PDSH kërkon hetim ndërkombëtar për vrasjet e fundit
Partia Demokratike Shqiptare, ka kërkuar sot nga faktori ndërkombëtar që të bëj hetim të pavarur, lidhur me vrasjen e katër shqiptarëve në fshatin Radushë. Deputeti i kësaj partie Imer Aliu, vrasjen e katër shqiptarëve e ka cilësuar si ekzekutim klasik, ndërsa sqarimet e dhëna nga qeveria të palogjikshme dhe joprofesionale. Aliu më tej ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të aksioneve policore nëpër vendbanimet shqiptare.
“Ky rast me pasoja tragjike edhe një herë nxori në sipërfaqe dyftyrësinë dhe amoralitetin e BDI-së që pa fije turpi duke qenë pjesë e qeverisë që natën ekzekuton shqiptarë dhe ditën i vajtojnë bëhen pjesëmarrës të ceremonive mortore të shqiptarëve të vrarë. Kërkojmë që urgjentisht të ndërpriten të gjitha akcionet policore , bastisjet burgosjet dhe maltretimet e shqiptarëve. Ju bëjmë apel përfaqësuesve ndërkombëtarë në Maqedoni të veprojnë në mënyrë diplomatike dhe preventive për të penguar përkeqësimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve ndëretnike që po bën tash më dy vjet kjo qeveri”, deklaroi Imer Aliu – deputet i PDSH-së