Mehdi Hyseni-BAROMETRI DIPLOMATIK

*** Në kuptimin individual, “dashuria” dhe “lumturia” me Serbinë apo me ndonjë shtet tjetër fqinjësor etj., është çështje private. Mirëpo, në kuptimin e interesit kolektiv dhe shtetëror politik, diplomatik dhe juridik etj. të Kosovës hëpërhë nuk mund të ëndërrohet kurrfarë hyrjeje në marrëdhëniet dhe në relacionet e tilla “kurorëzuese” me Beogradin, për shkak se Serbia dhe serbomëdhenjtë po kërkojnë dhe po luftojnë që Kosovën shqiptare, ta rikthejnë nën tutelën e sundumimit kolonial dhe imperialist serbomadh (1912-1999). 

*** Mos u mundoni kot, të tregoheni si “ politikanët dhe diplomatët më të mençur” të Ballkanit, si thotë populli “ mos t’ua pi sorra mendtë, që të hyni në negociata me Serbinë, sepse ato nuk do të kenë kurrfarë karakteri “teknik”, por do të jenë me përmbajtje thelbësore-ndryshimin e statusit politik të Kosovës.

-Po, nëse doni ta kënaqni veten, dhe ta helmatisni popullin, atëherë, nuk u ka mbetur tjetër rrugë, vetëm turr e vrap Shumadisë, që të “pajtoheni” sa më parë se do t’u “ikën treni i fundit”, pastaj, do ngelni pa deterxhent, pa sapuna, pa çokollata, pa plazma keks… dhe pa shampon të Serbisë!

Ja, kjo është përmbajtja e “bisedimeve teknike” të ardhshme me Beogradin zyrtar, si dhe përshpejtimi i kthimit të të gjithë kolonistëve serbë në Kosovë, sipas Kushtetutës së Kosovës dhe ligjeve të Serbisë.

Veç mos harroni se, derisa në çfarëdo forme të koketoni me Serbinë, dhe t’i konsumoni të gjitha këto “ produkte të ëmbla” made in Serbia, Kosova kurrë nuk do të ketë lirinë dhe pavarësinë e plotë të saj politike, as ekonomike e as tregtare, por do të jetë e varur nga Serbia kolonialiste.

Këto “bishtbisedime teknike” të Prishtinës zyrtare me Beogradin, do të zhvillohen në frymën e Rezolutës 1244 të KS të Kombeve të Bashkuara, e cila figuron në Pikën 12 të Deklaratës së pavarësisë së Kosovës dhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës (Neni 153), si dhe në bazë të Planit 6-pikësh të Beogradit dhe të Ban Ki Munit të OKB-së, të miratuar më 26 Nëntor të vitit 2008 në Nju-Jork.

“Buria” e qeverisë së Hashim Thaçit: “Jemi të lumtur që Serbia pranoi të ulet me ne në Sarajevë…”(www.danas.com, 7 maj 2010)!!! – Zoti kurrë mos ua realizoftë atë “lumturi”!!!

Sepse hyrja në “bishtbisedime teknike” me Beogardin nuk do të sjellë kënaqësi, as lumuturi për shqiptarët, por do të jetë “dardhë me bisht” për Kosovën e pavarur shqiptare!

Ndoshta për politikanët qeveritarë të Kosovës, “bishtbisedimet teknike” me Beogradin, do të sjellin “njohjen e pavarësisë” së Kosovës nga ana “garadës politike” e presidentit serb, Boris Tadiq, por nuk ma thotë mendja, derisa një Boris Tadiq ka deklaruar botërisht se kurrë me dorën e tij nuk do ta nënshkruajë pavarësinë e Kosovës.

Andaj, shtrohet pyetja, pse, ku është interesi i palës shqiptare, që të hyjë në “bishtbisedime teknike” me Beogradin?

