Shkruan LULZIM Z. HAMIDI
Ashtu në stilin e njohur,me mënyrën më tinzare para disa ditëve në kuadër të projektit Shkupi 2014,në sheshin e kryeqytetit të Maqedonisë u vëndosën dy përmendore të figurave nga historike.Bëhet fjalë për Goce Dellcevin mbi kale dhe Dame Gruevin gjithashtu duke kalëruar mbi atin e tij.Në radhë është që në pjesën qendrore të sheshit të Shkupit të zë një vend edhe Shatorovi!!!Vera Aceva, njëra nga ata që njohin historinë e Metodi SHATOROV në ‘’debatet e Vera Aceva,SHKUP,1973 FQ.379.thotë:’Nëse lexohet letra e Metodi Shatorov-Sharlo,e shkruar pas shperbërjes së komitetit Krahinor dhe pas ndërimit të tij nga posti I sekretarit të KK të PKJ të Maqedonisë qartë shihet se ai është Bulgar.E gjithë veprimtaria e tij ,si sekretar I KK ,ishte e drejtuar kah ajo që Maqedonia të jetë pjesë e BULGARISë.UNë personalisht e njoh,kam qenë anëtare e KK,dhe sipas asaj mund më shumë të gjykoj” !Këto janë mënyra të realizimit të një projekti I cili është I kundërshtuar nga komuniteti shqiptar,por edhe nga ai maqedon,sepse kemi të bëjmë me figura historike të cilat sot e kësaj dite nuk kanë fituar vlerën kulturore univerzale që të jenë pjesë e një vendi ku do të vizitohen nga shumë njerëz dhe do të komentohen në mënyra të ndryshme ,ashtu sic u cek edhe më lart,si njerez kontraverz ,veprimtaria e te cilëve ne radhë të parë është e dyshimtë për vetë maqedonasit,kurse për komunitetin tonë ,vec Goce Dellcevit me një thënie të tij pozitive reth’’ lojës kulturore në mes popujve’’nuk ka ndonjë vlerë që në ndonjëmënyrë dotë justifikonte se figurat në shesh do të jenë një shenjë e multietnitetit si parësore për ardhmërinë e këtij shteti.