JO, “DECENTRALIZIMIT” TË GJUHËS SHQIPE DHE TË KOMBIT SHQIPTAR!
BAROMETRI DIPLOMATIK Prof.Dr.Mehdi HYSENI
*** Ky koment nuk bën fjalë për politikën e brendshme dhe të jashtme të Enver Hoxhës, por vetëm për segmentin e veprës së shqipatarizmës së tij të ndrtishme dhe madhështore, të vulosur në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes së Sotme në Tiranë, këtu e gjysmë shekulli më parë(1972). Nolens volens Enver Hoxha është i pari dhe i vetmi shtetar shqiptar i Shqipërisë, i cili pati mendjen, fatin, guximin, ndërgjegjën dhe vizionin për bashkimin e të dy dialekteve (gegë dhe toskë) në një normë të njësuar të gjuhës letrare shqipe. Ky ishte dhe është hapi i parë historik konkret dhe praktik, i hedhur drejt jetësimit të aspiratës së ribashkimit të kombit shqiptar. Çdo kuptim dhe interpretim ndryshe, do të ketë karakter arbitrar dhe tendencioz, që del jashtë përmbajtjes së kësaj teme, e cila është në fokus të kundërshtimit të prishjes së gjuhës së sotme shqipe dhe të copëtimit të kombit shqiptar në “kombin kosovar”!
***Gjatë dy dekadave të shkuara dhe të brishta në aspektin e politikës zyrtare kombëtare dhe shtetërore shqiptare(1990-2010), vetëm gjuha shqipe e sotme ka mbetur në “këmbë”!
-Ndërkaq, të gjitha vlerat e tjera kombëtare shqiptare, vandalët dhe piratët e kohës, qe 20 vjet i kanë shndërruar në plaçkën e tyre private dhe në mallra konsumi të “tregut të lirë” familjar, mahallor, partiak, lokal, krahinarist, rajonal, evropian dhe botëror.
Mirëpo, siç shihet, vandalët dhe kusarët e tillë, ende nuk janë ngopur me shkatërrimin dhe me bastardimin përfundimtar të vlerave të shenjta kombëtare shqiptare. Ata, për para, për pasuri dhe për kulltuk-pushtet, pa u penguar nga askush, tani, qe ca vjet, i kanë hyrë edhe “biznesit më lukrativ” të tyre-prishjes së gjuhës së sotme shqipe dhe prishjes së kombit shqiptar.
Strategjia, taktika dhe “Metodologjia teknologjike” serbe e Beogradit për prishjen e kombit dhe të gjuhës shqipe(1981-2010)!
Kjo filozofi doktrinare dhe praktike antishqiptare e sllavëve dhe e bizantinëve ballkanikë në luftën për zhdukjen e çdo gjurme të identitetit të qenies pellazgo-ilire-shqiptare, është e njohur disa shekuj më parë në historinë e popujve të Ballkanit.
Mirëpo, ne po përmendim vetëm një nga ngjarjet më të rëndësishme revolucionare shqiptare, kur më 1981 Lëvizja studentore dhe mbarë popullsia shqiptare e Kosovës u hodhën së bashku në rrugë, në sheshe dhe në bulevarde të Prishtinës dhe të gjithë Kosovës, duke kërkuar liri dhe pavarësi për Kosovën dhe për bashkimin e saj me nënën Shqipëri.
Që atëherë, regjimi kolonial sundues shtetëror i Serbisë me në krye akademikët dhe me Kishën Ortodokse Serbe (së bashku me larot filoserbe), filluan për t’i denoncuar demonstratat revolucikonare shqiptare të Kosovës. Përveç ushtrimit të dhunës, të arrestimeve , të burgosjes, të dënimeve drakonike me nga 10 e 20 vjet burg, të torturës, të plagosjes dhe të vrasjes së patriotëve të dalluar shqipatarë në Kosovë, politika strategjike e Beogradit (përpos përdorimit të forcës-kërbaçit policor, pushkëve, tankeve, helikopterëve dhe avionëve ushtarkë etj.) më në krye akademikët dhe me kryklerikët e KOS-it, angazhoi dhe financoi edhe armën më të fuqishme-politikën dhe propagandën ditore “kujdestare”, e cila, si hap të parë, zgjodhi shantazhin, gënjeshtrat, sabotimin dhe dezinformimin lidhur me mohimin e gjenezës historike, etnike, kulturore, gjuhësore dhe civilizuese etj.