Derisa “gllaveshinat” e lartë zyrtarë të Beogradit me në krye Tadiqin dhe Vuk Jeremiqin kanë pranuar që të hyjnë në bisedime të tilla “teknike” me Prishtinën, do thotë kjo është në interes të Serbisë, jo asesi të Kosovës. Në të kundërtën, Serbia nuk do të pranonte kurrfarë takimesh me palën zyrtare të Prishtinës.

-Atëherë, ku qëndron arsyeja, pse të ashtuquajturit qeveritarë të Prishtinës kanë deklaruar se “janë të lumtur” që Serbia ka pranuar të marrë pjesë me palën shqiptare në samitin e Sarajevës së BE-së për Ballkanin Perëndimor, që do të bëhet më 2 qershor të këtij viti?

-Eh, si të mos jenë të kënaqur e të shashtisur bile, kur dikujt i ka “ ra sopta në mjalt” të bëjë “cirkus” dhe të luajë “cimic-dogërxhik” me fatin e 2 milionë shqiptarëve dhe të Kosovës!!!

Pse të mos jenë të lumtur “gardistët politikë” qeveritarë të Kosovës, që të takohen sa më parë me homologët e tyre serbë të Beogradit, kur Serbia përditë po e mbush Kosovën me refugjatë-ish-kriminelë-kasapë-masakrues-vrasës, dhunuese dhe ekzekutues të qindra e mijëra shqiptarëve në Kosovë (1989-1999)?!

Pse të mos përqafohen me presidentin e Serbisë, Boris Tadiq, kur ai (sikurse dikur krimineli Slobodan Milosheviq) në sy të botës UÇK-në dhe shqiptarët i quan “terroristë” dhe “kusarë” të “grabitjes së Kosovës serbe”; kur ai para gjithë botës ka deklrauar, se kurrë Serbia nuk do ta njohë Kosovën si shtet të pavarur, sepse sipas tij, Beogradit zyrtar dhe Kishës Ortodokse Serbe “Kosova është Serbi-Kosovo je Srbija”?!

Pse të mos takohen e të mos puthet Skënder kryediplomati i Kosovës me homologun e tij serb, Vuk Jeremiq (ministër i Jashtëm i Serbisë) në samitin e 2 qershorit 2010 në Sarajevë të BE-së për Ballkanin Perëndimor, kur ai para gjithë botës ka deklaruar se “Kosova është Jerusalemi serb”?!

Pse të mos takohen “decentralistët” politikanë të Kosovës (të cilët vullnetarisht, pa asnjë lek ia falën Mitrovicën Veriore me rrethinë Serbisë) me homologët e tyre kolonialistë, kur tema e tyre e debatimit të përbashkët do të jetë “biseda teknike”, ngase temat e tjera “ i kanë shteruar”, sepse Serbia qe “dy vjet e ka njohur” Republikën e Kosovës?!

O, tempora, o mores, sa “poshtë ka ra katuni”!!!

Bravo, “shumë mirë” bie “buria” e qeverisë së kryeministrit Hashim Thaçi, se për besë ata nuk e meritojnë të ulen në bisedime as me Amerikën, as me NATO-n e as BE-në, por vetëm me Serbinë. Këtë po e tregon edhe rasti i Kosovës Veriore (Mitrovica përtej Ibrit).

-Jo, mos keni gajle se keni me u “rrasë” Serbi, do të keni takime e takime aq të shumta sa kanë për t’u dalë “maje hunde” dhe “maje koke” si thotë populli, por asgjë, nuk do të mund të përmirësoni, as të përfitoni me biseda boshe, të fshehta dhe të hapura me krerët serbë të Beogradit, veçse do të kompremetoheni dhe do ttë ligështoheni edhe më shumë para popullit juaj dhe para aleatëve tuaj ndërkombëtarë.

Kjo do të jetë “fitorja” juaj nga bishtbisedimet e reja me Beogradin, duke filluar që nga stacioni i parë incognito (pa emër dhe mbiemër të Kosovës) në Sarajevë, më 2 qewrshor 2010.

