Faik MUSTAFA

Një plak yni i urtë, qau kur nëpër mjekrën e tij kaloi miu. Nuk u mërzit që kaloi, por u brengosë s’e çeli rrugën. Ndërkaq, partitë tona politike, liderët e tyre, sidomos kjo në pushtet, si duket, e kanë aq lëkurën e trashë sa nuk ndjejnë fare se si nëpër mjekrat e tyre, kalojnë hiena, ujqër, gjarpërinj, e çka jo tjetër, duke bërë kërdi e këto, vazhdojnë të shtiren se s, po ngjet asgjë e jashtëzakonshme, se çdo gjë vete si tëlynë.” Për inat të resë, më vdektë djali”, në stilin e kësaj urtie, të BDI-së, me vetëdije, kanë pranuar të hypin në anijen e huaj, pa shtruar pyetje për ku shkojnë, pse dhe çka fitojnë nga ky udhëtim. Për t.i përmbushur apetitet e sëmura karrieriste, për të korrur të mira materiale

Për interesa të ngushta personale, grupore, partiake, bëhen më katolik se Papa, për të dëshmuar se për atdheun e tyre-Maqedoninë, janë në gjendje

Të rrinë aq urtë në prehrin e udhëheqësit të tyre moral e sidomos material, sa për asnjë çast nuk u shkon mendja për t’ia turbulluar ujin. Paçka se para syve të tyre ndodhë Shkupi 20l4”, kur Brenda natës qyteti zbardhet hajnisht me përmendoret e Dellçevit dhe Gruevit?Paçka se pozita e shqiptarëve në këto hapësira kurrë nuk ka qenë më e përdhosur e më e përbuzur në të gjitha fushat e jetës?Dhe pastaj, në skenë dalin grupe formale, të kurdisura apo dhe reale, të cilët, të pakënaqur me zhvillimet në Maqedoni, paralajmërojnë se:”Ushtria Çlirimtare Kombëtare vazhdon me aktivitetin e saj në mbarë hapësirat shqiptare në IRMJ”.Pastaj, ndodhë konfiskimi I një arsenali të armëve në Karadak të Shkupit, e cila, sipas shkollës së vjetër sllavokomuniste, mund të përdoret për krijimin e terrenit për të future në grusht, të gjithë ata shqiptarë kokëfortë, të pabindur, që guxojnë të kërkojnë të drejta më shumë se ajo që u jepet nga “padroni”I Maqedonisë, respektivisht, të eliminohen kundërshtarët e partive koalicioniste. Se diçka nuk është në rregull, e dëshmon edhe lëvizja e ndërkombëtarëve, të cilët(si garantues), kërkojnë ta ringjallin Marrëveshjen e famshme të Ohrit që të jetësohet urgjentisht. Partitë politike shqiptare {PDSH-PPD) si nënshkruese të saj, ndërsa BDI-ja si parti që duhej ta jetësonte atë, u kënaqën me një gisht mjaltë buzëve, duke u krekosur pa fije turpi se Marrëveshja po zbatohet ose është zbatuar. Vetëm kur mbeteshin opozitë vajtojnë e çirren me të madhe se nga ajo s’ka asgjë. Me një fjalë, hedhja hi syve ishte deserti I tyre për popullin, votuesit. Është koha që origjinali I kësaj Marrëveshjeje, të dalë na sirtarët e mbyllur dhe të botohet e ribotohet për të parë se çka ka mbetur nga ajo. Meqë, deri tash, janë bërë ndryshime të atilla sa sa siç shprehen të moçmit “lëngu I lëngut është cirilëng”. Mos për kurrgjë, kjo duhet të bëhet për t’i bindur ndërkombëtarët se djallëzia e politikës maqedonase nuk ndryshon fare nga ajo e vjetra n ëish Jugosllavi.

BDI-ja nga ana tjetër, reagon kundër komunikatës së publikuar me emrin e UÇK-së të bindur se vetëm atyre u takon edhe më tej ta mbajnë flamurin e kësaj ushtrie dhe se ajo, e ka pasur dhe e ka komandantin (Ali Ahmeti) i cili “shqiptarëve në Maqedoni u solli të drejtat e barabarta”. Nëse kjo është e vërtetë, a thua vallë, Këshilli i Organizatave Shqiptare, përse duhet të organizojë “Protestën për Drejtësi”(ku janë të përfshirë edhe anëtarë të BDI-së) me moton “Kundër proceseve të montuara gjyqësore dhe kundër diskriminimeve”(l0 maj, ora l3.00)? Të protestosh, ta ngresh zërin e revoltës ndaj dukurive të shumta të shëmtuara, t’I mbrosh liritë dhe të drejtat tua elementare, është mrekulli dhe dëshmi e pjekurisë demokratike. Kuptohet, kur ato janë të sinqerta, pa prapavijë politike dhe të organizuara nga shoqëritë civile siç janë OJQ-të(hiq disa prej tyre që janë vegla të partive), pastaj nga institucionet e ndryshme arsimore, kulturore, sportive që ballafaqohen me një varg vështirësish të natyrave të ndryshme. Megjithatë, unë mendoj, se protestat nuk duhet të mungojnë as kundër partive politike të cilët, në Qeveri dhe Parlament janë zgjedhur për t’i artikuluar e mbrojtur kërkesat e tyre. Nëse u hedhim një sy veprimeve të tyre të deritanishme, vështirë të gjendet një fjalë e mirë. Fati I veteranëve të luftës, I familjeve të dëshmorëve vazhdojnë të mbeten të pazgjidhura. Përdorimi I barabartë I gjuhës shqipe, simboleve kombëtare, traditës, historisë, vendnumërojnë. E drejta për punësim, arsim të barabartë në të gjitha nivelet, e drejta për zhvillim të gjithëmbarshëm kulturor e sportive lejohet në doza të caktuara. Mund të numrohen dhe një varg çështjesh të tjera të cilat duhet të jenë preokupim I përhershëm I partive tona politike, sidomos atyre që marrin guximin të kualicionojnë. Aktualisht, kjo barrë I bie BDI-së. Ajo, ndonëse ma kapital të luftës, fatkeqësisht, është larg përmbushjes të kërkesave të lartpërmendura. Ç’është më e keqja, rrahin gjoks me të madhe se me ardhjen e tyre ndodhi mrekullia, duke e konsideruar veten si shpëtimtarët e kombit. Kjo, vërtetë është e padurueshme, është pafytyrësi e skajshme. Të mburesh me dështime, kjo ndodh vetëm këtu. Për këtë, një plak i urtë dibran, veprimtar i dalluar do të më thotë:”Ranë malet, u ngritën halet”. Kur kërkova të ma sqarojë domethënien e saj, u përgjigj:”Kush është Bektesh, e merr vesht”. As unë nuk e zgjata. Mbase plaku ka të drejtë