Shkup, Mijëra shqiptarë protestuan kundër Qeverisë
Mijëra shqiptarë të Maqedonisë nën organizimin e Këshillit të organizatave joqeveritare, kanë protestuar në Shkup kundër siç thanë diskriminimit etnik. Ata kërkuan lirimin e të burgosurëve shqiptarë në rastin e Sopotit dhe Brodecit, ndërprerjen e procesve të hapura të Hagës, ndërprerjen e politikave diskriminuese në arsim, ekonomi dhe kulture, stopiminin e projektit ‘Shkupi 2014’, rregullimin e çështjes së përdorimit të gjuhës shqipe, simboleve kombëtare dhe ndarjen e buxhetit në bazë proporcionale. Marshi protestues u nis nga pallati i gjykatës për të vazhduar drejt Kuvendit dhe Qeverisë.
Ndonëse organizatorët nuk kanë kërkuar përkrahjen e partive, marshit protestues i’u bashkangjiten deputetët e Demokracisë së Re, Abedin Zyberi, Flora Kadriu dhe Sulejman Rushiti.
Protesta që përfundoi pa asnjë incident, u përcoll nga një numer i madh i forcave policore