O politikanë të mjerë (po u them të shkretë, sepse qe 10 vjet jeni vetëm figura të palëvizshme të shahut, se “tupanin” po ua rrah tjetërkush, ju vetëm se, po e dëmtoni kot arkën e buxhetit të Kosovës,. duke mos e zgjidhur asnjë problem për popullin tuaj, të cilin praktikisht e keni braktiusur në rrugë, duke e shndërruar në lypës, të nëpërkëmbur, të varfëruar dhe të papunësuar… etj.), po çfarë gëzimi dhe lumturie, mund të jetë ulja me armiqtë dhe me kolonialistët serbë në një tavolinë të përbashkët në Sarajevë, kur as emrin tuaj nuk do të keni guxim që ta pohoni, madje as të fotografoheni para kamerave të reporterëve vendorë dhe ndërkombëtarë të Evropës dhe të botës demokratike, sepse menjëherë, aty për aty do të ua “curronte veshët në gjak”, Vuk Jeremiqi (ministri i Jashtëm i Serbisë)!?!?

Ja, kjo është “esenca e politikës së lartë” të qarqeve zyrtare të Kosovës!

Ja, ky është zëri i “burisë diplomatike” zyrtare të Kosovës-“Jam i lumutur se ia mbërrina” në Sarajevë, që të përqafohem me homologun tim serb, Vuk Jeremiq, i cili Kosovën e ka quajtur “Jerusalemi serb “; i cili Kosovën e ka hedhur në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë; i cili Kosovën e quan “djepi i Serbisë”; i cili së bashku dhe me ndihmën e diplomacisë dhe të politikës së jashtme të Moskës, e përtrollisi pavarësinë e Kosovës edhe në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke e detyruar Moskën që të ngrejë gishtin e VETO-s; i cili qe dy vjet loboi në Afrikë, në Arabi dhe në Azi, që shumë shtete të bashkësisë ndërkombëtare (sidomos ato islame), të mos e njohin subjektivitetin juridik ndërkombëtar të Kosovës.

Ndonëse në rastin e kontestimit dhe të mohimit të pavarësisë së Kosovës, ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiq, teorikisht dhe praktikisht u dëshmua si armik i Kosovës dhe i shqiptarëve (ashtu sikurse diplomatët dhe ministrat e mëparshëm të regjimit gjenocidal të Slobodan Milosheviqit) , shqiptarët duhet të mësojnë nga ky shemnbull, se si të luftojnë për veten e tyre, jo për interesat armiqësore të Serbisë së Vuk Jeremiqit, i cili edhe pse nuk ka asnjë argument valid, botës po i thotë, – “Kosova je Srbija”! “Kosovo je srpski Jerusalem”!

Ah, sikur Kosova të kishte pasur një diplomat të aftë shqiptar, sikurse Serbia që ka Vuk Jeremiqin!

Së pari, në Kosovë nuk do të bëheshin masakra masive dhe gjenocid nga Serbia; së dyti, kurrë nuk do ta zvarriste (8 vjet) shpalljen e pavarësisë së Kosovës, por pas tre vitesh të administrimit juridik ndërkombëtar të UNMIK-ut, me referendum do të kërkonte deklarimin e vullnetit të popullit për statusin e saj; së treti, kurrë nuk do të pranonte që t’ia vazhdonte mandatin e skaduar joligjor UNMIK-ut në Kosovës (pas 17 shkurtit 2008); së katërti, katërti, kurrë nuk do të pranonte që pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, të lihej në zbatim ligjor dhe kushtetues, Rezoluta 1244 e KS të Kombeve të Bashkuara, ashtu siç figuron në “Pikën 12 të Deklaratës së pavarësisë së Kosovës” dhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës (neni 153); së pesti, kurrë nuk do të pranonte Planin 6-pikësh të Vuk Jeremiqit dhe të Ban Ki Munit për copëtimin-enklavizimin kantonal ndëretnik të Kosovës; së gjashti, Kosovën Veriore nuk do ta linte nën “mëshirën” administruese dhe kushtetuese shtetërore të Beogradit (1999-2010); së shtati, pa e njohur Serbia pavarësinë e Kosovës, kurrë nuk do të pranonte “bishtbisedime teknike” me Beogradin.

