Në intervistën me portalin “Zhurnal”, kryetari i Bashkimit Demokratik Shqiptar, Bardhyl Mahmuti shprehet plot skepticizëm për versionin e dhënë nga ministria e brendshme e Maqedonisë për ngjarjen e 12 majit në Radushë. Mahmuti e quan këtë ngjarje, ku humbën jetën katër shqiptarë – tre nga Maqedonia e një nga Kosova – si një skenar i kurdisur nga policia maqedonase. Ai po ashtu nuk pajtohet me cilësimet që i bëhen Harun Aliut nga autoritetet maqedonase për trafikantë armësh. Mahmuti thotë se Aliu i është njohur opinionit shqiptar krejt ndryshe, si një veprimtar i çështjes kombëtare.
Arkivi RTVZIK 2010
Çka deklaroi Harun Aliu në dy intervistat e fundit
Agjencia e lajmeve INA dhe gazeta “24 orë” ishin ndër mediat e vetme që zhvilluan intervista ekskluzive me kryetarin e AK-së, Harun Aliu, i cili u vra në incidentin e fundit në Radushë. Ja se çfarë deklaroi Aliu për aktivitetet e tij…
25/11/2009
Harun Aliu, i njohur si ish-komandant Kushtrimi dhe një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), i ndjekur nga MPB-ja dhe i arratisur flet ekskluzivisht për gazetën “24 orë”, për akuzën e ngritur ndaj tij si bashkëpjesëmarrës apo siç thuhet në aktakuzën e ngritur policore si “porositës” i vrasjes së një pjesëtari të policisë speciale “Tigrat” në janar të vitit të kaluar, kur ishte sulmuar një patrullë policore në dalje të Shkupit. Në grupin e të akuzuarve bashkë me Harun Aliun, i cili është edhe kryetar i forcës politike Alternativa Kombëtare janë përfshirë edhe dy persona të tjerë, të cilët kanë mohuar pranë gjykatës njohjen mes tyre. Çfarë thotë Aliu për aktakuzën e ngritur …?, Kush qëndron pas saj… ?, Si po ecin punët e shqiptarëve në Maqedoni …?, dhe cili do të jetë fundi i procesit gjyqësor ndaj tij … ?. Për të gjitha këto në mënyrë të kujdesshme kreu i arratisur i AK-së jep përgjigjet e adresuara
Incidenti në Radushë, krijon pasiguri tek shqiptarët
Bashkimi Demokratik Kombëtar përmes një komunikatë për shtyp reagoi ndaj incidentit të djeshëm të armatosur, ku humbën jetën katër të rinjë shqiptar.
“Incidenti i djeshëm i armatosur, ku humbën jetën katër të rinjë shqiptar, ashtu si edhe zbulimi i para disa ditëve i një sasie të madhe të armëve në afërsi të Bllacës, ne si Bashkimi Demokratik Kombëtar-BDK, vlerësojmë se ka krijuar një situate me përmasa të mëdha të pasigurisë tek të gjith shqiptarët”, thuhet në komunikatën e BDK-së.
BDK thotë se, kjo rikujton vazhdimsin e incidenteve të mëparshme, ku poashtu viktima kanë qenë të rinjët shqiptar, gjë që e bën të dyshimt këtë aksion.
Fuere: Në Maqedoni nevojitet zhvillimi i tolerancës ndëretnike
Ambasadori i BE-së, Ervan Fuere sot bëri thirrje në Dibër që të zhvillohet dhe kontribohet toleranca ndëretnike, për shkak se sipas tij, kjo është e rëndësishme për Maqedoninë.
“Kontriboni dhe zhvillojeni tolerancën ndëretnike, sepse ajo është e rëndësishme për Maqedoninë”, ka deklaruar evroambasadori Fuere gjatë qëndrimit në një shkollë në Dibër. Sipas tij, Qeveria është përgjegjëse për reformat në vend, që duhet të realizohen për të anëtarësuar Maqedoninë në BE. Ai ka nënvizuar se Dibra është një shembull për tolerancë ndëretnike. Evroambasadori Ervan Fuere ka vizituar këtë qytet i shoqëruar nga zëvendëskryeministrat Abdilaqim Ademi dhe Vasko Naumovski
Shoqata e UÇK-së “Kalaja” ka shfaqur dyshime lidhur me vrasjen në Radushë
Shoqata e UÇK-së “Kalaja” ka shfaqur dyshime lidhur me vrasjen në Radushë, me ç`rast ajo ka kërkuar hetim të plotë mbi këtë incident.
