Presidenti Sejdiu fton bizneset gjermane të investojnë në Kosovë
Kosova e ka për borxh që të realizojë synimin e saj, që të jetë atdhe i lirë i të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie, duke ofruar mundësinë që të lëvizë drejt integrimeve në Evropën e bashkuar, ka thënë presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.