SHEMBULL PER GJITHE KURBETÇARET !
Shkruan Ibrahim Egriu -Malmü -Sot, me rastin e 70-vjetorit të lindjes, mikut tonë të dashur, z. Ismail Begzati e të 46-vjetorit të lindjes se djalit tim të dashur-Lulzim Egriu, që të dyve u urojmë shëndet e jetë të gjatë sa malet e Korabit e bjeshkët e Sharrit!
Jungjatjeta bjeshkët e Australisë, maj 1963-Lamtumirë kurbet i mallkuar 1967-kthim në vendlindje.
Shkoi i varfër dhe u kthye i pasur në dy aspekte.
I vetmi kurbetçar, i cili mori rrugën e kurbetit në Australinë e largët dhe që pas pesë vitesh ktheu në vendlindje e tij të dashur është – Ismail Begazati.
Ismail Begzati
Ismail Begzati dhe miku i tij, Ibrahim Egriu
Ai, më 12 maj 2010 mbushen plot 70 vjeç. Lindi në Tërnovë, malësi të Gostivarit. Mësues i parë i tij ka qenë atdhetari dhe pishtari i arsimit, prof. i ndjerë, z. Aburrahman Beqiri, të cilin e kishte dhe mikun e tij më të afërt. Tetëvjeçaren e kreu në Gostivar dhe, për shkaqe ekonomike s’pati mundësi të vazhdojë shkollimin e mesëm.Jetën rinore e kaloi duke u marrë me prodhimin dhe shitjen e kërqeles, kurse më pas punoi në Novi Sad dhe Suboticë. Sa herë që kthente në gjirin familjar,kohë pas kohe vinte për vizitë tek ne në shkollën e fshatit, bisedonim për hallet e kurbetqarëve dhe që atëherë u njohëm për së afërmi me të. Mua dhe kolegut tim-Vehap Dukës,na tregoi se do nisën në kurbet diku larg në Australi. E lutëm të mos largohet, duke e këshilluar se kurbeti është plagë e rëndë dhe se nuk do mund të kthehet më kurrë nga Australia.
Jo,na u përgjigj ai vendosmërisht:-Të shkoj, të fitoj e do të kthehem! Në pranverë të vitit 1963,mori rrugën e largët të kurbetit dhe, në gusht të vitit 1967 u kthye në vendlindje. Shkoi i varfër dhe ktheu i pasur në dy aspekte:
1.Duke punuar ne bjeshket e Australise, per pese vjet pa
ndërpreje, ai u kthye i pasur ne fshatin e tij-Ternovë dhe,
pas dy muaj në fshatin Banjicë, shumë pranë Gostivarit,
bleu shtëpi te re dhe 5 hektarë tokë, jo vetem për të, por
edhe per tri vëllezerit e tij. Ai, po aty në Banjicë filloi të
merret me perpunimin e kërqeles dhe hapi fabriken e vet.
Vitin që e lëmë pas hapi dhe nje fabrike tjeter dhe, sipas
të dhënave që m’i ofroi, të dyja fabrikat ne vit bëjnë një
xhiro prej qindramijë euro bruto. Por, vazhdon djali i tij i
vetëm dhe shumë i vyeshëm -Iliri, të cilin e ka caktuar
drejtues,thotë se edhe shpenzimet, pra tatimet, pagat e
punëtoreve dhe e lëndës djegëse jane kolosale. Z. Ismail
me plot krenari thotë: Ja ku e kemi Australinë ! Me punë
mund te arrihet gjithëçka,ndaj uroj qe kurbetçret tane të
kthejnë në vendlindje,sepse Atdheu ynë është i pasur me
resurse dhe, secili kurbetçar me leket e fituar me djerse, mund te hap ndonje biznes – uzinë te vogël dhe të jetojë ne trojet e te pareve tane.
2. -Ai, shkoi i varfer dhe u kthye i pasur edhe në aspektin
e diturise. Gjate tërë kohes se qendrimit tim në Australi,
me plot impenjim lexova veprat e rilindasve tane: Gjergj
Fishtën,Naimin, Konicen, Asdrenin, Ndre Mjeden e shumë
rilindas te tjere dhe, me te kthyer ne vendlindje te gjithë
literaturen time e solla ne Atdhe. Pra, nga rilindasit tanë
atdhetarë e veprimtarë te devotshem,mësova shumëçka.
Pra, shembulli i z. Ismail Begzati, le të jetë udhërrëfim
për çdo kurbetçar, që synon të kthejë në vendlindje.