Në këtë fushatë të egër dhe paprecedencë kundër shqiptarëve, së pari, u vërsulën si “ariu i plagur në gjahun” e tij, propaganda e shtypit ditor, publicistika dhe shkenca e Beogradit (me infromacione dhe me fejtone dezinformuese dhe falsifikatore të arkivave të pluhërosura serbomëdha se “Kosova është Serbi” dhe se shqiptarët në Kosovë nuk janë “shqiptarë”, por “shiftari” dhe “arnautë”, të ardhur nga “Anadolli” dhe nga Shqipëria…, etj.).
Nga shpifjet dhe akuzat më bizare, që Beogradi dhe argatët e tij akademikë nacionalshovinistë (me në krye akademikun Dobrica Qosiq, Milorad Ekmeçiq, Antonije Isakoviq, Mihajllo Markoviq, Vasilije Krestiq, Miodrag Bulatoviq, Spasoje Gjakoviq, Pavle Saviq, Dimitrije Bogdanoviq…, etj.) i bëri në kurriz të shpërfytyrimit të së vërtetës mbi shqiptarët dhe mbi historinë dhe gjuhën shqipe në Kosovë) ishin në disfavor të gjuhës së sotme shqipe, të cilën e quanin falsifikat dhe, një lloj konglomerati të huazimeve të leksikut të gjuhëve të tjera të popujve të Ballkanit.
Në këtë vështrim, ata kritikuan ashpër dhe pa kurrfarë argumentesh të qëndrueshme kryetarin e RPSSH-së, Enver Hoxha për përzierjen e politikës shtetërore të tij në çështje të brendshme të Jugosllavisë, përkatësisht Serbisë.
Ata nuk u mjaftuan vetëm me kaq, por Enver Hoxhën e kritikuan edhe për faktin se ai “ishte fjator kryesor” pse shqiptarëve të Kosovës ua kishte “imponuar” jo vetëm politikën dhe indoktrinimin ideologjik, por edhe dialektin toskë, duke e “politizuar” kështu gjuhën shqipe, përkatësisht duke e “diskriminuar” dialektin gegë në saje të vendosjes së normës së njësuar letrare të gjuhës shqipe në Kongresin e Drejtshkrimit të bërë në Tiranë më 1972.
Se serbpmëdhenjtë nacionalshovinistë janë ndër iniciatorët dhe kritikuesit e parë të Enver Hoxhës, pse ai gegërishtes ia “kishte bërë me hile politike”, duke e standardizuar gjuhën e sotme shqipe kryesisht me “ mbizotërimin” e dialektit toskë!?
Lansimi i kësaj teze qëllimkeqe antishqiptare nga ana e autorëve shovinistë serbomëdhenj, me prapavijë të rreikshme për prishjen e gjuhës dhe për përçarjen dhe futjen në vëllavrasje të shqiptarëve (toskë dhe gegë), së pari, u shfaq në gazetën ditore të Beogradit “veçernje novosti” (fejton në vazhdime, se si Enver Hoxha me politikën e tij “indoktrinuese prishi gjuhën shqipe” vetëm për të “mbisunduar” toskërishtja mbi gegërishten!? Me gjithë këtë floskulë politiko-propagandistike për interesa të politikës kolonilaiste dhe imperialiste serbe, Enver Hoxha nuk e prishi, as nuk e bastardaoi gjuhën shqipe, por e modernizoi dhe e përsosi në shkallën më të lartë standardizuese të saj), të publikuar brenda viteve 1981-1990 (nuk më kujtohet viti i saktë, por ata që janë të interesuar dhe kureshtar, që të vërtetohen në këtë çështje skandaloze antishqiptare, atë gazetë serbe mund ta gjejnë në bibliotekat në Prishtinë ose në Tiranë etj.).
Pra, hapat e parë sulmues për prishjen e gjuhës së sotme letrare shqipe kanë filluar në Beograd në dekadën e parafundme të shekullit XX(1981-1990), me qëllim të fundit që shqiptarët në Kosovë, të paraqiten në sy të botës, si ardhacakë të huaj, pa gjuhë, pa histori, pa kultgurë, pa tradita, pa komb dhe pa shtet të tyre.
