( Ky shkrim vijon nga dat. 1 Maj 2010)

-As që kisha ndërmend të shkruajmë për A. Kasamin por, tani përsëri po detyrohemi të paraqesim veprimtarinë e tij anti-kombëtare për faktin se, përsëri ky ”politikan pehlivan” edhe tani është duke i shkaktuar dëme të pallogaritshme dhe tepër të rrezikshme politikës shqiptare në Maqedoni dhe dhe lëvizjes çlirimtare në përgjithësi.

Shkruajnë: Xhemil Zeqiri – Fadil Shyti

-Unë, Xhemil Zeqiri, për herë të parë kur e kam takuar A. Kasamin, kam qenë i punësuar në një fabrikë të ngjyrave. Kur hyra në punë, punëtorët shqiptarë më thanë për të se, aty është një spiun i cili paska mbajtur një mbledhje me një përfaqësues i LKJ-së nga Kosova; -me sa me kujtohet ka qenë, Isa Mustafa, tani kryetar i komunës së Prishtinës.

-Pra, ne atë delegacion të ardhur nga ish-Jugosllavia ishte bashkuar edhe ky A. Kasami. Atëbotë, e patën mbajtur një mbledhje me bashkatdhetarë, sipas stilit: në një dorë karotën e në tjetrën shkopin; që t´i mashtrojnë dhe t´ i frikësojnë duke i njoftuar se, kinse “armiku nacionalist shqiptar” është thyer në kokë e shkatërruar kyçe të organizimit të tij -siç thoshte një qen serb me emrin, Sinan Hasani, për demonstruesit e pranverës së madhe të vitit 1981.

-Është shumë interesant se si ky menjëherë e rregulloi leje qëndrimin në Danimarkë, kur atëbotë bashkatdhetarët tanë kujdeseshin prej tij, -sepse, dokumentet ia kishte lëshuar dhe ambasada jugosllave, bile, mund të shtojmë dhe këtë fakt: që, sa herë kishin mbledhje në ambasadë, jugosllavët vinin e merrnin në punë besnikun e tyre, H. Kasamin; lidhur me këtë “krenari” pro-jogosllave, vjehrri i tij Ismail Sulejmani; me të cilin punonim bashkë; shpesh më thoshte se, “ Ata të ambasadës kurrë nuk mbajnë mbledhje pa “ turkun tim”- siç e quante ai, A. Kasamin.

– Unë, nuk i flisja këtij “turku”, për faktin se, kisha mjaft informata nga njerëzit atdhetarë të cilët e dinin fort mirë se kush ishte ky “atdhetar” i viteve të ardhshme të luftës për liri të kombit shqiptar . Kujtimet për të që i shkrova më lart datojnë nga vitet 1982-1983.

-Tani, për lexuesit do të sqaroj më tej dhe saktësisht faktin; si ky komplotist titist e kishte bërë skenarin, -natyrisht me ndihmën e ithtarëve të vëllazërim-bashkimit, të agjenturave titiste, për të depërtuar në lëvizjen anti-jugosllave.

-Lëvizja Popullore e Kosovës, ishte e konsoliduar kënaqshëm në Suedi e në veçanti në qytetin e Malmës. Ky “pehlivani politik”, e merr vesh se në Malmë, do të zhvillohej në demonstratë, në përkrahje të rinisë studentore në Kosovë e gjetiu… Jam i bindur fort se, i dirigjuar nga dirigjentët e tij jugosllavë; ne atë demonstratë shkon dhe ky ”trimi me fletë”; atje, pa hezitim depërto në gjirin e demonstruesve dhe pa vonesë, kërkon të njihet me udhëheqësit e kësaj lëvizjeje anti-jugosllave. Aty, i takon Xhemal Durakun dhe Sherif Gjonbalën me të cilët pastaj pastaj, mban kontakte dhe u thotë se, duhet te bashkëpunojmë!Prandaj, pa humbur kohë, po aty i shkëmbejnë adresat.

-Më kujtohet se, aty kah viti 1984-1985; erdhi Danimarkë, njëri nga udhëheqësit e LPK-së, në Gjermani, veprimtari i njohur, Ibrahim Kelmendi me ç´rast u takua me shqiptarët në Kopenhagë në një klub privat, pronar ishte, Osman Lika.

-Aty, për herë të parë e kam takuar Ibrahim Kelmendin dhe u morëm vesh që në mbrëmje të tubohemi gjetkë dhe te bisedojmë më hapur dhe më shtruar për çështjen tonë kombëtare, që na preokuponte të gjithëve.