Ka Kosova politikanë dhe diplomatë 100 herë më të aftë sesa Serbia që ka Vuk Jeremiqin, por ata janë të braktisur, të diferencuar dhe të përbuzur në rrugë si brenda Kosovës, ashtu edhe jashtë Kosovës, sepse nuk kanë asnjë “ilake”, asnjë mik, asnjë dost, asnjë poltron në nomeklaturën dhe strukturën e institucioneve dhe të orgnave pushtetore të Qeverisë, të Kuvendit dhe të Presidencës së Kosovës.

Shembulli diplomatik i Vuk Jeremiqit provon se të gjitha qeveritë e derisotme serbe (1912-2010) politikën dhe diplomacinë e tyre e kanë ndërtuar, zhvilluar dhe drejtuar përmes kuadrove më të afta politike, diplomatike, juridike etj., sipas meritës, jo sipas “çelësit” eliminues lokalist, provincilaist (me jarani, me miqësi, me ryshfet, me grupe e klane etj.) dhe analfabetik sipas logjikës fisnore të kohës së feudalizmit anadollak etj., ashtu siç po veprojnë qe 10 vjet beglerët feudalë në Prishtinë, dhe qe 20 vjet ata në Tiranë. Kjo është fatkeqësia, primitivizmi, dështimi dhe defaktorizimi i politikës dhe i diplomacisë shqiptare.

Mjerisht, këtë negativizëm recidivist antietik, antiprofesionist, antikombëtar, antishtetëror, antiligjor, antihuman dhe antidemokratik e provoi koha e derisotme (1990-2010) se, Kosova dhe Shqipëria “nuk kanë nevojë” për kuadro të afta politike, diplomatike, juridike, ekonomike etj., por për hajna, për mafiozë, për kontrabandistë, për shfrytëzues, për rrenca ordinerë, për manipulues, për mashtrues dhe për diskriminues të popullit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike Natyrale.

Po ashtu, koha njëzetvjeçare (1990-2010) provoi se shqiptarët i kanë të gjitha argumentet dhe provat materiale të vlefshme se Kosova është e shqiptarëve dhe e Shqipërisë Etnike Natyrale, mirëpo, qe 20 vjet këtë të vërtetë të pamohueshme, Tirana zyrtare nuk ka pasur guximin as krenarinë, që ta pohojë dhe ta mbrojë as para armiqve kolonialistë serbë e as para bashkësisë ndërkombëtare dhe miqve të saj, siç janë Amerika, NATO-ja dhe BE-ja etj.

Duke qenë se de fakto dhe de jure qeveria e Sali Berishës qëmoti e ka harruar Kosovën dhe territoret e tjerat të kolonizuara shqiptare (Malësia e Madhe, Çamëria, Ilirida dhe Anamorava), Presidencës, Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës nuk i duhen injorantë qyqarë, që ende nuk e dijnë se, së pari duhet të zhvillohen bisedime me Tiranën, me Tetovën, me Preshevën, me Bujanocin, me Medvegjën, me Ulqinin, me Tuzin dhe me Çamërinë, që sa më parë të vihet në rend dite zgjidhja e problemit kolonial të gjysmës së popullit shqiptar dhe të gjysmë Shqipërisë Etnike Natyrale në Ballkan, pastaj, të “ndjehen të lumtur” nëse Serbia pranon të hyjë në “bisedime teknike” me Prishtinën.

Kësi diplomatësh të moshuar dhe të rinj, guximtarë, të mençur, dhe të dijtur i duhen Prersidencës, Qeverisë, Kuvendit, politikës, diplomacisë dhe drejtësisë së Kosovës, jo të atillë, që gëzohen me fatkeqësinë e Kosovës, -“jemi të lumtur që Serbia pranoi të ulet me ne në një tavolinë”, pa e njohur PAVARËSINË E KOSOVËS!!!