Kjo propagandë politike, publicistike dhe kuazishkencore serbe, që të shkatërrojë gjuhën dhe kombin shqiptar, nuk është e befasishme, as e papritur, sepse kjo “mbijeton” që nga pikëpjekja e shqiptarëve autoktonë me hordhitë dhe me nomadët “doshlakë” serbë në Ballkan në shekullin VII.
Mos e prishni dhe, mos e bastardoni gjuhën e sotme shqipe për hatër të interesave grabitçare dhe të kritikave subjektive dhe tendencioze antishiptare të serbomëdhenjve dhe, për inati të Enver Hoxhës dhe të dialektit toskë!
Një milion herë kam thënë dhe, prapë po përsëris, atë që serbomëdhenjtë e konisderojnë si të “dobishme” për interesin e përgjithshëm kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike Natyrale, ajo është e papranueshme dhe shumë e dëmshme për të gjithë ne. Ndërkaq, atë që serbët e kritikojnë në llogari të së gabuar shqiptare, ajo është e pranueshme dhe e drejtë, ajo nuk duhet sakrifikuar, as mohuar, por duhet të pohohet dhe të mbrohet me çdo kusht dhe, me të gjitha mjetet që kombi shqiptar i ka në dispozicion për mbrojtjen e identitetit të tij.
Mjaft jemi të përçarë dhe të sakatosur si komb me tri fe! Nuk duam më përçarje dhe dallime në asnjë aspekt!
Nuk duhet të vazhdojmë më tej “këngën e vjetër”, të dua, të dua vetëm vetëm në “letër”! Kanë perënduar etapat e dielekteve dhe të nëndialekteve të ”kohës së gurit, sot, këtu e dyzet vjet kemi gjuhën e standardizuar moderne shqipe, për të cilën merita merita kryesore i përket Enver Hoxhës dhe të të gjithë shkencëtarëve shqiptarë të Shqipërisë Etnike Natyrale. Kjo është merita dhe vepra konkrete e tyre, jo e hallvaxhinjve, e rjepësve, e hajnave, e mashtruesve, e shfyrtëzuesve, e diletantëve, e karriesristëve dhe e mafiozëve të tipit Sali Berisha dhe të garniturave dhe të filialave të politikës dhe të tregjeve të tij në të gjitha hapësirat e Shqipeërisë Etnike Natyrale.
Mjaft më me teza falsifikuese dhe improvizuese të politikës, të propagandës dhe kuazishkencës serbomadhe se, kinëse gjuha e sotme shqipe na qenka “një produkt i finalizuar politik dhe indoktrinues” i Enver Hoxhës, i cili si fenomen i tillë, edhe duhet të “eliminohet”, duke e prishur normën e standardizuar të gjuhës së sotme shipe!?
Po, edhe sikur të ishte kështu në të vërtetë ( gjë kjo është vetëm një rrenë e madhe për hava në interes të sundimit dhe të mbizotërimit të politikës, të shkencës, të propagandës dhe të gjuhës kolonizuese dhe imperialiste serbomadhe), duke qenë se serbët janë të parët, që kanë shkruar me tonelata studime dhe vepra për prishjen e gjuhës shqipe(1981-2010), intelektualët dhe akademikët (as shkenca, as politika, as diplomacia, as publicistika, as propaganda, as kulura, as të tri fetë tona) shqiptarë nuk do të duhej ta gëlltisnit një karremë të këtillë, që është vetëm në funksion të prishjes, të copëtimit, të përçarjes dhe të bastardimit të gjuhës dhe të kombit shqiptar në Ballkan.
Pavarësisht nga një ndikim dhe indoktrinim i këtillë serbomadh te disa “intelektgualë largpamës” shqiptarë, ne nuk duhet të pranojmë as tezat serbe e as tezat filoserbe, kur është fajala për prishjen e gjuhës dhe të kombit shqiptar.
Në këtë kontekst nuk na duhet ndonjë “prerje e thellë” gjuhësore, të lansuar nga disa “shkencëtarë”, përkatësisht “publicistë” dhe, madje, edhe “profesorë” të gjuhës shqipe, se duhet ndjekur dhe zbatuar modelin dhe “teknologjinë metodike” serbomadhe të Beogradit për prishjen e gjuhës së sotme shqipe dhe të kombit shqiptar në “komb kosovar” dhe në “gjuhën kosovare”, të ashtuaujatur “esperanto” multimeleze dhe pluraliste.
