Vrasja makabre në një pritë të organizuar dhe të montuar e katër shqiptarëve afër kufirit me Kosovën, është një indikacion i qartë i vazhdimit të politikës represive të shtetit maqedonas karshi shqiptarëve, vlereson Forumi Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut për Maqedoni- dega në Maqedoni.
Kjo organizatë, shpreh dyshime të hapura lidhur me mënyrën e kësaj vrasjeje, meqë në bazë të disa informacioneve, grupi ka qenë i zënë tradhtisht disa ditë më parë dhe janë ekzekutuar në bazë të një aksioni të përgatitur mirë nga ana e strukturave policore.
“Posaçërisht shprehim indinjatën tonë me rastin e vrasjes së Harun Aliut, kryetarit të partisë Alternativa Kombëtare, të cilit fillimisht iu montua një proces gjyqësor, duke u dënuar përjetësisht me burg, që më pas t’i kurdiset edhe likuidimi fizik”, u shpreh kryetari i FNDLNJ , Idriz Siani.


