image
Të enjten u thirr ezani nga qendra e Shkupit, për tu treguar të gjithëve se aty ka qenë Burmali xhamia dhe se ajo duhet të rindërtohet mbi themelet e saja. Në manifestimin kulturor “Dëshmi për Burmalinë” morën pjesë qindra qytetarë, të cilët kërkuan edhe njëherë nga Qeveria që ti ndajë 300 metra katrorë tokë për të ndërtuar këtë objekt. “jemi këtu që të dëshmojmë për dashurinë tonë qe kemi ndaj këtij objekti dhe për dëshirën dhe vullnetin për ngritjen e sërishme të këtij nishani të bukurisë së qytetit të Shkupit. E vetmja komponent e protestës që përmban manifestimi i sotshëm është kërkesa jonë e cila është që të ndahet trualli për ndërtimin e Burmali xhamisë me kushtet dhe çmimet e njëjta ashtu siç iu ndan kishës ortodokse”, tha Ramadan Ramadani, nga këshilli koordinativ për rindërtimin e Burmali xhamisë, këshill ky që përbëhet nga 76 shoqata joqeveritare. Ata besojnë se gjithë këto tentativë të cilat janë me organizim joqeveritar ndihmojnë në mos politizimin e situatës dhe mos tendosjen e marrëdhënieve ndëretnike e as marrëdhënieve ndërkonfensionale. “Mendojmë se Burmali Xhamia është mesazhi më i madh që mundet të jepet për tërësinë e Maqedonisë si e tillë dhe sidomos për tërësinë dhe unikalitetit e qytetit dhe vendlindjen tonë që është Shkupi”, tha Ramadani. Manifestimi vazhdoi me këndimin e ilaieve në disa gjuhë, si dhe me leximin e disa pjesëve për historinë e Shkupit dhe Burmalisë, ndërsa u mbyll me thirrjen e ezanit dhe me një lutje nga të gjithë të pranishmit.

 

Ndërkaq, një ditë më parë Bashkësia Fetare Islame (BFI) i bëri thirrje besimtarëve që të mos marrin pjesë në manifestim. Organizatorët e manifestimit thonë se me këtë gjest BFI ka bë dy gabime fatale, e para që është marrë me një punë të huaj dhe e dyta e ka dëmtuar pozicionin dhe autoritetin edhe ashtu të pakët tek anëtarësia e vet.

Ramadani: Ezani në Burmali, Talkini në BFI

“Selamit” të BFI-së, i është përgjigjur, përfaqësuesi i Këshillit Koordinativ Ramadan Ramadani. “Ezani u thirr nga Burmalia, ndërsa BFI, me veprimet që bën po ia bën gati vetes taskinin”, tha Ramadani, duke sqaruar se ky është një manifestim kulturorë dhe BFI bën mirë që të mos përzihet në punët e të tjerëve.