Përkundrazi, të të gjithë ne duhet të përpiqemi dhe të luftojmë, më mënyrë që të mos lejojmë prishjen e gjuhës shqipe (duke e përjashtuar toskërishten nga gjuha e sotme shqipe), as prishjen e kombit shqiptar, sepse këto vlera janë të paprekshme dhe të pavdekshme; nuk janë pronë dhe plaçkë private politike, ekonomike dhe tregtare e askujt, por vlera të pacenueshme dhe të pahmueshme për mbarë kombin shqiptar dhe Shqipërinë Etnike Natyrale.
Bastadrimi dhe shkatërrimi i këtyre vlerave sublime shqiptare, mbështet dhe justifikon të të gjitha tezat e deritashme të politikës dhe të historiografisë falsfikatore serbbomadhe se, gjuha shqipe dhe kombi shqiptar kanë karakter “artificial” dhe, janë “simbiozë” e gjuhëve dhe e kombeve të tjera në Ballkan!?
Këto teza të ndlërruara dhe të falsifikuara nga “industria” e politikës, e propagandës dhe e shkencës sernomadhe, janë të papranueshme për shkencën e mirëfilltë shqiptare, për gjuhën shqipe dhe për kombin shqiptar në Ballkan.
Prandaj, derisa nuk është bërë vonë, filoserbët diletantë, duhet të heqin dorë nga tezat e tyre të gabuara dhe të sofistikuara me përmbajtje të politikës dhe të shkencës serbe, të fokusuar në shkatgërrimin e gjuhës shqipe dhe të kombit shqiptar.
Gjuha shqipe nuk begatohet, nuk modernizohet dhe nuk përsoset, duke e ndarë këtë në dialekte dhe, duke e “herrur” leksikun e saj të deritashëm, të ngulitur dhe të zhvilluar në të folmen dhe në të shkruarit e gjuhës shqipe.
Enveri nuk është fajtor, ashtu siç e kanë “portretizuar” serbomëdhenjtë dhe hyzmeqarët e tyre “shkenëctarë” shqipfolës se, kinëse ai e “ka prishur gjuhën shqipe” me toskërishten e tij! Përkundrazi, Ai ka meritat kryesore kombëtare shqiptare, që të dy dialektet (gegë dhe toskë), ia arriti t’i shkrijë në një normë të vetme moderne të gjuhës së stome shqipe (Kongresi i Drejtshkrimit 1972, Tiranë).
Prishja e gjuhës në dy dialekte, do të thotë prishje dhe copëtim i kombit shqiptar! Bota e përparuar ka arritur në Mars, e ne mirremi me prishjen e gjuhës dhe të kombit! Ky koncept filozofik i “ustaqartëve” shqiptarë, quhet regres, turp, dështim dhe vetëmohim!
Bota e civilizuar dhe përparimtare ka filluar ta hulumtojë edhe në planetin e Marsit, e ne, si “vrima e fundit e kavallit” në botë, për hesape private tregtare, politike, injorante dhe shitëse, po mundohemi, që rrotën historike të njerëzimit, ta kthejmë prapa në kohën e ali bungut, duke e prishur normën e gjuhës moderne shqipe dhe, duke krijuar “kombin kosovar”!
Përkundër faktit se, në Ballkan ekziston vetëm NJË KOMB SHQIPTAR, dhe VETËM NJË GJUHË SHQIPE e standardizuar që nga viti 1972, qe disa vjet kanë dalë në skenë disa “shkencëtarë” të kallëpit të tezave antishqiptare të Jovan Cvijiqit, të Vladan Gjorgjeviqit, të Dobrica Qosiqit etj., të cilët me kazmat, me çekanët, me daltat dhe me lopatat e tyre po gropojnë hendeqe të thella për “ varrosjen” e gjuhës së sotme shqipe dhe të kombit shqiptar në “komb kosovar”, ashtu si u konvenon armiqve sllavë dhe biznatinë të Ballkanit, të cilët nuk duan ta prishin gjumin dhe rehatinë e tyre shekullore mbi territoret dhe pasurinë e grabitur dhe të pushtuar shqiptare.
Mirëpo, asnjëri nga intelektualët e mirëfilltë shqiptarë, as shkenca, as politikae as fetë konstruktive, nuk kanë të drejtë të heshtin para këtyre dy fenomeneve kancerogjene të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike Natyrale, sepse historia, gjuha dhe kombi janë vlerat thelbësore dhe kulminante me të cilat duhet të mburret secili shqiptar; ky është identiteti ynë i vetëm origjinal dhe i pandashëm sipas të cilit na njeh gjithë bota.