Ky soj i politikanëve të mjerë dhe analfabetë nuk i duhen as Kosovës e as Shqipërisë Etnike Natyrale!

Nuk i duhen Kosovës, as Shqipërisë ata shtetarë , politikanë dhe diplomatë drejtues të tyre, të cilët qe 20 vjet nuk kanë pasur guximin t’i thonë Serbisë, as Evropës e as botës se Kosova është shqiptare dhe i përket Shqipërisë Etnike Natyrale, jo Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale (1912-1999)!

Ky është problemi numër një, pse edhe sot ( pas dy vitesh pavarësimi të Kosovës) Serbia dhe serbët së bashku me aleatët e tyre rusë, grekë etj., nuk e njohin Republikën e pavarur të Kosovës, sepse kjo gjysmë Shqipëri e Sali berishëve, qe 20 vjet nuk e pa të arsyshme dhe, nuk pati guximin, që bile VETËM NJËHERË, t’ia thoshte Beogradit, dale, or “babaxhan”, se këtu, në këtë dhe të Kosovës ilire-dardane, së pari, mua më fali Zoti! –Unë jam Zot këtu! Jo barbarët dhe piratët ardhacakë të stepave të Siberisë, që në shekullin VII vërshuan dhe shkretnuan territoret autoktone të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike Natyrale.

O, “stërnipër të kainit, tebdilë si barinj”, siç i mallkonte me të drejtë Fan Noli armiqtë e shqiptarëve dhe të Shqipërisë, nuk ka dhe, kurrë nuk do të ketë lumturi me serbë, me malazezë, me grekë dhe me sllavomaqedonë, derisa ata, të mos ua njohin të drejtën historike dhe të ligjshme shqiptarëve të kolonizuar mbi territoreet e tyre etnike stërgjyshore shqiptare mijëravjeçare; derisa ata shqiptarët, t’i quajnë “me bishta”, të “egër”, “grabitçarë” dhe “terroristë” pse me të drejtë kërkojnë shkolonizimin e territoreve të tyre etnike nga kolonialistët dhe imperialistët serbë, malazezë, grekë dhe sllavomaqedonë.

Ministri i jashtëm serb Vuk Jeremiq ka arsye pse të jetë i lumutur me startimin e “bishtbisedimeve teknike” me palën shqiptare, sepse homologut të tij Skënder Hyseni ia ka futur “dy këmbët në një këpucë”, duke ngulmuar që, me ndihmën e faktorit ndërkombëtar, Kosovën ta “rikthejë” nën sovranitetin kolonial të Serbisë, ose të paktën t’ia heqë ndonjë copë të madhe, t’ia anekosjë Serbisë. Ky do të jetë epilogu fatkeq i “bisedimeve teknike” midis Prishtinës dhe Beogradit.

Prandaj, nuk keni pse të gëzoheni, as pse të ndiheni të “lumtur”, ashtu siç jehoi “ buria” e qeverisë së Kosovës, që Serbia ka pranuar dialog me ju në Sarajevë ngase ai vendim i krerëve serbomëdhenj të Beogradit zyrtar përfill interesat e strategjisë së politikës dhe të diplomacisë kolonialiste të Serbisë në Kosovë!

Kjo është arsyeja pse ata qe dy vjet po kërkojnë për të hyrë në “bisedime teknike” me palën shqiptare, për ta vërë në pikëpyetje statusin e pavarësisë së Kosovës, jo pse i duan dhe pse “janë të lumtur” me shqiptarët, që kanë pranuar të hyjnë në bishtbisedime “teknike” me ta.

Sikur Kosova të kishte një politikan dhe diplomat të aftë, sikurse Serbia që ka Vuk Jeremiqin, ai kurrë nuk do të pranonte “bisedime teknike” me Serbinë, para se ajo ta njihte Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, ashtu siç e kanë njohur deri tani 68 shtete të bashksësisë ndërkombëtare.