Janë hapur ofertat e kompanive konkurruese për koncesionim të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës dhe fitues është shpallur konzorciumi Limak Aeroport de Lion.

Qeveria e Kosovës i dha kontratën 20 vjeçare me koncesion për operim dhe zgjerim të Aeroportit të Prishtinës konsorciumit Limak Aeroprot de Lyon, i përbërë nga operatori francez të aeroporteve Aerport de Lyon dhe kompanisë ndërtuese turke Limak Construction. Përzgjedhja është bërë e ditur sot gjatë një ceremonie publike të transmetuar në televizion, në të cilën është bërë hapja e propozimeve të dorëzuara nga ofertuesit e parakualifikuar. Limak/Aerport de Lyon i është dhënë kontrata për arsye se i ka ofruar Qeverisë së Kosovës një mesatare prej 39.42% % të të hyrave bruto, në këmbim të të drejtave të koncesionit. IC Frapport Havamanli ICTAS, ofertuesi që ka zënë vendin e dytë, ka propozuar një mesatare prej 30.37% të të hyrave bruto.

Read More

Kryeministri turk Erdogan dhe homologu i tij grek Papandreu zhvilluan të premten (14.5.) në Athinë bisedime intensive rreth së ardhmes së marrëdhënieve mes dy vendeve, dikur të armiqësuara.

Në të vërtetë programi politik zgjati vetëm pak orë. Megjithatë si kryeministri grek Jorgos Papandreu ashtu edhe homologu i tij turk Rexhep Taip Erdogan e cilësuan takimin në Athinë “historik”. Gjatë bisedimeve të cilat u cilësuan “intensive”, u nënshkruan më shumë se 20 marrëveshje të përbashkëta në fushat e turizmit, tregtisë, arsimit dhe mbrojtjes së ambjentit, si dhe për luftimin e krimit të organizuar dhe migracionit të paligjshëm.

Read More

Opozita vazhdon grevën

Fino: Gati për marrëveshjen,Presim përgjigjen e Berishës

TIRANE- Vazhdon greva e urisë e deputetëve PS dhe mbështetësve të tyre për transparencën e zgjedhjeve në cadrat e vendosura në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para godinës së kryeminsitrisë. Greva e urisë ka hyr sot në ditën e 15-të të saj dhe ndonëse gjëndja shëndetësore e tyre vazhdon të përkeqësohet, grevistët thonë se nuk do ta ndërpresin deri në plotësinimin e kauzës. Deri dje 35 grevistë, janë detyruar të ndërpresin grevën për shkak të komplikacioneve në shëndet.

Mbrëmë në bulevard është zhvilluar dhe protesta e madhe që PS kishte paralajmëruar pak ditë më parë ndërkohë ndërkombëtarët i kanë servirur klasës politike shqiptare marrëveshjen e cila do ti japë fund kritës politike. Ambasadori i OSBE-së Robert Bosch duke zbuluar këtë fakt i bëri apel dje liderëve politikë ta pranojnë kompromisin për hir të interesave të vendit.

Read More

Nga Suat Saqipi

Si e njoha unë si gazetarë Kushtrimin që ashtu njihej më shumë se sa si Harun Aliu. Nofka e tij gjithmonë do të jetë një kushtrim i lirisë dhe jo i asaj siç dëshirojnë ta përshkruajnë fatzinjtë

Read More

Kryesia e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Illinois, përmes një komunikatë për shtyp shprehet thellësisht e brengosur me situatën e rëndë dhe me tendenca të keqësimit të mëtejmë në Maqedoni, sidomos pas vrasjeve të dyshimta të katër personave të përkatësisë shqiptare.

Ky komunitet thekson se me vemendje të posaçme është duke përcjellur këtë situatë dhe është në prag të vendosjes së kontakteve direkte me administratën amerikane lidhur me zhvillimet e fundit në këtë pjesë të Maqedonisë ku viktimat jo rastësisht janë përherë shqiptarë.

Read More
Hoxha: Po bëhet propagandë për Tanushën 14/05/2010 18:11:34

Ish-komandant i UÇK-së, Xhezair Shaqiri – Hoxha ka reaguar ashpër ndaj propagandës së shtuar mediale, e cila po mban nën tension situatën duke e involvuar edhe Tanushën.

Ai këto reagime i bëri sot për agjencinë e lajmeve INA, derisa kishte dëgjuar dhe ishte vërshuar nga telefonata të ndryshme se po ndodhte gjoja luftë në këtë fshat malor rrëzë kufirit me Kosovën.

“Na u kanë lëshuar keq dhe s`po na lënë rehat. A thua vallë këto kanë aq ndikim tek gjithë ato media që duan të krijojnë vetëm propagandë të rrejshme. Është qetësi në Tanushë dhe s`ka asgjë”, rrëfen Shaqiri, duke përgënjeshtruar informacionet e djeshme se mbi Tanushë kishte pasur luftime mes forcave policore dhe grupit të armatosur, që i mveshej atij.