Prandaj, këto vlera duhet t’i ruajmë si sytë e ballit, duke mos rënë pre e hajdutëve dhe e vrasësve të tyre, në emër të “melezimit” dhe për inetresa të tyre përfituese materiale, ekonomike, tregtare dhe grabitçare etj.
Ndërkaq, ka shtet kosovar-konglomerat i shqiptarëve, i serbëve i truqve, i myslimanëve, i hashkalinjve, i egjiptasëve, i goranëve, i romëve etj. Sipas Kushtetutës së Kosovës(15 qershor 2008) në asnjë rresht të saj nuk flitet se Kosova është shtet kombëtar, i përbërë nga “kombi kosovar” ose nga kombi shqiptar, vetëm se thuhet se është “shtet i shtetasve”.
-Injorantëve dhe qorrave, pak po iu duket se kombi shqiptar është i përçarë politikisht, ekonomikisht, i copëtuar fizikisht dhe i ndarë në tri fe(myslimanë, katolikë dhe ortodoksë), por në këto dy dekada të fundit me veprat, me pikëpamjet dhe me qëndrimet e tyre antikombëtare kanë filluar ta prishin edhe gjuhën edhe kombin shqiptar!
Kjo fenomenologji negative, me pasoja të rënda dhe të paparishikueshme për zhvillimin, përparimin dhe unitetin e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike Natyrale, deri tani nuk është gjykuar drejt nga të gjithë shqiptarët, të mos them se nuk u prek thelbësisht trajtimi i tij meritor në favor të rujatjes dhe të mbrojtjes së sitemit të velrave kombëtare shqiptare.
Sikur të ishin gjallë rilindësit tanë të dikurshëm, Kristoforidhi, De Rada, Çajupi, Asdreni, Samiu, Adbyli, Naimi, Gjergj Fishta, Vaso Pashë Shkodrani, Ndre Mjeda, Filip Shiroka, Fan Noli, Faik Konica, Ali Asllani… e shumë bashkëkohës të tjerë të plejadës së tyre të ndritshme të Rilinjdes Kombëtare Shqiptare, jo që do të heshtnin(ashtu sikurse sot,shkenca, politika dhe akademikët shqiptarë) përparara këtyre fenomeve degjenerike, ekstreme dhe vulgarizuese të prishjes së gjuhës dhe të kombit, por do të luftonin me të gjitha mjetet e mudnshme dhe racionale, duke e ruajtur gjuhën dhe kombin e paprfekur nga bastardët dhe armiqtë e tyre.
Primitivizëm, turp dhe mëkat është prishja e gjuhës shqipe!
Ata minues që po e përishin gjuhën shqipe(duke e copëtuar në dy dialekte dhe në forma nëndialektore) dhe, që kanë formuar “kombin kosovar”, nuk janë të vetëdijshëm se janë duke bërë vepër antikombëtare shqiptare ngase këto dy ekstreme nuk janë vetëm thirrje verbale dhe e shkruar, por janë arma kryesore armiqësore dhe konkrete kundër bashhkimit të kombit shqiptar. Më thejsht, kjo është shpallje e luftës së hapur për shkyerjen dhe mohimin e kombit shqiptar, si dhe luftë e hapët kundër vellezërëve tanë ortodoksë shqiptarë. Thjesht, kërkohet ndarja dhe izolimi i tyre nga gegërishtja dhe nga gegët.Çfarë do të thotë kjo? – ZHBASHKIM DHE VETËMOHIM!PËRÇARJE DHE DIFERENCIM edhe mbi bazën e përbashkët gjuhësore, ashtu sikurse mbi bazën fetare.
Kursesi, nuk duhet të lejojmë, as të pranojmë që as në ëndërr të arrihet ky objektiv iracional, i zi dhe i shëmtuar për të gjithë ne dhe për gjithë Shqipërinë Etnike Natyrale( i gatuar me porosi të kuzhinave antishqiptare të Beogradit, të Athinës, të Podgoricës dhe të Athinës), sepse ky do të ishte fatalitet dhe, edhe një tragjedi kombëtare më shumë, krahas tri feve ekzistuese, si dhe njëqindë partive dhe politikave të ndryshme dështuese kombëtare shqiptare!
