Gjatë natës ka ndodhur një incident i armatosur në afërsi të fshatit Radushë, mëson ALSAT-M. Informacione ende të pakonfirmuara thonë se në incident ka edhe të plagosur, dy persona janë arrestuar dhe janë konfiskuar armë. Vendi i ngjarjes është i bllokuar nga forcat policore, ndërsa mbi të fluturojnë helikopterë. Se diçka po ndodh konfirmuan nga Ministria e Brendshme, por edhe nga popullata lokale. Banorët lokalë thonë se kanë dëgjuar të shtëna armësh nga mesnata deri në orën 3 të mëngjesit. Ministria e Brendshme paralajmëroi më shumë detaje gjatë ditës. /alsat-m/