit.
Bardhyl Mahmuti:Intervistë ekskluzive për Zhurnalin
Pyetje për kryetarin e BDSH-së, z.Bardhyl Mahmuti
Pyetja:Qytetarët shqiptar në Maqedoni duken të habitur me atë se çfarë po ndodh aktualisht pas paralajmërimeve se mund të ketë një konflikt të ri. Në fakt a është gati të shpërthejë “bomba” e shumë paralajmëruar?
Bardhyl Mahmuti:
Dështon PE, s’ka deklaratë për Shqipërinë
Luigj Shkodrani Lajme nga Shqipëria-05/05/2010
Kukan: Jam i zhgënjyer. Bostinaru: Bejës i telefonuan nga Tirana, u prish kompromisi
Parlamenti Europian dështoi. Jo vetëm nuk mundi të afrojë palët për të nisur një dialog politik për zgjidhjen e situatës, por për herë të parë nuk mundi as të miratojë deklaratën e zakonshme përfundimtare në fund të takimit BE-Shqipëri. “Ngërçi politik ishte evident këtu në Parlamentin Europian, sepse pas dy ditë diskutimesh intensive, ne nuk ia dolëm të miratojmë deklaratën e përbashkët me rekomandimet e nevojshme. Jam i zhgënjyer, nuk e fsheh këtë, sepse për herë të parë një takim i tillë përfundon në një situatë të tillë”, vlerësoi Eduard Kukan, kryetar i Delegacionit për Ballkanin në PE. Eurodeputeti rumun i PSDE-së, Victor Bostinaru, u shpreh se kompromisi u arrit me të dyja palët. “Zoti Beja erdhi në fund të negociatave, e ndoshta, them se ndoshta, ai pati telefonata nga Tirana, sepse bllokoi negociatat dhe ne nuk ia dolëm të miratonim deklaratën përfundimtare”, tha ai. Në vlerësimin e eurodeputetit kjo është e paprecedentë për takime ndërparlamentare apo komitete të përbashkëta që të mos kenë një qëndrim përfundimtar. “Kjo është alarmante për Parlamentin Europian, i cili nuk po sheh gatishmëri nga të dyja palët në Shqipëri për të punuar së bashku për fatin europian të vendit tuaj. Unë nuk e kuptoj dhe nuk e pranoj që përmes pingpongut, ne këtu në Parlamentin Europian të bashkëpunojmë, ndërsa kolegët tanë shqiptarë të mos bëjnë të njëjtën gjë”, insistoi Bostinaru.
Jo më pak e ashpër u tregua në deklaratat e saj të djeshme edhe eurodeputetja gjermane e PPE-së, Doric Pack. Ajo shprehu keqardhja që jemi ende në këtë situatë kaq problematike. “Tani ka protesta, bëhet grevë urie, po ata duhet të punojnë bashkë dhe i kuptoj shqiptarët që u ka ardhur në majë të hundës, që nuk besojnë më tek askush, as te kjo qeveri, as tek opozita, pasi kjo sjellje nuk e ndihmon klimën e krijuar në shoqërinë shqiptare”, theksoi Pack.
Kryqi i Gruevskit në Kalanë e Shkupit
Kërbaçi vrastar i qeverisë sllavo-maqedone nuk ka të ndalur mbi shpinën e shqiptarëve, kurse partive politike shqiptare përditë e më tepër po iu humb qëllimi i tyre i organizimit.
Vazhdon kryqëzimi i tokave shqiptare, vazhdimi kryqëzimi i objekteve historike shqiptare, vazhdon linçimi i jetës shqiptare në të gjitha pikëpamjet. Më se gjashtë dekada krijesa me emrin IRJM kolonizon me dokument dhe pa dokument vendbanimet shqiptare, shtëpitë, tokën, rrugët, ujin dhe ajrin e shqiptarëve. Më se gjashtë dekada Qeveritë e Shkupit ashtu si ato Beogradit mbjellin me dekret vdekje për shqiptarët.
Policia po pengon protestën e 10 Majit
Këshilli i Organizatave Shqiptare në Maqedoni thotë se po vazhdon me aktivitetet për organizimin dhe mbarëvajtjen e protestës së 10 Majit. Mirëpo ata ankohen se protesta paqesore me moton “Për Drejtësi”, po pengohet nga policia maqedonase.
POPULLIT SHQIPTAR I DUHET PAQJA E JO LUFTA!
Komunikata Nr.1 e UÇK-së ka nxitur reagime të shumta me tendencë të zhvendosjes së vëmendjes nga gjeneratori i vërtetë i kësaj krize: Qeveria e Maqedonisë.
Stigmatizimi i bartësve të kësaj komunikate si nxitës konfliktesh mund të inkurajojë forcat antishqiptare të Maqedonisë që të ndërmarrin aksione të përmasave të gjëra kundër popullit shqiptar. Aq më tepër kur dihet botërisht se inskenimet e preteksteve kanë qenë dhe janë mjeshtri e autoriteteve të Shkupit.
Vazhdimi i politikës antishqiptare dhe përbuzja që i bëhet rrezikut të shpërthimit të një konflikti të ri nga ana e Qeverisë së Maqedonisë dëshmojnë se ata janë të interesuar për një konflikt të tillë.




