Shkruan: Arben Llalla – Tetovë, 09. 05. 2010 GREKËT PËRGATITEN  PËR DESTABILIZIMIN E SHQIPËRISË MË 16 MAJ NË DELVINË

Në prag të diskutimit në BE për heqjen e vizave për Shqipërinë në fillim të muajit qershor grekët e Greqisë do të mbështesin fuqishëm minoritarët grek për të destabilizuar Shqipërinë në emër të Autonomisë së Vorioepirit. Këto protesta do të udhëhiqen nga Kisha greke me në krye Mitropolitin e Dropullit, Pogonisë dhe Konicës Andreas. Protestat do të organizohen me rastin e përkujtimit të nënshkrimit të Protokollit të Korfuzit të 17 Maj 1914. Ky protokoll erdhi si pasojë e shpalljes nga grekët e Athinës më 14 shkurt 1914 Autonominë e Vorioepirit. Qeveria autonome e vetëshpallur dhe e njohur vetëm nga Athina në atë vit udhëhiqej nga grekë të Greqisë dhe jo grek të cilët jetonin në Shqipërisë.

Read More

Andrea Stefani

Andrea Stefani

Eliot Engel, bashkëkryetari për çështjet e Shqipërisë në Kongresin e SHBA, në një intervistë të sapo dhënë “Zërit të Amerikës”, ka treguar se, për çudi, nuk di shumë gjëra mbi Shqipërinë dhe mbi të gjitha nuk dikërka se ky shtet, nga më të varfrit e Ballkanit, ndryshon shumë nga SHBA! Pozicionimi i Engel është pjesë e një zinxhiri qëndrimesh të disa figurave të diplomacisë ndërkombëtare, që në analizën e situatës në Shqipëri fokusohen më shumë te nevoja për stabilitet dhe jo te liria dhe ligji si rrënjë e stabilitetit demokratik, tek imazhi i Shqipërisë dhe jo te realiteti politik i saj. Dhe së fundi, këmbëngulin që nuk është detyra e tyre t’i ndihmojnë shqiptarët si ta zgjidhin krizën, sepse është mirë që politikanët shqiptarë ta zgjidhin krizën vetë, pra “me forcat e veta”.

Read More

Greva e urisë ka pritur dje edhe një pjesëmarrës të ri, emri i së cilës tingëllon i njohur për të gjithë shqiptarët. Elsa Lila, këngëtarja e njohur shqiptare që banon në Itali, është shfaqur dje në mitingun e Partisë Socialiste dhe pas një fjale të përcjellë me emocione, ka deklaruar bashkimin me grevistët në çadrën që qëndron para Kryeministrisë që prej 30 prillit. “Unë e di mirë, Shqipëria do të bëhet zonjë, ashtu si ato zonjat e jashtëzakonshme që sot kanë nëntë ditë të ngujuara. Unë jam Elsa, këtë emër mora në lindje nga prindërit e mi, por sot kam edhe emra të tjerë, unë sot jam Shega, jam Olta, jam Elisa, sot jam Ledi, jam Ermonela, jam Flora, Anila, Mimoza”, ka deklaruar Elsa Lila ndër të tjera. Me një fjalim të përshkruar nga fraza prekëse dhe me frymë sentimentale, këngëtarja e njohur i ka dhënë një përmasë të re solidaritetit qytetar me grevën e urisë. Letra e artistëve drejtuar Ramës ka marrë kështu një përgjigje simbolike, e cila po dëshmon se politika në Shqipëri është gjithëpërfshirëse. Megjithatë Lila, ashtu si qëndrimet publike të ekipit socialist, nuk ka folur për politikë të mirëfilltë, por për një angazhim publik që preferon ta artikulojë aktin politik si mision që adopton të ardhmen përmes vizionit të progresit. “Sot, më lejoni motra dhe vëllezër, të jem një shpirt më shumë në barrikadën njerëzore përballë shurdhërisë

Read More
( Ky shkrim vijon nga dat. 1 Maj 2010)

-As që kisha ndërmend të shkruajmë për A. Kasamin por, tani përsëri po detyrohemi të paraqesim veprimtarinë e tij anti-kombëtare për faktin se, përsëri ky ”politikan pehlivan” edhe tani është duke i shkaktuar dëme të pallogaritshme dhe tepër të rrezikshme politikës shqiptare në Maqedoni dhe dhe lëvizjes çlirimtare në përgjithësi.