Read More

Pjesët e ujit që qëndrojnë në sipërfaqe ndërrojnë paprerë: ngjiten nga fundi, nga maja zbresin në humnerë, formojnë shtjella, nivelime, zhvendosje. Mua më duket i pasur, i shndritshëm dhe i aftë për të qenë i lumtur, ai shpirt shqiptari që përparon vazhdimisht drejt një shtegtimi dhe shkëmbimi nga errësira e thellë tek zona e dritës.

Aurel Dasareti, 13/05-2010, Arizona

Pavarësisht nga përmbysjet e shumta, LIRIA i ka fituar betejat. Në këto beteja shumë kanë mbetur me bindjen se të vdisje në luftën kundër shtypjes ishte më mirë se sa të jetoje pa liri.

Betejat për lirinë u bënë nga të shtypurit, nga ata që aspironin një liri të re, kundër atyre që kishin privilegje për të mbrojtur. Duke luftuar për çlirimin e tyre nga tirania, çdo klasë besonte se luftonte për lirinë në vetvete dhe kështu mund t’i bënte thirrje një ideali, dëshirës për liri të rrënjosur tek të gjithë të shtypurit. Megjithatë, në betejën e gjatë dhe të vazhdueshme për lirinë, klasat që në një moment të përcaktuar historik luftuan kundër shtypjes u ndodhën nga ana e armiqve të lirisë kur fitorja ishte e siguruar dhe kishte privilegje të reja për të mbrojtur.

Read More
 Rrahjet e Brodecit
 
  Bashkimi Demokratik Shqiptar tërhoqi vëmendjen e institucioneve ndërkombëtare dhe të partive politike shqiptare se zhvendosja e akuzave nga nxitësi dhe gjeneratori i krizave të vazhdueshme që është Qeveria e Maqedonisë në viktimat e politikës së diskriminimit racial do të inkurajojë politikën luftënxitëse të Nikolla Gruevskit.

Read More

Shkruan: Fadil Shyti

Në vjeshtën e vitit 1988 kur mbi Malësi të Shalës së Bajgorës, mbi male erërat filluan t´i përcëllojnë fytyrat e ndritura të minatorëve, të Trepçës, të atyre ”luanëve të nëntokës”, – siç i quanin atëbotë të gjithë shqiptarët e shtypur, të revoltuar e shumë të varfër; asaj vjeshte kur dielli kishte filluar të ikë dhe të fshihej nga malet; minatorët do të merrnin rrugëtimin e gjatë plot rreziqe, por heroik për t´i ndërgjegjësuar me tej dhe për t´i zgjuar masat e gjëra popullore nga letargjia dhe “gjumi dimëror” i pritjes së durim-turpit në robëri dhe në varfëri, duke marshuar kështu, drejt objektivave të përcaktuara nga luanët e ilegales për liri dhe drejtësi.

Read More

Shkruan: Sheradni Berisha,

Dhuna, terrori dhe persekutimi i shqiptarëve në Maqedoni s’ka të ndalur. Ekzekutimi i fundit (më 12 Maj) i katër shqiptarëve në rrethana ende të panjohura, nga njësitë speciale maqedonase, duket se i ka dhënë fund iluzioneve të kultivuara prej kohësh nga partitë politike shqiptare, se Maqedonia është shtet (është shtëpia jonë) ku mund të realizohen të drejtat kombëtare të shqiptarëve. Këto të „drejta“ nuk u realizuan as në kohën kur Partia Demokratike Shqiptare „bashkëqeveriste“ me VMRO’në e Gruevskit, as gjatë kësaj periudhe që po „bashkëqeverisë“ Bashkimit Demokratik për Integrim me këtë parti antishqiptare, sepse gjatë tërë kohës VMRO’ja ka manipuluar dhe akoma vazhdon të manipuloj me PDSH’në dhe BDI’në për realizimin e qëllimeve të saja maqedonase në kurrizë të shqiptarëve. Prandaj, për t’ja ndalur turrin kësaj të keqeje ogurzezë, ka ardhur momenti i fundit, kur të gjitha partitë politike shqiptare në Maqedoni (pozitë e opozitë – që janë pjesë e parlamentit dhe e institucioneve tjera të Maqedonisë, por edhe ato parti jashtëinstitucionale) t’i japin fund hasmërive të tyre politike, në luftën për pushtet për këtë shtet që burgos, persekuton, vretë, masakron e ekzekuton për çdo ditë shqiptarë, dhe urgjentisht të mblidhen në Shkup apo në Tetovë, për ta themeluar KUVENDIN E SHQIPTARËVE NË MAQEDONI.

Read More