“Shoqata Sh.V.I.L. të UCK-së, “Kalaja”, duke ndjekur me vëmendje ngajrjet e kohëve të fundit në Maqedoni i bënë thirrje organizatave ndërkombëtare se ngjarja e ndodhur në Radush të Shkupit, ku u ekzektuan në mënyrë klasike katër shqiptar kemi të bëjmë me shkelje të të drejtave të njeriut nga ana e policisë sllavomaqedonase . Në bazë të ligjeve ndërkombëtare dhe konventave të të drejtave të njeriut që nënshkruese është edhe Republika FYROM, në këtë rastë policia ka shkelur të drejtën e jetës. Sipas informatave dhe deklarimeve që dha vetë MPB dalin qartë se policia nuk ka dhënë sinjalet për parandalim siç është gjuatja në ajër, por ka qëlluar direkt mbi njerëzit në furgon”, thuhet në një komunikatë të kësaj shoqate. Siç bëhet e ditur më tej, sipas fotografive të ofruara nga policia shihet që furgoni është fjalë është qëlluar nga të gjitha anët, sikur të ishte gjah në kurth për gjahtarët shtetëror.
Në Maqedoni po përgatitet një skenar i njëjtë sikur në vitin 2001, që atëherë ishte inskenuar në Lubjanë dhe Prizren.
Kjo është bërë e ditur nga drejtues të Shoqatës Maqedonase të Veteranëve të Mbrojtjes dhe Sigurisë në Maqedoni (SHBMSM). Sipa drejtuesve të kësaj shoqate, në Maqedoni po përgatitet një krizë e kontrolluar në rajonin përreth fshatrave Vaksincë, Llojan, Sllupçan, Likovë, Haraçinë, Tanushë, Bllacë e deri në Jazhincë.
Arrestohen dy persona për incidentin në Radushë
Policia e Maqedonisë ka arrestuar dy persona të cilët dyshohen se kanë qenë pjesë e grupit të vrarë që po transportonin armët në afërsi të Radushës.
Siç njofton agjencia e lajmeve INA, dy personat janë arrestuar në afërsi të fshatit Svillare të komunës së Sarajit të Shkupit, për të cilët ekzistonin dyshime se kanë qenë pjesë e grupit që po transportonte armët.
Në vend të telegramit!
Përmes komunikatës së djeshme Bashkimi Demokratik Shqiptar reagoi kundër ekzekutimit të
katër shqiptarëve.
Skenarët e ekzekutimeve të kurdisura nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë janë të njohura për popullin shqiptar, i cili i ka përjetuar mbi kurrizin e vet këto skenarë. Ato u bënë të njohura edhe për institucionet ndërkombëtare me rastin e skenarit “Vreshtat e Rashtakut” kur u ekzekutuan gjashtë shtetas të Pakistanit dhe një i Indisë, nën pretekstin se gjoja kishin përgatitur sulm kundër disa përfaqësive diplomatike në Shkup.
Edhe pse ish ambasadori i NATO-s në Maqedoni, z. Nicolas Bigman, denoncoi publikisht këto skenarë në intervistës ekskluzive në ALSATM me 14 korrik të vitit të kaluar, skenaristët e “Vreshtave të Rashtakut”, të “Rastit të Sopotit”, të Rastit të Brodecit” mbetën të pa ndëshkuar.
Harun Aliu personi i katërt i vrarë në Radushë
Personi i katërt i vrarë në incidentin e së mërkurës në fshatin Radushë të Shkupit është Harun Aliu, i njohur si komandant Kushtrimi, njofton agjencia e lajmeve INA. Trupi i pajetë mbrëmë i është dorëzuar familjes. Harun Ali ka qenë edhe kryetarë i partisë, Alternativa Kombëtare (AK).
Transportimi i një arsenali armësh nga Radusha në drejtim të Shkupit, por duke mos u bërë i njohur destinacioni final ka përfunduar fatalist me katër viktima. Grupi katër anëtarësh që po transportonte armët kanë rënë në kurthin e policisë, e cila kishte zënë pritën që në orët e para të mëngjesit të së martës, duke pritur furgonin “Mercedes Sprinter” ngjyrë të bardhë me targa false të Prilepit.
Mes Rashçes dhe Radushës :“Vreshtat e Rashtakut” II
Spektakli targjik i kurdisur nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë mes fshatrave Rashçe dhe Radushë është spektakli i radhës që nxjerr në shesh urrejtjen antishqiptare të institucioneve shtetërore në Maqedoni.
Propagandimi me pompozitet i vrasjes së katër shqiptarëve dhe ekspozimi i “fakteve” për dëshminë e gjoja implikimit të tyre në trafiqe armësh nxjerrin në sheh kurdisjen e këtij skenari dhe përpjekje për të fshehur ekzekutimi monstuoz.
Furgoni i ekspozuar para mediave, i bërë shoshë nga breshëria e plumbave, e dëshmon se në te nuk ka mundur të ketë, siç pretendon kjo ministi, “gjashtë thasë me TNT, tre thasë me granata , bomba dore, mina këmbësorie dhe municion të llojeve të tjera të armëve”.