Unë, as në ëndërr nuk mund t’ia kem inati, dhe, aq më pak, nuk më lejon ndërgjegjja njerëzore, etike, profesionale dhe kombëtare shqiptare, që për “kapuç të madh” dhe, për “një xhep të thellë”, ta krtikojë Enver Hoxhën pse ai, i pari, dhe i VETMI SHQIPTAR dhe burrë shteti, hyri në historinë kombëtare dhe shtetërore shqiptare me veprën konkrete të bashkimit gjuhësor, mendor, shpirtëror, intelektual, kulturor, shkencor dhe tradicional të të gjithë shqiptarëve si brenda, ashtu edhe jashtë trojeve të Shqipëerisë Etnike Natyrale.
Kjo vepër kolosale dhe e paçmueshme e Enver Hoxhës në favor të bashkimit të gjithë qenies shqiptare, nuk ka asnjë lidhje me ideologjinë, as me politikën partiake dhe të grupeve të interesit të sistemeve të ndryshme: komuniste, socialiste, kapitaliste, apo fashiste, por ka vetëm karakter dhe përmbajtje të rëndësishme gjithëkombëtare shqiptare.
Pra, Enver Hoxha ishte ideatori, realizatori dhe vizionari i parë në historinë, në shkencën, në kulturën, në artin, në letërsinë dhe në politikën e kombit dhe të shtetit shqiptar, i cili, në saje të Kongresit të drejtshkrimit, bërë në Tiranë më 1972, i hodhi themelet dhe kulmin e njësimit të gjuhës së sotme shqipe, duke i bashkuar dialektin gegë dhe dialektin toskë në një normë të standardizuar të gjuhës së sotme shqipe. Këtë meritë askush prej shqiptarëve nuk mund ta lakojë, ta tjetërsojë dhe ta mohojë për interesa egoiste individuale, grupore, partiake dhe ideologjike etj., duke i dhënë dimensione dhe kahje të tjera të ngjyrosura politike, tregtare, ekonomike, karrieriste, vardisëse dhe promovuese të luftës së egër për pushtet, jo për popull dhe për Kosovën.
Na pëlqeu a nuk na pëlqeu, njësimi i gjuhës së sotme shqipe, është merita kryesore dhe e pavdekshme e ex-kryetarit të RPSSH-së, Enver Hoxha, e askujt tjetër, sepse Ai ishte ideatori, propozuesi dhe projektuesi largpamës i bashkimit të të gjithë shqiptarëve, së pari, përmes gjuhës shqipe (të flitet dhe të shkruhet njësoj si brenda atdheut shqiptar-Shqipërisë Etnike Natyrale dhe në mbarë botën).
Në këtë pikëvështrim, nuk kanë pse të verbohen sytë; nuk kanë pse të mjegullohen dhe të rrudhën zemrat meskine të askujt, sepse Enver Hoxha ishte i pari ndër shqiptarët, që diti t’i bashkojë shqiptarët mbi bazën etnike, gjuhësore, shpritërore, mendore, kulturore dhe të traditës etj. Këtë vepër madhështore me vlerë të paçmueshme gjithëkombëtare shqiptare nuk ka forcë kërcënuese çoroditëse dhe, nuk ka kokëtharë bastardë dhe varrmihës shqipfolës, që mund ta zhvlerëspjë dhe ta vrasë për interesa të ndryshme të politikës ditore të xhambazëve diletantë, mafiozë, ekzistencialistë dhe dekadentë të “kohës së kashtës”.
Pa kurrfarë anësie politizuese dhe spekuluese (ideologjike, partiake, lokaliste dhe krahonariste), po ritheksoj se, njësimi i të dy dialekteve në një normë të përbashkët gjuhësore dhe letare shqipe, është vepra monumentale e ndritshme, madhështore dhe e paçmueshme, që e bëri Enver Hoxha në të mirë të interesit të përgjithshëm të mbarë kombit shqiptar dhe për Shqipërinë Etnike Natyrale.
Ky është hapi i parë themeltar i materializuar drejt ribashkimit të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike Natyrale.