Mëqë, miku im I. Begzati lindi dhe u rrit në fshatin, në të
cilin së pari fillova detyrën e mësuesit, ndaj s’mundem të
anashkaloj e të mos shkruaj rreth mbresave dhe kujtime
ve të mia më të mira gjatë shërbimit në këtë fshat:
S’e harroj kurrë pritjen qe na e bënin gjithe fshataret me
daulle dhe percjelljen, pra ndarjen me lotë në sy: burra e
gra, pleq e fëmijë.
S’e harroj lindjen e djalit tim-Lulëzimit, më 12 maj 1964, kur i tërë katundi organizoi festë, duke brohoritur telalli:
-Mësuesit Ibrahim i ka lindur djalë!
S’i harroj drekat e darkat qe na i shtronin.Se pari mesuesi
e pastaj hoxha. Po vorbat me kosë e me qumesht qe na i
sillinin per çdo dite, a mund t’ i harrojme. Jo, se na vret
Zoti ! Gjatë muajit Ramazan agjëroja dhe për syfir, me
daulle na zgjonin.
Njerës më të dashur, më bujar e mikëpritës, më të besës,
më trima e më fisnik nuk kisha pa. Kësisoi janë mlësorët!
Me rastin e hapjes e të pagëzimit të shkollës së re, në
Tërnovë, mori pjesë edhe Ismaili. Ishte muaji tetor i vitit 1967. Në oborrin e shkollës qenë przent rreth 80 fshatar.
Për nder të hapjes së shkollës së re organizuam një prog
ram modest me këngë, valle e recitime. Nxënësit më të mirë i recituan edhe dy poezitë e mia, me titull:
“Tërnovasit” dhe “Të vetmuarit”
O tërnovas
mendo ti
se ne fushë
ç’asht’ mbërri,
mësues e doktorë
në çdo anë
me duzina
ata i kanë.
Këtë gjë dhe
unë e di
pasi vet jam
kurbetli,
dijmë dhe ne
si ta të jemi
vetëm kushtet
nuk i kemi.
O tërnovas
shiko pra,
pranë kishës vjetër,
çka asht ba,
një shkollë e re
asht ndërtue,
sytë e fëmijëve
me i ndriçue !
“TE VETMUARIT”
(Kushtuar tetës Mehreme dhe djalit të saj Beqirit, të cilët
jetonin në mes të pyllit të vetmuar pa askend në botë, 2 km. larg fshatit Tërnovë.)
FAXIMIL:-Shtëpia në të cilën jetonin Teta Mehreme dhe
djali i saj i vetëm-Beqiri. Maj 1964 v. Foto dëshmi:
Azis Kërluku, prof. i pedagogjisë në pension dhe I. Egriu
Të vetmuarit
Porsi lulja në tubzën e ferrave,
që s’lëshon dorë kush me e kërkue,
njashtu dhe nënë e bir së bashku,
jetojn’ në pyll askush pa i shikue.
Porsi terri në mes të natës,
porsi ahri ku flejnë lopët,
njashtu dhe kasollja e së ngratës,
është e shkatërruar dhe bën ftohët.
Mbi të gjitha vështirësitë që ka,
është e çalët në dorë e këmbë
një magji thotë ma kanë ba,
e kanë ngulur një dru në rrënjë!
Kësi mendime prapanike,
i rrotullohen njeriut në kokë,
kur jeton si bishët e egra
dhe nuk ka as miqë as shokë.
SQARIM:-Frymëzimi për ta shkruar këtë poezi m’u shfaq
pas vizitës qe ia bëmë, Teze Mehremes dhe djalit të saj,Beqirit, së bashku me kolegun tim Azizin, ne shtepinë (kasollen) e tyre në mes të pyllit.
Nga Tërnova, unë dhe Azizi nisëm rrëzë malit përpjetë dhe, porsa arritëm pranë kasollës, papritmas para nesh u
shfaq një malësor me plis të bardhë e mustaqe, i cili për
dore mbante një dhi dhe na udrejtua me vrazhdesi:
-Ku shkoni dhe ç’kërkoni këtu?
-Iu pergjigjem se kemi ardhur qe t’ju vizitojme, sepse ne
jemi mësuesit e katundit.
-Të na vizitoni, pse mos kemi mbetë të na jepni sadaka?!
-Jo Beqë, vetëm sa t’ju shohim. Atëherë, nga kasollja u dëgjua zëri i nënës se tij:
-Hë Beqë kush është, me kend po kuvendon?
