Shqiptarët të vetëm nuk mund ta ruajnë paqen në rajon
Mbajtjen e zgjedhjeve serbe me 30 maj të këtij viti në Kosovë, e kanë kundërshtuar autoritetet e vendit. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, zgjedhjet serbe në Kosovë, i konsideron si indikator për destabilitet në vend.
“Çdo përpjekje e një shteti për të ndërhyrë në shtetin tjetër është ndërhyrje në punë të brendshme dhe nuk provon siguri, por, destabilitet. Prandaj, të gjithë duhet të përpiqen, edhe institucionet e Kosovës edhe ato ndërkombëtare, por, edhe ato të Serbisë, për të siguruar paqe dhe sigurinë në këtë rajon”, ka thënë Krasniqi për RTK.
Shqiptarët të vetëm, sipas tij, nuk mund të ruajnë paqen dhe sigurinë në rajon. “…duhet të jetë një mesazh i qartë për të gjitha vendet e rajonit dhe në përgjithësi për të gjitha ata që janë të interesuar që në këtë rajon të ketë siguri”, ka thënë Krasniqi. /RTK/