Se vërtet, njësimi i të dy dialekteve (gegë dhe toskë) në formimin e gjuhës së sotme shqipe ka një rëndësi të jashtëzakonshme, me peshë historike dhe përparimtare për gjithë kombin shqiptar dhe të Shqipërisë Etnika Natyrale, flet edhe kjo Komunikatë e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, e nënshkruar nga Kryetari i saj Z. Adem Demaçi, ku ndër të tjera thuhet: “Disave nuk u mjaftoi ndarja e kombit, duan ta ndajnë edhe gjuhën…. Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipes (1972) dhe Konsulta e Prishtinës (1968), krahas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë (1912) dhe çlirimit të Kosovës (1999), janë ngjarjet më të rëndësishme kombëtare të shekullit XX, që shënojnë jetën kombëtare dhe sendërtojnë unitetin e identitetit të popullit shqiptar. Por, e dimë se përpjekja për përmbysjen e këtyre dy institucioneve historike dhe riorganizimin e shqipes standarde mbi baza të tjera, duke përfshirë këtu edhe ngritjen e një standardi të ri për nënshtetasit e Republikës së Kosovës, do të kishte pasoja largvajtëse në çintegrimin e të gjithë përbërësve kulturorë, mendorë, eko¬nomikë dhe madje shpirtërorë të popullit shqiptar, për të cilët është punuar shekuj me radhë…” (www.albaniapress.com, 16 prill 2010).
Plotësisht solidarizohem dhe dakordokhem me mesazhin e tërësishm të kësaj Komunikate të LSHK-së, të nënshkruar nga Baca im Adem Demaçi, të publikuar në faqen kombëtare shqiptare “Albaniapress”, se disave pak po iu duket që me shkrimet, me gazetat, me debatet dhe me librat e tyre i kanë shkaktuar dëm të madh çështjes kombëtare shqiptare, por që turpi të jetë më i madh dhe më absurd, edhe mburren “honxhobonxhot” para opinionit publik vendor dhe, përpara atij ndërkombëtar, duke marrë poza të ndryshme fotografike se gjoja “kanë bërë vepra të mëdha me vlerë demokratike” me formimin e “kombit kosovar” dhe me prishjen e gjuhës së sotme shqipe!
Të gjithë ata kovaçë provincialistë që i kanë hyrë copëtimit të gjuhës së sotme letrare shqipe në dialektin gegë dhe toskë, historia kombëtare shqiptare, do t’i palojë në faqet e saj të zeza, sepse vetëm armiqtë e shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike Natyrale e kundërshtojnë njësimin e gjuhës së sotme shqipe, duke e kritikuar si vepër të gabuar politike të ex-kryetarit të RPSSH-së, Enver Hoxha në kurriz të dialektit gegë!!!
Një rezonim i këtillë naiv dhe i cekët, i formuluar nga përtypja e tezave të ndërruara dhe të falsifikuara serbomëdha, i “ustaqartëve” të gjuhës shqipe të standardizuar, është për çdo kritikë dhe për çdo gjykim të ashpër pikësëpari nga qarqet shkencore, të artit dhe të politikës kombëtare shqiptare në të gjitha nivelet dhe në të gjitha hapësirat e Shqipërisë Etnike Natyrale dhe në diasporë.
Çdo heshtje ndaj këtij fenomeni të shëmtuar në shkatërrimin e gjuhës së sotme shqipe dhe të kombit shqiptar, nuk mund të quhet ndryshe vetëm se mbështetje dhe duartrokitje orekstrale e tij; dyshim në vetëvete, frikë, injorancë, tradhti, shitje, hipokrizi, oportunizëm, sektarizëm, demagogji, vetëmohim dhe, kapitullim fatal kolektiv para kësaj sëmundjeje virusoide kancerogjene, që ka përfshirë me të madhe dhe, po e rrezikon seriozisht prishjen dhe mirëqenien e shëndetit të gjuhës së sotme shqipe, të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike Natyrale.
“Pehlivanët” e sotëm mund të bëjnë “cirkus” me politikë, me tregti dhe me biznesin e tyre jetëshkurtër (për hesape të tyre private ideologjike, partiake dhe përofitabile etj.), por jo, edhe ta nëpërkëmbin, ta prishin dhe ta vënë në pikëpyetje shëndetin dhe ekzistencën e gjuhës së sotme shqipe dhe të kombit shqiptar!!!
Një synim i tillë i “ustaqartëve” të vlerave të shenjta dhe vitale të kombit shqiptar, nuk ka për t’u arritur kurrë e kurrës, pavarësisht nga fuqia momentale e kapitaleve të tyre, nga pushteti i tyre i korruptuar, si dhe nga mbrojtja dhe indoktrinimi i huaj. Populli është më i fuqishlm se çdo armik qoftë i brendshëm, qoftë i jashtëm.