Shkruajnë: Xhemil Zeqiri – Fadil Shyti

Read More
Mehdi Hyseni-BAROMETRI DIPLOMATIK

*** Në kuptimin individual, “dashuria” dhe “lumturia” me Serbinë apo me ndonjë shtet tjetër fqinjësor etj., është çështje private. Mirëpo, në kuptimin e interesit kolektiv dhe shtetëror politik, diplomatik dhe juridik etj. të Kosovës hëpërhë nuk mund të ëndërrohet kurrfarë hyrjeje në marrëdhëniet dhe në relacionet e tilla “kurorëzuese” me Beogradin, për shkak se Serbia dhe serbomëdhenjtë po kërkojnë dhe po luftojnë që Kosovën shqiptare, ta rikthejnë nën tutelën e sundumimit kolonial dhe imperialist serbomadh (1912-1999).

Read More

Rashkë - Vendi ku është zbuluar varreza masive.Rashkë – Vendi ku është zbuluar varreza masive.

Serbia ka zbuluar një varr masiv, ku gjenden trupat e pajetë të rreth 250 shqiptarëve. Ata besohet se janë vrarë gjatë konfliktit të viteve 1998-1999 në Kosovë. Lajmi është bërë i ditur nga Prokuroria e Serbisë për krime lufte. Zyrtarët kosovarë presin fillimin e shpejtë të gërmimeve. Ata thonë se Beogradi zyrtar e di vendndodhjen e të gjithë të zhdukurve.

Read More

Britani: Vazhdojnë bisedimet për bashkëqeverisje Kreu i liberal-demokratëve britanikë, Nik Kleg, tha se shpreson në arritjen e shpejtë të një marrëveshje për të mënjanuar periudhën e pasigurisë.

Nik Kleg është në pozicion kyç pas zgjedhjeve të 6 majit, ku asnjë nga partitë nuk fitoi shumicën. Një aleancë me partinë e tij do të mundësojë krijimin e qeverisë në Britani.

Kleg është në diskutime me kreun e konservatorëve, Dejvid Kamerun. “Po punojmë në luftë me kohën për të vepruar bazuar në vendimin e marrë nga populli britanik” tha Kleg.

Read More

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi iu përgjigj interesimit të mediave, në përfundim të veprimtarisë së organizuar sot në Muzeun Historik Kombëtar, ku dekoroi (pas vdekjes) me Urdhrin “Nderi i Kombit” Muzafer Pipën, Vilson Blloshim, Genc Lekën dhe Havzi Nelën.

Pyetje: Alsat – Elona Gjylmi

Zoti President, po për negociatat me partitë politike?

Presidenti Topi:“Së pari, unë duhet t’ju them që i tërë procesi që shoqëron dialogun mbetet një moment, i cili përbën detyrimin moral, personal dhe institucional për t’u bërë transparent në çdo kohë. Jo rastësisht e thashë këtë qysh në fillim, sepse çdo tentativë, qoftë edhe e segmentuar që vjen jashtë kësaj linje, presupozon një spekullim. E kam fjalën këtu për ndonjë media, e cila kërkon të dalë jashtë këtij realiteti dhe për të dalë drejtpërdrejt në përgjigje të pyetjes suaj, ende nuk ka një dialog institucional që ka të bëjë me situatën politike në Shqipëri.

Read More

Faik MUSTAFA

Një plak yni i urtë, qau kur nëpër mjekrën e tij kaloi miu. Nuk u mërzit që kaloi, por u brengosë s’e çeli rrugën. Ndërkaq, partitë tona politike, liderët e tyre, sidomos kjo në pushtet, si duket, e kanë aq lëkurën e trashë sa nuk ndjejnë fare se si nëpër mjekrat e tyre, kalojnë hiena, ujqër, gjarpërinj, e çka jo tjetër, duke bërë kërdi e këto, vazhdojnë të shtiren se s, po ngjet asgjë e jashtëzakonshme, se çdo gjë vete si tëlynë.” Për inat të resë, më vdektë djali”, në stilin e kësaj urtie, të BDI-së, me vetëdije, kanë pranuar të hypin në anijen e huaj, pa shtruar pyetje për ku shkojnë, pse dhe çka fitojnë nga ky udhëtim. Për t.i përmbushur apetitet e sëmura karrieriste, për të korrur të mira materiale

Read More

Arsim HASANI

Shumica e “parashikuesve” i kanë dhënë dhe po i japin peshë dhe rëndësi të veçant vitit 2012, duke e paraqitur si vit i kthesave të madha në historinë e njerëzimit në përgjithësi, madje disa të prirë për parashikime apokaliptike, këtë vit e paraqesin si vit të shkatërrimeve të mëdha. Sido që të jetë dhe sido që të bëhet, kësaj radhe qëllimi nuk është që të ndjellë kob e frikë, por dëshiroj që të përkujtoj se viti 2012 ka një rëndësi të veçant dhe simbolikë për shqiptarët që jetojnë në Maqedoni, e veçanërisht në Shkup.

Read More