-Me m’susit nanë, kanë ardhur të na bëjnë ziharet(vizitë)
-Mirë se kanë ardhur, leri le të hynë brenda!
-Ymë brenda, kurse Beqa qëndroi jasht në pyll.
-Urdhëroni uluni dhe mirë se keni ardhur!
-Mirë se të gjetem teze!
-Azizi u ulë pupas, kurse une qendroja ne kembë.
S’kisha ku të ulem, sepse s’kishte as dysheme, as ndonjë
stol për t’u ulur. Te kemi sjellë ca ushqime: groshë, oriz,
sheqer e vaj, i thashë unë, ku t’i vendosim?
Vëri ç’aty në legjen dhe mos kij dert, sepse ne i ham e jo
Ju. I shpraza ashtu siç më urdhëroi. Mandej ia filloi
bisedës:-Siç më shihni unë jam sakate (e çalët) në dorë e kembë dhe djali më ka mbet i pamatuar. A e dini çka? Më
kanë bërë munxhi(magji),e kane ngulur nje dru në rrënjë
ndaj me ka ngelë djali i pamartuar dhe dhe unë sakate.
Në ato çaste me vemendje përceptoja brendinë e shtëpis’
por ç’me pa, nje shtëpi pa tavan, pa xhama dhe pa orendi.
Lart në trarin e kasollës ish i lidhur një zinxhir i gjatë dhe
posht ish lidhur një çengel,kuse varur qëndronte një kusi
e vjetër bakri me ujë për të bërë kaçamak me miell misri. Shpejt do ta bëj gati kaçamakun dhe do t ’ju gostis. Jo, i thashë unë, ne kemi ngrënë, porsa nisem per ketu.
Shiko, shiko, u pergjigj ajo, miku nuk nxirret nga shtëpia
pa bukë. Ne shqiptaret e kemi zakon ta presim mikun me
buke, krypë e me zemer. O Zot thashë me vedi,ç’na gjeti!
Atëherë ndëryri dhe Azizi:-Nëna e Beqës, ne nuk e lëmë
me kaq, përsëri do ju vizitojmë.Tani duhet të shkojmë në
shkollë, sepse nxënësit na presin. Mirë tha, shkoni ! Ju
paça nëna, falemnderime dhe ju qoftë rruga e mbarë!
Nga ajo vizitë,tri ditë rrjesht s’mundeshim të fusim asgjë
në gojë, as Azizi e as unë. Ate vizitë kurrë s’e harrojmë !
Në një proverbë dibrane, për fukarenjtë, të cilët s’masin
qe sa më mirë ta presin mikun, thuhet:
“Për një plesht e diegen jorganin”!
Pas mbylljes se Programit, u propozova fshatarëve që, shkolla e re të pagëzohet me emrin e Prisit ton’ legjendar kombëtar – Gjegj Kastrioti. Në ato çaste, ndërhyri një fshatar, i cili me zë të lartë tha:
-Kete shkolle ta pagezojme me emrin e nacionalistit e të luftëtarit trim e patriot nga treva e Gostivarit-XhemHasa.
Jo,ndërhyra unë,pushtetarët sllavo-maqedon nuk lejojnë.
Atëherë, pasi e kuptova se keta fshatar të pa arsrimur e
të padjallëzuar, nuk e dinin se kush ishte GjergjKastrioti,
u drejtova sërisht me një propozim tjetër:
Te dashur fshatarë, kësaj here propozoj që shkollës t’ia
vem emrin e ish mbretit të Shqipërisë – Skënderbeu. Po,njëzëri brohoritën të gjithë!
Pas atij takimi mefshatarë, sinqerisht një ndjenjë droje filloi të më kaplojë, se mos vallë ndonjëri nga fshatarët lajmëron organet e U D B-së për propozimin e dhënë qe shkolles t’i vihet emri i Xhem Hasës. Por jo, aty vërejta se sa besnik e trima ishin ata.
Pra, miq të dashur, ky qe një përshkrim thjesht modest
për dhe rreth Tërnovës dhe fshatrëve te mi më të dashur
të viteve 1962/63, 63/64 dhe 67/68 kur për here të parë fillova detyrën e mësuesit.
Sot, me rastin e 70-vjetorit të lindjes, mikut tonë të dashur, z. Ismail Begzati e të 46-vjetorit të lindjes se djalit tim të dashur-Lulzim Egriu, që të dyve u urojmë shëndet e jetë të gjatë sa malet e Korabit e bjeshkët e Sharrit!
Malme-Suedi, më 12 maj 2010 v.
Me respekt, I. Egriu