-Ata, që ishin të pranishëm i thirren të afërmit dhe shokët, dua të përkujtoj lexuesit se, i pranishëm isha edhe unë. Mirëpo, fort mirë më kujtohet fakti i hidhur se, kur të pranishmit e panë se po vinte A. Kasami të gjithë u shqetësuan, besa u habitën dhe u revoltuan -si mos më keq; dhe në atë gjendje dëshpërimi ishin gati demonstrativisht të largohen; mirëpo, kur e vërejti këtë Ibrahim Kelmendi; me vendosmëri na tha: mos u shqetësoni sepse, unë kam shumë fjalë të mira për të; prej shokëve që veprojnë në Suedi.

-Ne, e dinim që, Ibrahimi kishte shoqëri fort të mirë me Xhemal Durakun dhe Sherif Gjonbalajn, e dinim pastaj që, ishin ata që e garantonin që: “ ky, nuk do të kishte mundësi të bënte ndonjë spiunim, përndryshe edhe ne nuk jemi të interesuar të kemi pengesa” etj…

-Më vonë edhe ne në Kopenhagë e hapëm një shoqatë shqiptare, me ç´rast unë i pagova 128.000 kr danezë, dhe ua dhashë këtyre. Për fat të keq, po ky A. Kasami do të korruptohej dhe do t´i përvetësonte ato mjete duke i mashtruar bashkatdhetarët kinse, ato i ka marrë kredi në bankë dhe se dëshiron të kontribuoj për shoqërinë shqiptare në Kopenhagë.

-Pastaj, për më keq, për t´i mbuluar turpet e veta ky i pacipë filloi të shpifë kundër meje, kinse unë qenkam i dyshimtë e të tjera marrëzira…

-U krijua një gjendje që dukej situatë pa krye; disa të painformuar mirë anëtarë të Kryesisë së Shoqatës, flisnin zi e më zi për mua, ndërsa , Kasami qeshej me ironi dhe krekosej se ia kishte arritur qëllimit…

-Ky, e shfrytëzoi rastin për faktin që lekët i dhashë pa autorizimin tim, pra fshehtas; sepse, mund të kisha pasoja, nga regjimi maqedonas.

-Të shkruash deri në fund për të bëmat e këtij njeriu të prapë, -patjetër që, më të duhen dhe jo vetëm mua -libra të tëra, për të pasqyruar veprimtarinë e tij anti-kombëtare. E ceka më lart se, aspak nuk do të dëshiroja të merresha me të , sikur të mos kishim ende pasoja nga veprimtaria e tij!

-Ato, konsistojnë edhe në këto fakte tepër të hidhura shumë të vërteta :

-Pasi u krijua shoqata shqiptare bëja presion që shoqata te emërohej dhe si shoqatë shqiptare, por le të quhej, nga Jugosllavia, -atëbotë zhvillohej një luftë e ashpër me ambasadën jugosllave dhe me shqipfolësit që i mbronin interesat sllave dhe çirreshin e i “nduknin mustaqet”se, “do na i marrin pasaportat”; se, “na jemi jugosllavë” dhe, bile kishte prej tyre që nxirrnin dhe pasaporta sllave dhe zhurmonin -para masës dhe ambasadës serbo-sllave se, “ja, unë jam qytetar i Jugosllavisë e jo i Albannisë” e të tjera budallallëqe…

-A. Kasami, atëbotë i luante për mrekulli dy role politike; -kur ishte me shqiptarët bëhej “patriot i klasit të parë”; -por, kur vinin ata të ambasadës heshtte si mumje dhe nuk bënte fjalë.

-Shoqata në kuadër të kryesisë formoi dhe një delegacion që do të përfaqësonte shqiptarët në ambasadën jugosllave.

Në atë delegacion, doli i pari vullnetari, A. Kasami mirëpo, masa e zgjodhi edhe prof. Aki Bilallin që ishte –dhe si njohës i mirë i situatave politike.

-Akiu, ishte këmbëngulës që nuk prish asgjë të emërohet si “Shoqatë Shqiptare nga Jugosllavia; -por ambasada nuk donte as të figuronte emri shqiptar, por ishin kategorik siç thoshin: ”Svi smo jugosllaveni”!

(VIJON…)

Danimarkë-Suedi,
8. 05. 2010